Si ta lexoni gjuhën tuaj

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Si ta lexoni gjuhën tuaj

Në rregull, fizicientë teorik: Ju tashmë keni vendosur nëse dëshironi të diagnostikoni vetën me Infeksion të Traktit Urinar (ITU). Por mund të identifikoni probleme me veshkë apo sëmundje të zemrës vetëm duke shikuar në… gjuhë? Më poshtë është çdo gjë që duhet të dini për artin kinez e të lexuarit gjuhën.

article-lifestyle-gjuha Si ta lexoni gjuhën tuaj

Përse duhet ta shikoj gjuhën? Sipas mjekësisë antike, gjuha është e lidhur me meridianë të mëdhenj të energjisë dhe organeve të brendshme. Pra mund ta “lexoni” në të njëjtën mënyrë që një fallxhore ua lexon dorën.

Si t’ia bëj? Kur të zgjoheni, para se ti lani dhëmbët ose ta pini filxhanin e kafes, shikojeni gjuhën. Vëreni ngjyrën (a është rozë e shëndetshme?) dhe strukturën (a ka ndonjë arnim apo dhëmbëzim?).

Cilat janë disa diagnoza të zakonshme të gjuhës? Shihni një mbulesë në formë U-je prapa? Kjo lidhet me toksinat në zorrën e trashë. Fushat e pa ngjyrosura anash dhe mbrapa? Kjo mund të jetë problem me veshka. Njollë e kuqe në fillim? Kjo do të thotë zemër e stërlodhur.

Kjo duket e frikshme. Ka edhe më shumë: Nëse gjuha ka gropa në të, dridhet ose ka një “vargmal” në qendër, mund të keni probleme të rënda emocionale.

Çka duhet të mësoj nga kjo? Përdoreni pamjen e gjuhës si hap i parë në diagnostikimin e vetës, duke e kontrolluar çdo mëngjes për të parë në çfarë gjendje është. Pastaj konsultohuni me një doktor të vërtetë. Vetëm mos harroni të lani dhëmbët njëherë. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten − 1 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.