10 Këshilla të përditshme për të rritur fuqinë e trurit

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 10 Këshilla të përditshme për të rritur fuqinë e trurit

‘’Nëse ju dëshironi një mendje më të mprehtë, filloni të kujdeseni për trurin tuaj dhe për përmirësimin e tij,’’ thotë Daniel Amen, M.D., autori i Magnificent mind at any age.

article-health-table-glasses 10 Këshilla të përditshme për të rritur fuqinë e trurit

1. Ndryshoni përditshmërinë tuaj

Pastroni dhëmbët tuaj me dorën e majtë (nëse jeni djathtak), vraponi mbrapsht, dhe ndiqni gjithçka që ju shtyn juve të ndryshoni përditshmërinë tuaj. ‘’Duke vepruar kështu, ju do të stimuloni pjesë të reja të trurit, duke e inkurajuar atë që të bëjë lidhje të reja,’’ thotë Dr. Amen.

2. Hidratoni mendjen tuaj

Truri juaj përbëhet 80% nga uji, dhe nëse nuk është i hidratuar, neuronet e juaja nuk mund të funksionojnë në mënyrë të duhur,’’ thotë Dr. Amen. Pini 8 gota ujë në ditë dhe mënjanoni alkoolin dhe kafeinën.

3. Flini shtatë orë në ditë

‘’Shkenca tregon që njerëzit që flenë shtatë orë në ditë përjetojnë më shumë aktivitet të trurit se ata që nuk flenë,’’ thotë Dr. Amen. Mungesa e gjumit pengon të mësuarit, koncentrimin, dhe memorien.

4. Pushoni mendjen tuaj

Arrini një vend të qetë, të qartë, pa stres përmes frymëmarrjes medituese me bark: Merr frymë ngadalë, duke lejuar barkun tuaj (jo gjoksin tuaj) të rritet, e pastaj thuaj fjalë gjatë nxjerrjes së frymës. Përsëriteni për 10 minuta.

5. Kërceni, kërceni, kërceni

‘’Pak aktivitete e stimulojnë shumë funksionimin e sistemit të trurit siç bën kërcimi,’’ thotë Dr. Amen. ‘’Kërcimi kërkon gjithçka që nga koordinimi dhe organizimi deri tek planifikimi dhe gjykimi.’’

6. Limitoni kohën që kaloni para TV

Njerëzit që shikojnë televizor për më shumë se dy orë në ditë kanë një rrezik dukshëm më të lartë të zhvillimit të sëmundjes Alzheimer se sa ata që shikojnë më pak.

7. Bëhuni pjesë e një grupi letrar

‘’Leximi është i mirë për trurin tuaj vetëm kur përfshin ruajtjen dhe ri-gjetjen e informacionit,’’ thotë Dr. Amen. Prandaj grupet letrare janë të dobishme. ‘’ Dhe aspekti social i grupeve letrare shtojnë një tjetër dinamikë që rrit funksionimin e njohjes me njerëz.’’

8. Luftoni dhimbjen në mënyrë të sigurt

Sipas një studimi të bërë kohëve të fundit, njerëzit që përdorin ibuprofen kanë 44% më pak gjasa për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimer se sa ata që nuk e përdorin. Gjithashtu kujdes nga acetaminophen, thotë Dr. Amen. ‘’Ajo prish funksionimin e mëlçisë, duke ulur prodhimin e antioxidantit glutathion të trupit, që është i rëndësishëm për funksionimin e trurit.’’

9. Largoni mendimet negative

‘’Mendimet automatike negative (ANT) nxisin zonat e trurit përgjegjëse për shqetësime,’’ thotë Dr. Amen. Ato gjithashtu rrisin prodhimin e hormoneve të stresit, të cilat mbysin qelizat e trurit. Sa herë një ANT (mendim negativ) hyn në mendjen tuaj, shkruani dhe mendoni një plan për ta përmirësuar atë.

10. Pushoni nga puna stafin tuaj

Shkencëtarët thonë, njerëzit që bëjnë dashuri të paktën dy herë në javë kanë 50% më pak rrezik të kenë një sulm në zemër sesa ata që bëjnë dashuri më rrallë. Kjo ka rëndësi sepse mbështetë një fakt të thjeshtë: Çfarë është e mirë për zemrën është e mirë për trurin. ‘’Seksi gjithashtu liron kemikale që e luftojnë stresin,’’ thotë Dr. Amen. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − 12 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.