Mënyra e frikshme se si sasia e sheqerit që hani mund të ju rrisë rrezikun për sëmundjen e Alzheimer

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Mënyra e frikshme se si sasia e sheqerit që hani mund të ju rrisë rrezikun për sëmundjen e Alzheimer

Nëse ende nuk jeni bindur të qëndroni larg, larg sheqerit të shtuar, dëshmi të tjera mbështesin teorinë se niveli i lartë i glukozës në gjak nuk është i keq vetëm për trupin tuaj, por mund të jetë i keq edhe për tru.

article-shendet-alzheimer Mënyra e frikshme se si sasia e sheqerit që hani mund të ju rrisë rrezikun për sëmundjen e Alzheimer

Në një studim të ri të publikuar në Journal of Clinical Investigation, Washington University hulutmuesit rritën sheqerit në gjak te minjtë që ishin mbajtur në atë mënyrë që të zhvillojnë një gjendje të ngjashme me sëmundjen e Alzheimer. Dyfishimi i sheqerit në gjak tek minjtë rriti nivelet e diçkaje të quajtur “amiloid beta” në trurin tyre- në esencë, janë pjesë të proteinave që mendohet të bashkohen dhe formojnë pllaka në trurin e njerëzve me Alzheimers-me 20%. Kur hulumtuesit dyfishuar nivelin e sheqerit në gjak të minjve më të vjetër që tashmë kishin krijuar ato pllaka, nivelet e amiloid beta u rritën për 40%.

“Mendojmë se rritja në glukozën e gjakut po ndryshon nivelit e aktivitetit në tru, i cili pastaj nxit prodhimin e amiloid beta,” thotë autorja e studimit Shannon Macauley, PhD, studente në hulumtime post-doktorate në Washington University. Me më shumë amiloid beta të prodhuar, më shumë pllaka mund të formohen. Sigurisht, gjetjet nuk janë provuar ende në njerëz por, Macauley thotë se ka gjasa që për njerëzit me llojin e 2 të diabetit (ose ata që kanë vështirësi të mbajnë nivelet e sheqerit në gjak stabile për arsye të tjera), sëmundja e Alzheimers është një rrezik akoma më i madh.

Studime të mëparshme kanë lidhur këto dy elemente më parë. Sheqeri i lartë në gjak rrit rrezikun për demencë në përgjithësi dhe hulumtimi tregon që mund të përshpejtojnë kalimin nga çrregullimi i lehtë kongitiv në Alzheimers, thotë Macauley. Disa ekspertë shkojnë aq larg sa të quajnë Alzheimers si llojin e 3 të diabetit apo të quajnë trurin e një personi me atë sëmundje si “tru rezistent ndaj insulinës,” thotë ajo.

Por, gjetjet e reja mund të dërgojnë tek një trajtim më i mirë i sëmundjes Alzheimers. Kanalet me të cilat pankreasi i përgjigjet niveleve të larta të sheqerit në gjak, të quajtur KATP luajnë rol në rritjen e amiloid betës në studim. “Terapitë që shënjestrojnë këtë kanale për të trajtuar diabetin mund të ndikojnë edhe në tru,” thotë Macauley, dhe barnat që ulin glukozën mund të ishin zbuluar para se të zbulohej diabeti, thotë ajo. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 + nineteen =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.