Jepni fund brengave për kolesterolin

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Jepni fund brengave për kolesterolin

Më në fund ka ardhur koha t’i jepni fund bojkotimit të vezëve të rrahura dhe hamburgerëve. Sipas një grupi ekspertësh nga USDA, kolesteroli nuk është “përbërës i rrezikshëm nëse e konsumoni me masë”. Me fjalë tjera, kolesteroli që ju konsumoni në mish, vezë dhe prodhimet e qumështit, nuk paraqet ndonjë rrezik për paraqitjen e sëmundjeve të zemrës, thotë ky grup ekspertësh.

article-shendet-kolesterol Jepni fund brengave për kolesterolin

Pse ky ndryshim kaq i madh krahasuar me vitin 2010 kur qytetarët amerikanë këshilloheshin të kufizonin konsumimin e kolesterolit nën 300 mg (një vezë e pulës përmban 186 mg kolesterol) në ditë? Sipas një studimi mëlçia shpërndanë deri në 80 për qind të kolesterolit në qarkullimin e gjakut, derisa kolesteroli i konsumuar nga prodhimi i produkteve të qumështit përbën 20 për qindëshin tjetër. Ushqimi i procesuar me përmbajtje yndyrash është armiku më i madh i zemrës, thotë Steven Nissen, shef i Mjekësisë Kardiovaskulare në Klinikën e Clivlendit.

Sa kolesterol duhet konsumuar pa rritur nivelin e kolesterolit në gjak? Teorikisht, goxha shumë – “I pranoj këto rekomandime”, thotë Nissen, i cili nuk ka qenë pjesë e grupit të ekspertëve.

Por mos e teproni me konsumimin e kolesterolit. Edhe pse nuk keni arsye të trembeni nga kolesteroli në ushqimet e ngrira, duhet të keni kujdes në përbërësit tjerë që paraqesin rrezik për zemrën siç janë konsumimi i tepërt i sheqerit dhe yndyrave. Produktet e qumështit me pak sheqer dhe vezët, mund t’i konsideroni si pjesë të dietës tuaj të shëndetshme.

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five + 5 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.