Lidhja në mes qëndrimit natën vonë dhe trashjes

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Lidhja në mes qëndrimit natën vonë dhe trashjes

Brenda Klinikës hulumtuese së gjumit dhe disponimit në University of California, Berkley hulumtuesit studiuan si numri i orëve të gjumit mund të ndikojnë në peshën e dikujt. Gjetjet, të publikuara në revistën Sleep, tregojnë si adoleshentët janë sidomos të prirur të fitojnë peshë kur qëndrojnë deri vonë.

article-humbje-peshe-naten-pesha Lidhja në mes qëndrimit natën vonë dhe trashjes

Për këtë studim, hulumtuesit analizuan oraret e gjumit për 3,300 tinejxherë dhe të rritur për një periudhë pesë vjeçare dhe llogaritën se për çdo orë ekstra që tinejxherët qëndronin zgjuar, ata shtonin rreth 2.1 pikë në indeksin e masës trupore (IMT). IMT është një shkallë që përdoret për matjen e dhjamit trupor të një individi duke u bazuar në gjatësinë, peshën dhe gjininë e tyre si dhe intervalin nga njerëzit që janë nën-peshë (më pak se 18.5) deri të ata ekstremë mbipeshë (30 apo më shumë). Hulumtuesit zbuluan se tinejxherët kishin prirje për shtim të peshës nëse qëndronin deri vonë natën dhe flinin deri në orët e vona të ditës së nesërme. Këto gjetje qëndronin pa marrë parasysh kohën që këta tinejxherë kalonin duke ushtruar, në kompjuter, telefon, tabletë apo pajisje tjera elektronike. Nëse qëndronin deri vonë natën, kishin më shumë gjasa të shtonin peshë.

Ritmi cirkadian i një personi, i cili njihet edhe si cikli natyral i gjumit rregullon funksionet fiziologjike dhe metabolike dhe zakonisht shtyhet më pubertet. Për këtë arsye, zhvillimi i zakoneve të shëndetshme të gjumit si tinejxherë ndërton bazë të fortë për moshë madhore më të shëndetshme- si për nga aspekti i gjumit si dhe aspektet e tjera të mirëqenies.

Sipas National Sleep Foundation’s 2013 International Bedroom Poll, sasia e gjumit që personi mesatar bën gjatë natës është zvogëluar gjatë shekullit të kaluar. Amerikani mesatar flenë vetëm 6 orë e gjysmë gjatë natës për një periudhë pesë ditore. Por, përderisa amerikanët kanë injoruar gjumin, vijat e trupit të tyre janë zgjeruar. Në vetëm 30 vitet e fundit, nivelet e mbipeshës janë katërfishuar te adoleshentët, duke ju shtuar 34.9 përqind të popullatës së të rriturve në vend.

“Mbipesha është duke u rritur në mesin e adoleshentëve dhe të rriturve dhe po ashtu ekziston një epidemi e mungesës së gjumit dhe qëndrimit deri vonë tek tinejxherët,” i tha CBS News, autorja kryesore e studimit Lauren Asarnow, kandidate për doktoraturë në University of California.

“Ka literaturë që analizon lidhjen mes qëndrimit deri vonë natën dhe shtimit të peshës në mënyrë kros-sektoriale por askush nuk ka analizuar çka ndodh në afat të gjatë.”

Shkencëtarët vetëm sa kanë filluar të kuptojnë sa shumë varet shëndeti i njeriut në gjatësinë dhe kualitetin e pushimit që trupi bën. Gjumi zakonisht zë një të tretën e çdo dite, që tregon pse ky hulumtim ka marrë aq shumë vëmendje- kjo ka filluar në vitin 1993 kur National Institutes of Health hapi një djegë e dizajnuar specifikisht të studiojë efektin e gjumit në baza afat-shkurta dhe afat-gjate.

Tinejxherët kanë më shumë të ngjarë të hanë natën vonë. Kur truri nuk merr mjaftueshëm gjumi, korteksi pre-frontal i cili kontrollon impulset dhe marrjen e vendimeve nuk punon në kapacitet të plotë dhe e bën një person tu dorëzohet nepseve shumë më lehtë. “Këto rezultate theksojnë orët e gjumit për tinejxherë e jo vetëm orët totale të gjumit si shënjestër potenciale për menaxhimin e peshës gjatë kalimit për në moshë madhore,” tha Asarnow në një konferencë për shtyp, duke shtuar se tinejxherët që shkojnë të flenë herët “vendosin peshën e tyre në një rrugë më të shëndetshme përderisa kalojnë në moshë madhore”. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 + two =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.