Keni pyetur ndonjëherë çka i shkakton mornicat?

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Keni pyetur ndonjëherë çka i shkakton mornicat?

Vë bast se AC (Air Conditioner) në zyrën tuaj, jo rrallë ju ka ngritur mornicat në trup. Dëshironi të dini çfarë i shkakton ato? Në gjuhën shkencore, ato nxiten nga një refleks i quajtur pilo ereksion. Ky refleks bën që muskujt e vogël në rrënjë të çdo fije floku të ngritën lart, që pastaj rezulton në qimet e vogla që mbulojnë trupin të ngritën. Në anën tjetër, kjo shkakton gunga në gjithë lëkurën tuaj duke ja dhënë dukjen e një pate të cilës i është zhveshur lëkura.

article-lifestyle-mornicat Keni pyetur ndonjëherë çka i shkakton mornicat?

Kur kafshët kanë të ftohtë, ky refleks i ndihmon të ngritin flokët apo pendët për të futur nxehtësi në trup. Mornicat e njerëzve, në anën tjetër, përbëjnë një përpjekje për të nga ngrohur por pasi që kemi aq pak qime trupore, ato nuk shërbejnë për asgjë.

Mornicat janë po ashtu reagim fizik ndaj frikës, sikur djersitja apo rrahja e shpejtë e zemrës. Kur kafshët kanë frikë, si macja apo ferrëgjati, ato kanë mornica po ashtu dhe qimet e tyre ngritën lartë duke i bërë të duken më të forta. Qimet tona të vogla ngritën gjithashtu por mendoj se pajtohemi të gjithë se nuk bëjnë edhe aq për të na mbrojtur nga lëndimet apo të na bëjmë të dukemi më të egër.

Lëkura jonë po ashtu rrëqethet kur dëgjojmë muzikë të bukur apo një histori të prekshme. Si çdo refleks tjetër i lidhur me emocionet si skuqja, zbehja dhe fluturat në bark edhe mornicat nxiten nga sistemi limbik të trurit. Ky reagim trupor nuk nxitet nga shkaqe fizike, por psikologjike. Prapë se prapë , ky është një tjetër shembull i lidhjes mend-trup. Uau. Sa e bëra veten me mornica. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + 16 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.