Largoni pagjumësinë me Joga

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Largoni pagjumësinë me Joga

Pavarësisht a jeni buf nate me aspirata të shpendëve të hershëm, një që fle me probleme, apo thjesht keni nevojë për pak relaksim para gjumit, pak joga mund të ju ndihmojë. Kjo rutinë në-shtrat (e vërtetë, mund t’i bëni këto lëvizje në shtrat) do të ju vë trupin dhe mendjen në pushim, duke ju ndihmuar të flini pa merak gjatë natës dhe të zgjoheni të rifreskuar në mëngjes. Pilulat nuk janë të nevojshme.

Largoni pagjumësinë me Joga Largoni pagjumësinë me Joga

1. Meditim i shkurtër

Së pari: Bëhuni gati për shtrat. Vishni pizhamet. Fikni dritat, talavizorin dhe kompjuterin. Lëshoni librin dhe rehatohuni. Uluni këmbëkryq në shtrat. Pastaj lëshohuni ngadalë në jastëkun tuaj. Mbyllni sytë dhe pushoni duart në kofshët tuaja. Qëndroni ashtu dhe vetëm merrni frymë për disa minuta. Ky nuk duhet të jetë një meditim intensiv, por vetëm një pushim i shkurtër, duke ia lejuar vetes të merrni frymë.

2. Kthimi në gjendje të ulur

Duke qëndruar në pozicionin me këmbë të kryqëzuara, merrni frymë dhe drejtohuni. Pastaj lëshoni frymën dhe ktheni belin në të majtë. Nëse jeni të kthyer nga krevati, mund të mbaheni në të për kthim më të butë. Qëndroni ashtu për disa frymëmarrje. Nxirreni frymën përderisa ktheheni drejtë. Merrni frymë në atë pozicion. Pastaj nxirrni frymën duke u kthyer djathtas.

3. Lakimi me këmbë të kryqëzuara

Ende në pozicionin këmbëkryq, butësisht lakohuni përpara nga ijët për ta arritur fillimin e shtratit me duart tuaja. Qëndroni ashtu për disa frymëmarrje, duke e ndjerë shtrirjen në ije dhe në shpinë.

4. Lakimi në gjendje të ulur

Zgjatni këmbët përpara ngadalë, duke i mbajtur gjunjët pak të thyera. Merrni frymë dhe mbani shpinën drejtë. Pastaj lëshoni frymën dhe prekni gishtat e këmbës. Lakoni gjunjët për aq sa shpina të ju qëndrojë drejtë. Kjo pozitë është zgjatje e mirë e gjunjëve, por mos e bëni shumë intensive kur qëllimi kryesor është gjumi dhe relaksimi.

Qëndroni po në atë pozitë me këmbë të shtrira. Këtë herë shtrihuni mbi lehtësisht mbi këmbë tuaja. Qëndroni të ‘palosur’ dhe merrni frymë thellë, duke e ndjerë zgjatjen në shpinë.

5. Pozita gjunjët në gjoks

Shtrihuni ngadalë në jastëkun tuaj. Përqafoni një gjunjë në gjoksin tuaj, duke e tërhequr sa më afër jush. Qëndroni ashtu për disa frymëmarrje. Kjo zgjat këmbën tuaj dhe i liron muskujt në ije. Ndërroni këmbët dhe përsëritni.

Përqafoni të dyja këmbët në gjoks dhe këtë herë lëvizni ngadalë anash, duke e kombinuar frymëmarrjen. Lëreni shpinën të bjerë në shtrat dhe relaksohuni.

6. Mbështetja duke u kapur në gishtin e madh

Merrni frymë dhe zgjatni këmbën e djathtë lartë, duke u kapur kudo që ndiheni rehat në këmbën tuaj (në gju, në kyç ose në gishtin e madh nëse jeni shumë fleksibil). Nxirrni frymën dhe duke e mbajtur këmbën drejtë, ngadalë tërhiqeni afër kokës. Tërhiqeni edhe më afër sa herë që e nxirrni frymën për disa frymëmarrje të thella. Ndërroni anët. Mbani këto zgjatje shumë gjentile për fillim-pothuajse jeni duke i bërë deri në gjysmë.

7. Beba gjysmë e gëzuar

Përqafoni gjurin e djathtë në gjoks përsëri. Ngriteni këmbën e djathtë në pozitë nga tavani. Mbahuni në shputën e këmbës me dorën e djathtë dhe afroni gjurin drejtë sqetullës tuaj. Qëndroni ashtu për disa frymëmarrje të thella dhe të ngadalshme. Ndërroni anë dhe përsëriteni.

8. Kthimi duke u mbështetur

Merrni frymë dhe përqafojeni gjurin përsëri. Nxirrni frymën dhe mbështjellni këmbën rreth trupit në të majtë. Ktheni kokën në të djathtë dhe zgjatni duart anash. Mund ta pushoni dorën e majtë në gjurin e djathtë. Qëndroni ashtu për disa frymëmarrje dhe pastaj ndërroni anën.

9. Pozita e kufomës

Shtrihuni drejtë në shpinë. Zgjatni të dy këmbët dhe të dy duart drejtë. Lërini këmbët të ju hapen dhe shuplakat e juaja të jenë të drejtuara lartë. Pushoni për një kohë të shkurtër. Ndjehuni të lirë të flini në këtë pozitë.

10. Gjumi

Rrotullohuni në njërën anë dhe shijoni një pushim të këndshëm. Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 − 2 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.