Kur nuk duhet të përdorni akullin për të trajtuar lëndimet

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Kur nuk duhet të përdorni akullin për të trajtuar lëndimet

Nëse ndonjëherë keni pritur ndonjë top futbolli me fytyrë ose aksidentalisht jeni rrokur me mobilje, pa dyshim që keni përdorur akull për të ulur ënjtjen dhe të përshpejtoni shërimin. Epo, hulumtimi i ri tregon se krejt çfarë akulli bën është të ju ftohë.

article-shendet-akull-lendim Kur nuk duhet të përdorni akullin për të trajtuar lëndimet

Në të gjeturat e prezantuara në 2015 Experimental Biology Meeting në Boston, hulumtuesit australianë eksploruan nëse akulli në muskul ndihmon në krijimin e enëve të reja të gjakut dhe rigjenerimin e muskujve-të dyja shenja të shërimit.

Për të kuptuar këtë, në fillim ata lënduan ijët e dy grupeve minjsh-duke hedhur pesha cilindrike në muskujt biceps femoris të minjve të gjorë. Pastaj, në njërin grup ata aplikuan akull brenda pesë minutave të lëndimit për 20 minuta. Grupi tjetër nuk kishte akull. Si befasi, shërimi ishte më i ngadalshëm te minjtë që u trajtuan me akull.

“Studimi ynë tregoi se akulli i menjëhershëm pak lëndimit të muskulit vonoi inflamacionin, formimin e enëve të gjakut dhe formimin e fibrave të rinj muskulorë deri katër javë pas lëndimit,” thotë hulumtuesi kryesor, Jonatha Peake, hulumtues në Institute of Health and Biomedical Innovation në Queensland University of Technology në Australi.

Përderisa ne kemi besuar se zvogëlimi i inflamacionit përshpejton shërimin, inflamacioni vetë luan rol të rëndësishëm në shërimin e lëndimeve të muskulit. Por koha është shumë e rëndësishme gjithashtu. “Procesi inflamator duhet të jetë efikas,” shpjegon Peake, “dhe duhet të zgjidhet vet ose të përfundohet brenda një kohe të shkurtë që të lejojë shërimin më efektiv të marrë pjesë.”

Peake dhe ekipi i tij rekomandojnë ri-mendimin e përdorimit të paketave të akullit- dhe përdorimin e barnave anti-inflamatore-për të menaxhuar të çarat, ose kur keni marrë goditje në muskul. (Për probleme si tendiniti, ose nyje e ndrydhur në të cilin ka ende dëme në ligamente, akulli mbetet ide e mirë.) Në vend të tyre, ai do të trajtonte lëndimet në muskujt, në varësi prej nivelit të lëndimit me një periudhë të shkurtë pushimi e përcjellë nga aktiviteti. “Mobilizimi i gjymtyrëve do të ju ndihmojë të stimuloni qarkullimin e gjakut në muskul, e cila do të ndihmojë në procesin e rigjenerimit,” thotë Peake. Kalojeni Advil-in po ashtu. “Përdorimi i barnave anti-inflamatore, jo-steroide nuk është i nevojshëm sepse pengon procesin natyral të shërimit në trup.” ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × three =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.