7 mënyra për humbje në peshë kur nuk keni para

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 7 mënyra për humbje në peshë kur nuk keni para

Keni probleme me para por doni të humbni në peshë. Duhet të shtrëngoni rripin, por jeta me vetëm romen vetëm ju fryn barkun.

article-humbje-peshe-spinaq 7 mënyra për humbje në peshë kur nuk keni para

Në fakt, ju mund të hani si mbret në kohë të mira, kurse duhet të shtrëngoni dorën në kohë më të këqija, duke dobësuar vijën e trupit. Vetëm përcillni këto udhëzime që të mbushni kuzhinën me burime të mençura të proteinës, yndyra të mira që përmirësojnë metabolizmin dhe dreka e ushqime të tjera që i bëjnë mirë barkut.

1. Grumbulloni ushqim të shëndetshëm të lirë dhe gatuajeni në shtëpi

Tani është koha për të kaluar në sektorin e prodhimit. Bananet janë ideale për të ngrënë për energji para ushtrimeve dhe kanë nivele të larta të fibrave, të cilat ndihmojnë në humbje të peshës. Spinaqi përmban anti-oksidantë dhe një përbërës të quajtur tilakoid, i cili, sipas disa studimeve suedeze i ulë nepse për rreth 85% dhe rrit humbjen e peshës për 43%. Mos e mënjanoni sektorin e ngrirë: Perimet në akull përmbajnë të njëjtën sasi të vlerave ushqyese. Gjalpi i kikirikëve që përmban shumë fibra dhe yndyra të mirë do të ju mbajë të mbushur.

2. Ndërrojeni mishin me proteina bimore

Përderisa mishi i lopës së ushqyer me bar dhe salmon të egër janë burime të mira që mbushin barkun me proteina, mund të keni edhe përfitime tjera si djegia e yndyrës me gjysmë çmimi. Proteinat me bazë bimore si bishtajoret-thjerrëzat, bizelet dhe fasulet- kanë treguar të përshpejtojnë humbjen në peshë. Një studim spanjoll zbuloi se katër porcione për javë ka shërbyer në formësimin e vijës së trupit kurse një studim tjetër i publikuar në revistën Obesity zbuloi se të ngrënit 160 gramë të bishtajoreve i bënte njerëzit të ndihen 31% më të mbushur.

3. Ndërroni drithërat në kuti me tërshërë

Përveç se janë të stërmbushura me sheqe dhe përmbajnë shumë pak proteina, drithërat për mëngjes janë të shtrenjta. Një kuti 350ml mund të shkojë deri në 5€ për dymbëdhjetë porcione. Në anën tjetër, janë 30 porcione në një kuti 1kg të tërshërës (ato me paketim në formë silosi, jo paketimet tjera) që kushtojnë më pak se 3€. Tërshëra përmban nivele të larta të fibrave tretëse dhe përbërës anti-inflamatorë të cilët rrisin ngopjen dhe kanë treguar të ulin rrezikun për sëmundje të zemrës dhe diabet. Hidhni pak kanellë (një prej erëzave më të mira për djegie të yndyrës) bashkë me fruta përmbi.

4. Dini ku të investoni

Nuk do të thotë të ulni shpenzimet me çdo kusht. Vetëm shpenzoni me mençuri. Një shishe me vaj ulliri duhet të jetë i pari në listë, për sallata dhe si vaj për gatim: përfitimet shëndetësore të këtij vaji mund të vijnë me koston e centëve për porcion. Avokado dhe vaji i arrë-kokosit mund të përdoren për ushqime të fërguara dhe janë super-yje për humbje në peshë. Një studim i Penn State zbuloi se njerëzit hanë tri lugë vaji avokado në baza ditore humbën 2% të yndyrës trupore për një muaj; tri-gliceridet e vajit të arrë kokosit përshpejtojnë metabolizmin. Bajamet po ashtu kanë provuar të shkrijnë yndyrën dhe forcojnë muskujt e dobët, falë pasurisë me amino acidin L-arginine.

5. Paketoni këto sallata kreative për drekë

Sepse gjëja e parë që keni bërë kur keni mbetur pa para është të filloni të merrni drekë me vete në punë, apo jo? Ne kemi pyetur 11 ekspertë çfarë hanë për drekë dhe shumica prej tyre treguan se hanë perime me shumë ngjyra për fibra, disa proteina për energji dhe kremra me yndyrë të shëndetshme. Nëse mbusheni me përbërës të shëndetshëm- duke përfshirë çardin dhe lakërishte me cilat nuk do të mërziteni. E nëse keni frikë se do të mbetni të zbrazët nga gjysma e javës, matni porcionet dhe vendosni gjysmën e tyre në friz, e pastaj në frigorifer një ditë para konsumit. Përfshirja e mbetjeve të ushqimeve që keni ngrënë për darkë do të ju ndihmojë të ruani edhe më shumë.

6. Mos pini alkool

Ajo shishe e Pinot Grigio përmban 112 kalori në një gotë dhe vetëm ua shtojnë dëshirën për të ngrënë më shumë. Gjithashtu, alkooli është sheqer i pastër të cilin trupi e tret para çdo gjëje tjetër. Nëse zakonisht pini disa shishe në jave, ndaloni menjëherë dhe do të ruani 4,800 kalori për muaj ose mjaftueshëm për të humbur një kilogramë e gjysmë edhe hiq pa shkuar në palestër.

7. Kontrolloni porcionet

Mund të jeni duke ngrënë së tepërmi nga gjërat e mira. American Dietetic Association rekomandon që porcioni i proteinave duhet të ketë madhësinë e një seti letrash. Nga kjo matje, përfshihet gjoksi i pulës, salmoni dhe bifteku që i nxirrni nga qeset e ngrira mund të përmbajnë porcione 90ml. Nuk keni nevojë për matës: thjeshtë, me anë të syve matni proporcionet dhe mbusheni pjesën tjetër të pjatës me drithëra dhe perime. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − eleven =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.