A jeni duke e mashtruar veten sa i përket ushqimit?

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard A jeni duke e mashtruar veten sa i përket ushqimit?

Përgjigjuni sinqerisht: Si është ushqimi juaj? Ju mund të mendoni se është i shëndetshëm (ose të paktën më i shëndetshëm se mesatarja), por me siguri jeni duke e mashtruar veten.

A jeni duke e mashtruar me ushqim? A jeni duke e mashtruar veten sa i përket ushqimit?

Kohët e fundit, hulumtuesit nga Japonia dhe Britania e Madhe i pyetën disa njerëz për zakonet e tyre të ushqimit. Ata po ashtu e testuan urinën e njerëzve me zakone të ndryshme, dhe i botuan gjetjet e tyre në British Journal of Nutririon.

Bazuar në deklaratat e tyre për zakonet e ushqimit, studiuesit nuk gjetën lidhje mes ushqimit dhe normave të peshës apo mbipeshës. Por kur ata e analizuan urinën e tyre, ata gjetën shumë lidhje mes zakoneve të këqija të ushqimit dhe shtimit jo të shëndetshëm të peshës. Në thelb, njerëzit nuk mund ti gjykonin drejtë zakonet e këqija të tyre.

Në veçanti, jemi të pirur t’i ekzagjerojmë ushqimet e shëndetshme dhe ti nënvlerësojmë ato të këqijat, thotë autori i studimit, Kentaro Murakami, PhD i Universitetit të Shigës. Është vështirë të thuhet se është e qëllimshme. Por Murakami thotë se është “e pranuar në përgjithësi” se nuk mund të mbështetemi në gjykimin e vetvetes.

Ka shumë më shumë hulumtime për t’i mbështetur gjetjet e Murakamit. Një studim i vitit 2014 nga Cornel University ka gjetur se njerëzit janë “tepër optimist” në lidhje me sjelljet e tyre shëndetësore, dhe se vetë-vlerësimi i tyre është i “varfër”.

Një studim tjetër – nga Harvard Medical School – ka theksuar se sa keq njerëzit mund ta gjykojnë ushqimin e tyre. Kur u pyetën se sa kalori mendojnë të jenë në një vakt, afërsisht një në 4 njerëz e nënvlerësuan ushqimin për 500 kalori, tregon studimi.

Çka mund ta shpjegojë këtë vetë-mashtrim, kur është fjala te ushqimi? Ju posedoni njëanshmëri në sjelljet e juaja derisa i kritikoni të tjerët’, bie ne konludim studimi nga Stanford University. Kur u pyetën ta krahasonin veten me një “Amerikan mesatar”, njerëzit e vlerësuan veten afërsisht 27% më të mirë në aspektin e nëntë kritereve të ndryshme që lidhen me aftësinë apo përformancën, tregon studimi i Stanford.

Më shumë studime tregojnë se ky vetë-paragjykim “unë jam i mirë” është më i fortë në mesin e të painformuarve ose tek ata që pak dinë se çfarë janë duke folur. Ndonjëherë i quajtur efekti i “Dunning-Kruger” (emëruar pas dy hulumtuesve që së pari shkruan për të), ky fenomen tregon se sa më pak që personi di për një temë – pa marrë parasysh se a flitet për shëndet, shkencë apo para – aq më shumë vetëbesim ka rreth mendimeve dhe sjelljeve të tij. Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × one =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.