Kjo mund të jetë mënyra më e thjeshtë për të mbajtur dietë – por a mund t’ia dilni?

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Kjo mund të jetë mënyra më e thjeshtë për të mbajtur dietë – por a mund t’ia dilni?

Një strategji e re për humbje në peshë po fiton vëmendjen e atyre që mbajnë dietë dhe hulumtuesve: I ashtuquajturi agjërimi me intervale, kjo qasje kërkojnë nga njerëzit në dietë të limitojnë vetën në 500 kalori çdo të dytën ditë, apo të agjërojnë për 14 deri 16 orë për çdo ditë. Hulumtime të reja nga University of Illinois sugjerojnë se këto agjërime me periudha të shkurta jo vetëm që inkurajojnë humbje në peshë në mënyrë të sigurt dhe qëndrueshme, ato edhe ofrojnë përfitime shëndetësore.

article-humbje-lehte Kjo mund të jetë mënyra më e thjeshtë për të mbajtur dietë – por a mund t’ia dilni?

Sidoqoftë, agjërimi nuk është për këdo. Këto janë të mirat dhe të këqijat e dy llojeve kryesore të agjërimit.

1. Agjërimi alternativ

Gjatë ditëve të agjërimit, mund të konsumoni vetëm 500 kalori. Ditët alternative nuk kanë limite në ushqim apo konsum të karbohidrateve.

Të mirat:
● Hani çfarë të doni çdo të dytën ditë.
● Duhet të numëroni kaloritë vetëm në ditët kur agjëroni.
● Metoda është e mirë-testuar dhe ka dëshmuar të jetë e sigurtë dhe efektive për shumë njerëz.
● Agjërimi çdo të dytën ditë zvogëlon kolesterolin, trigliceridet dhe presionin e gjakut.

Të këqijat:
● Kufizimi i vetës në 500 apo më pak kalori çdo të dytën ditë mund të ju lë me pak energji gjatë ditëve agjëruese.
● Mund të keni kokë dhembje dhe vështirësi të flini gjatë javës së parë apo edhe më gjatë.
● Ditët agjëruese mund të ju pengojnë me jetën sociale dhe do të jetë e vështirë ti respektoni nëse jeni duke gatuar për partner apo për familjen tuaj.

2. Ngrënia e limituar me kohë

Kufizimi i të ngrënit në një periudhë prej 8 deri 10 orë-për shembull prej 9 të mëngjesit deri në orën 7 të mbrëmjes.

Të mirat:
● Hani çfarë të doni gjatë kësaj periudhe.
● Nuk ka kufizime të kalorive: Minjtë në këtë dietë humbin peshë edhe nëse konsumojnë sasi të njejtë kalorish sikur minjtë që lejoheshin të hanin gjatë gjithë kohës.
● Dieta rezulton të ulë inflamacionin dhe të përmirësojnë funksionin e trurit dhe kontrollin e presionit të gjakut.
● Nëse e organizoni periudhën e ngrënies herët gjatë ditës, për shembull prej orës 7 të mëngjesit deri 5 pasdite- periudha kur metabolizmi dhe kontrolli i sheqerit dhe gjakut janë në kohën më produktive. Kjo mund të ju ndihmojë të digjni kalori në mënyrë më efektive dhe të qëndroni të shëndetshëm.

Të këqijat:
● Periudha e kufizuar për ngrënie mund të ju pengojë në jetën social.
● Versioni më efektiv i kësaj diete- të ngrënit herët gjatë ditës- është i vështirë të mbahet me partner dhe familje.
● Nuk ka studime të zhvilluara në njerëz. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − one =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.