Kjo dietë mund të ju ulë për 43% rrezikun për kancer në zorrë të trashë

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Kjo dietë mund të ju ulë për 43% rrezikun për kancer në zorrë të trashë

Të brengosur për kancer në zorrë të trashë? Uleni konsumin e mishit të lopës: Hulumtimi i publikuar në JAMA Internal Medicine zbulon se dietat vegjetariane janë të lidhura me rrezik të ulur në zorrën e trashë. E një dietë vegjetariane mund të jetë më e mirë se gjithë të tjerat.

article-shendet-kancer-zorre Kjo dietë mund të ju ulë për 43% rrezikun për kancer në zorrë të trashë

Hulumtuesit klasifikuan 100.000 amerikanë në një nga pesë kategoritë e dietës: vegane, lakto-ovo vegjetariane (vegjetarianët që hanë vezë dhe produkte qumështi të paktën njëherë në muaj), peshko-vegjetarianët (vegjetarianët që nuk hanë asnjë lloj mishi përveç peshkut), gjysmë-vegjetarianë (njerëz që hanë mish disa herë në muaj), dhe jo-vegjetarianët.

Pas, mesatarisht, shtatë vitesh, shkencëtarët zbuluan se gjitha llojet e vegjetarianëve kishin 20% rrezik të ulur të kancerit në zorrë të trashë (kanceri në zorrë të trashë dhe rektum) në krahasim me mish-ngrënësit. Për peshko-vegjetarianët në veçanti, përfitimet ishin më të mëdha; kjo dietë tregoi 43% ulje në rrezik.

Cila është dieta peshko-vegjetariane? Në përgjithësi, peshko-vegjetarianët shmangin mishin duke zgjedhur në vend të tij fruta, perime, arra, bishtajore, fara të plota, vezë dhe produkte qumështi dhe gjitha llojet e ushqimeve të detit.

Autorët e studimit spekulojnë se disa vlera ushqyese në acidet e ngjashme me ato të peshkut që janë anti-inflamatore dhe omega-3 mundësojnë mbrojtje të shtuar kundër kancerit. Hulumtimet e reja e mbështesin këtë teori po ashtu: Një hulumtim i vitit 2012 zbuloi se konsumi i peshkut lidhet me 12% ulje të rrezikut për kancer të zorrës së trashë.

Përderisa autorët e studimit thonë se të gjeturat mund të jenë rezultat i rastësishëm, ata e dinë një gjë me siguri: “Kur vjen te disa ushqime të caktuara dhe rrezikut ndaj kancerit, lidhja më e fortë është në mes të mishit të kuq e të përpunuar dhe kancerit të zorrës së trashë,” thotë autori i studimi, Micheal J. Orlich, MD. Kjo do të thotë të ulni konsumin e proshutës, suxhukut, mishit të pulës dhe lopës – pa marrë parasysh a bëheni vegjetarianë apo jo- kjo është zgjidhja më e mirë për ju. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 5 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.