Kaçkavalli mund të jetë arsyeja që Francezët janë aq të shëndetshëm

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Kaçkavalli mund të jetë arsyeja që Francezët janë aq të shëndetshëm

Sipas një hulumtimi të ri, një dietë e pasur me kaçkavall mund të shpejtojë metabolizmin tuaj. Mirëpo para se të mendoni se është ndonjë dhuratë nga zana magjike e qumështit, janë disa paralajmërime.

Kaçkavalli mund të jetë arsyeja që Francezët janë aq të shëndetshëm Kaçkavalli mund të jetë arsyeja që Francezët janë aq të shëndetshëm

Hulumtimi, i publikuar në Journal of Agricultural and Food Chemistry, ka lidhur dietën me shumë kaçkavall me nivele më të larta të acidit butyrik, që është i lidhur me risk më të vogël të mbipeshës dhe metabolizëm të shpejtuar.

Shkencëtari i ushqimit Hanne Bertram i Aarhus University në Holandë, së bashku me skuadrën e tij morën ekzemplarë të urinës dhe fekaleve nga 15 meshkuj të shëndetshëm që përdorën njërën nga 3 dietat për 2 javë. Të tri dietat kishin numrin e njëjtë të kalorive dhe yndyrës, mirëpo për njërën ishte e nevojshme të konsumohen 1.7 gram kaçkavall nga qumështi i lopës me yndyrë të plotë, për njërën ishte bylmet me 1.5% yndyrë qumështi dhe e treta përmbante gjalpë, mirëpo asnjë bylmet tjetër.

Meshkujt që konsuamuan 2 dietat të mbushura me bylmet, mirëpo veçanërisht ata që morën kaçkavall, kishin nivele të ngritura të butyratit në fekalet e tyre dhe nivele më të ulëta të një metaboliti që ngrit lipoproteinet me densitet të madh (HDL), apo kolesteroli i shëndetshëm.

Hulumtuesit besojnë që zbulimet e tyre mund të ndihmojnë ta zgjidhin paradoksin Francez, një fenomen në të cilin njerëzit francez, që zakonisht konsumojnë dieta të pasura në yndyra të ngopura dhe kolesterol (ata konsumojnë deri në 25 kilogramë në vit) disi kanë norma më të ulëta të sëmundjeve të zemrës dhe jetëgjatësi të madhe – 82 vite. Për krahasim, menjëherë në anën tjetër të tunelit, Britanikët kanë dy herë më shumë sëmundje të zemrës me jetëgjatësi afërsisht të njëjtë. Edhe pse Britania nuk është e njohur me tradita të ushqimit të shëndetshëm, me mish të kuq dhe ushqime të skuqura, Britanikët konsumojnë gjysmën e kaçkavallit që konsumojnë Francezët.

Zbulimi i ri nuk duhet të merret shumë seriozisht, sepse ka shumë pak pjesëmarrës në të. Duhet të ceket se hulumtuesit kanë marrë fonde nga Arla Foods, një kompani që prodhon bylmet.

Eksperimente të kaluara kanë gjetur se konsumimi i kaçkavallit nuk ka efekt në peshën e një personi. Një analizë e tri hulumtimeve të gjata që ka përfshirë 120,000 meshkuj dhe femra sugjeron që marrja e yndyrës së qumështit, që gjendet në kaçkavall me yndyrë të plotë dhe qumësht, nuk duket që ka efekt në peshën e njeriut në kohë afat-gjatë. Analiza e njëjtë gjeti që bylmeti me yndyrë të plotë mund të ketë efekt më pozitiv në uljen e mbipeshës sesa ato me yndyrë të ulët: Njerëzit që konsumojnë yndyrë të ulët kënaqen më pak dhe kthehen në karbohidrate për të kompensuar.

Kaçkavalli nuk është ushqimi i vetëm që mban Francezët aq të shëndetshëm. Disa hulumtues thonë se paradoksi Francez ka të bëjë edhe me sasinë e verës së kuqe që konsumojnë ata. Kjo pije përmban resveratrol, një substancë që është lidhur me jetëgjatësi kur konsumohet në doza më të mëdha. Vetëm koha dhe hulumtimet do të na tregojnë, mirëpo nëse Francezët kanë prekur fontanën e rinisë me kaqëkavall dhe verë, do të jemi të lumtur që ti cakërrojmë gotat me ta.

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − fifteen =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.