A jeni duke shtuar peshë për shkak te mungesës së vitaminave?

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard A jeni duke shtuar peshë për shkak te mungesës së vitaminave?

Vitamina nuk janë vetëm për te parandaluar ftohjet, ato po ashtu e luftojnë shtimin e peshës. Hulumtimi i fundit në gazetën e Kolegjit Amerika të të Ushqyerit sugjeron se mund te ketë një marrëdhënie të ndërlikuar në mes të asaj sa peshoni dhe sa vitamina dhe minerale konsumoni. Është e mundshme që nëse konsumoni shumë pak vitaminë A jeni ne rrezik për të shtuar peshë më shumë.

Bowl of vitamin pills with spoon A jeni duke shtuar peshë për shkak te mungesës së vitaminave?

Hulumtuesit analizuan përgjigjet e më shumë se 18,000 amerikanëve nga një sondazh shtatë vjeçar ne lidhje me ushqimin dhe zbuluan se në krahasim me njerëzit me peshë normale, njerëzit me mbipeshë kishin konsumuar 5-12% më pak mikro-substanca. Poashtu në krahasim me njerëzit me peshë normale ata me mbipeshë kishin mungesë të vitaminës A, vitaminës C dhe magneziumit. Ata poashtu kishin më pak gjasa të përmbushnin kërekesat e rekomanduara për kalcium, vitaminë D dhe vitaminë E.

Çka është prapa gjithë kësaj?

Një shpjegim është se njerëzit me BMI (indeksi i masës trupore) më të lartë kanë tendencë të hanë ushqim me vlera te vogla ushqyese. Por autorët e studimit kishin një shpjegim tjetër alternativë: marrja joadekuate e vlerave ushqyese në të vërtetë mund të ndikojë në shtimin e peshës sipas tyre. Vitamina A është e lidhur me rregullimin e qelizave të yndyrës dhe hormonet që ato i lirojnë dhe mund të luaj rol në ruajtjen e një peshe të shëndetshme. Dhe vitamina D mund të luaj rol në lirimin e leptinës, hormon që kontrollon shqisën e urisë dhe sasinë e yndyrës që ruhet në trupin e njeriut. Duke mos marrë mjaftueshëm nga cilado këto mund të ndikohet pesha trupore.

Jeni të shqetësuar nëse jeni duke marrë mjaftueshëm? Ju duhet të jeni: Analiza poashtu ka treguar se 40% e të rriturve, pa marrë parasysh peshën, nuk ishin duke konsumuar sasi të mjaftueshme e cila rekomandohet, të vitaminës A, C, D, E, kalciumit dhe magneziumit.

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × two =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.