3 mënyra të papritura për të mbajtur trurin të kthjellët

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 3 mënyra të papritura për të mbajtur trurin të kthjellët

E mbijetuara nga lëndimet traumatike të trurit Ruth Curran kaloi 18 muaj duke u rikuperuar pas një aksidentit të tmerrshëm 10 vite më parë, duke u zhytur në shkencën e plasticitetit të trurit dhe aftësisë së trurit për të mësuar aftësi të reja.

article-shendet-truri-kthjellet 3 mënyra të papritura për të mbajtur trurin të kthjellët

E njoh Ruthin dhe jam e fascinuar nga historia e saj dhe nga këshillat që i ktheu në librin, Being Brain Healthy. Ruthit iu desh të rindërtojë shumë nga aftësitë bazike të trurit dhe të kuptojë se si të largojë mjegullën e simptomave të paqarta që nuk adresoheshin nga asnjë terapi tradicionale. Ajo zbuloi detyra, të përsëritura gjatë 18 muajve që e ndihmuan truri e saj të kthjellohet. Ekspertët thonë se shtesat e vogla në rutinë mund të ndihmojnë, jo vetëm të mbijetuarit e lëndimeve të trurit por këdo që dëshiron të mbajë truri e kthjellët me moshë.

Janë plot gjëra që mund të bëni për të ushtruar trurin në baza ditore: thjeshtë përzierja e përvojave ndijore disa herë gjatë javës është fillim fantastik. Tri gjëra për ti ditur:

1. Takat mund të ju dhurojnë më shumë sesa nxitje në vetëbesim

article-shendet-truri-kthjellet-1 3 mënyra të papritura për të mbajtur trurin të kthjellët

Ecja është aktivitet rutinor, i mërzitshëm për shumicën e njerëzve. I vishni këpucët e tenisit dhe ecni në park ose rrugë. E dini si ndihet trotuari, si të anoheni në mënyrë korrekte dhe çfarë të prisni. Përzieni. Ndërrojini këpucët e tenisit me sandale kur ecni për ushtrim. Kurrë nuk vishni taka? Kapni një palë dhe ecni në shtëpi. Ecja lartë e poshtë shtëpisë në këpucë që nuk jeni mësuar të ecni ju detyron të jeni më të vëmendshëm në koordinim dhe kështu i futni sinapset në funksion. “Dilni nga ajo strukturë e mësuar dhe kjo i bën mirë trurit,” thotë Dara Schwartz, psikologe klinike në Sharp Mesa Vista Hospital.

2. Shkëmbimi nga ana e djathtë në të majtë (ose majtë në të djathtë) është i saktë

article-shendet-truri-kthjellet-2 3 mënyra të papritura për të mbajtur trurin të kthjellët

A i keni krehur ose bërë flokët kaçurrel me dorën e kundërt me të cilën e bëni zakonisht? A jeni bërë nervoz? Mirë. “Çfarëdo që e bën trurin të punojë më shumë ose që ju bën konfuz është gjë e mirë,” thotë Schwartz. Rregullisht ndërroni duart kur të përdorni pastën e dhëmbëve, krehrin, apo hekurin për dredha . Truri kushtëzohet në aktivitetet e përditshme dhe përdorimi i dorës jo tradicionale i vë në flakë sinapset që duhet të zbulojnë ndjenjën e pajisjes dhe të kuptojnë si ta manipulojnë. “Detyrimi i vetës për ta bërë një detyrë manuale në mënyrë të re më ndihmoi të kthjelloja mendjen”, thotë Curran.

3. Njëjtë edhe deprivimi ndijor

Shumë specie që kanë mungesë të shikimit shkëlqejnë në zbulimin e gjahut përmes tingujve apo aromës. Gjatë ditës, ju shpesh llogaritni në aromën e njëjtë për detyra të rregullta. Provoni ti mbyllni sytë dhe pastaj të identifikoni ushqimet vetëm nga era. Përdorimi i teknikës së deprivimit ndijor e detyron trurin të punojë më fort. Mendoni të visheni me sy mbyllur: A mund të bëni bashkë një veshje vetëm duke u bazuar në ndjenjën që ta jep ajo? A e ka xhemperi i preferuar një strukturë unike që mund ta identifikoni pa e parë? Sipas Schwartz, “janë disa rajone të ndryshme të trurit që i dedikohen secilës shqisë. Kur e lidhni detyrën me një pjesë të trurit me të cilën ajo nuk lidhej më parë, e detyroni atë të punojë në mënyrë sfiduese, duke formuar lidhje të reja.” ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen + 6 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.