4 mënyra të çuditshme për të mposhtur mallin për ushqim

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 4 mënyra të çuditshme për të mposhtur mallin për ushqim

Mendoni se keni nevojë për ushqim junk?

article-humbje-malli-ushqim 4 mënyra të çuditshme për të mposhtur mallin për ushqim

1. Kapeni Game Boy-in e vjetër. Një lojë Tetris për 3 minuta mjafton për të larguar nepset e ushqimit, kafeinës dhe nikotinës për 24%, thotë një studim i Plymouth University në Mbretërinë e Bashkuar. Një pjesë e madhe e çdo nepsi përfshin të menduarit si do të ishte ti dorëzoheshit dëshirës, thotë bashkë-autorja Jackie Andrade, Ph.D. Për shembull: kur dëshironi patate të skuqura, e imagjinoni sa të kriposura dhe shijshme do të ishin. Por ngjyrat e ndezura dhe format lëvizëse me të cilat manipuloni kur luani Tetris e dobësojnë aftësinë e trurit për të vizualizuar çfarëdo që ju hahet, thotë Dr. Andrade. Hulumtimi i saj po ashtu tregon se dëshira për të ngrënë nuk do të ju kthehet menjëherë pasi të përfundoni lojën.

Si ndryshe mund të mbani nën fre nepset më të rënda?

2. Merrni erë trëndafilave. Në fakt, merrni erë jaseminës. Nuhatja e kësaj luleje ulë nepset e njerëzve për ëmbëlsira për 13% më shumë sesa ti merrni erë ujit apo mollës së gjelbër, thotë një studim nga Flinder University në Australi. Aromat jo-ushqimore zvogëlojnë nepset ushqimore, thonë hulumtuesit.

3. Përzini ushqimet kryesore. Të ngrënit e të njëjtit apo ushqimit të ngjashëm ditë pas dite, gati trefishon frekuencën e nepseve ushqimore të burrave, zbulon një studim në Psychology and Behavior. “Monotonia sensorike” që rezulton nga të ngrënit e ushqimeve të njëjta e rrit dëshirën për të ngrënë më shumë, thonë autorët. Por variacioni në ushqimin tuaj redukton nepset, sugjerojnë të dhënat nga studimi.

4. Ecni. Një shëtitje 15 minutëshe ishte mjaftueshëm për të frenuar nepset e ushqimeve me sheqer për gati 50%, zbuloi një studim nga University of Exeter në Mbretërinë e Bashkuar. Periudha të shkurta të aktivitetit fizik- qoftë ajo kërcim në litar, ecje apo ngritje e peshave- ndërroni sasitë dhe llojet e kemikaleve në trurin tuaj të cilat mund të shpjegojnë pse nepse tuaja zhduken, thonë autorët e studimit. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − 8 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.