Lidhja në mes ushtrimeve dhe një jete më të mirë seksuale

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Lidhja në mes ushtrimeve dhe një jete më të mirë seksuale

Mbi 18 milionë burra amerikanë në moshën mbi 20 vjeçare vuajnë nga mosfunksioni erektil, një gjendje e karakterizuar nga paaftësia për të pasur një ereksion. Është një çrregullim i komplikuar që vjen nga shumë faktorë, por gati gjithmonë është shkatërruese për burrat- duke i bërë të humbin vetëbesimin dhe shpresën për jetë. Stresi që ky çrregullim shkakton mund të prishë lidhje të ulë produktivitetin në punë. Problemet shëndetësore nuk janë të pazakonta. Por ka diçka të mirë në çdo lajm të keq; një studim i ri konsideron ushtrimin si mënyrë të thjeshtë për të rregulluar këtë problem.

article-shendet-ushtrime-sex Lidhja në mes ushtrimeve dhe një jete më të mirë seksuale

Shumë studime kanë treguan se disfunksioni erektil është i lidhur me probleme kardiovaskulare- por cili vjen i pari ka qenë pyetja. Ka kuptim; penisi përjeton ereksion falë një sistemi të komplikuar të arterieve të gjakut dhe indit sfungjeror të quajtur corpora cavernosa- vendi ky gjaku bllokohet dhe shkakton ereksionin. Kur dalin probleme në këtë sistem, që mund të shkaktohen në tru ose me probleme tjera në venat e gjakut, penisi nuk përjeton ereksion.

Studime të mëparshme kanë sugjeruar se të jetuarit e një jete të shëndetshme të mbushur me ushtrime mund të ktheje shëndetin seksual të meshkujt. Por sipas hulumtuesve të Cedars-Sinai Medical Center në LosAngeles, shumica e këtyre studimeve nën-përfaqësuan burrat Afrikano-Amerikanë. “Ky studim është i pari që lidhë përfitimet e ushtrimeve në lidhje me funksionimin e përmirësuar seksual dhe erektil në një grup me raca të ndryshme pacientësh,” tha autorja e studimit Dr. Adriana Vidal, nga Cedars – Sinai Samuel Oschin Comprehensive Cancer Institute and Department of Surgery, në një konferencë për shtyp.

Vidal dhe ekipi i saj kontrolluan aktivitetin fizik të vetë-raportuar nga 300 burra dhe më pas i kategorizuan ata në: jo aktivë, pak aktivë, mesatarisht aktivë dhe shumë aktivë. Këta burrë po ashtu raportuan nivelet e funksionimit seksual duke përfshirë aftësinë e të pasurit një ereksion dhe orgazëm, si dhe kualitetin dhe frekuencën e ereksioneve dhe funksionimit të përgjithshëm seksual.

Ata zbuluan se burrat që ushtronin më së shumti, shënonin më lartë në funksionim seksual. Më specifikisht, ata që shpenzonin 18 METS për javë, ose ekuivalentë metabolikë, e shijonin seksin më shumë. METS është një matje psikologjike që thekson sasinë e energjisë një person shpenzon për një aktivitet specifik, si dhe intensitetin e atij aktiviteti. Sipas hulumtuesve, 18 METS barazohet me dy orë ushtrime të vështira si vrapimi apo noti, 3.5 orë ushtrime me intensitet mesatar apo gjashtë orë ushtrime të lehta.

Është e lehtë të shihet si disfunksioni erektil lidhet me ushtrime. Jo vetëm që ndihmon në uljen e rrezikut kardiovaskular, por po ashtu ulë stresin, një tjetër shkaktar i gjendjes. Pjesa më e mirë është se nuk kërkon shumë mund për të filluar një rutinë ushtrimesh. “Kur vjen të ushtrimet, nuk ekziston një qasje për të gjithë”, tha bashkautori Dr. Stephen Freedland në konferencën për shtyp. “Sidoqoftë, ne besojmë se edhe pak ushtrime, që janë më pak intensive është më mirë se pa ushtrime fare.” ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 + 5 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.