Jeni duke u bërë tullac? Mos e fajësoni nënën!

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Jeni duke u bërë tullac? Mos e fajësoni nënën!

Kanë filluar të ju bien flokët dhe jeni vetëm 25 vjeç? Përpara se të ju kapë paniku (tërësisht), kujtoni se të gjithë humbin flokë në baza ditore (dhe në mënyrë natyrale), kështu që fakti që krehri juaj tani duket paksa lëmsh nuk do të thotë që domosdoshmërisht do të bëheni tullac. Nëse flokët tuaja janë duke rënë në forma grumbujsh të çuditshme, atëherë ju, në fakt, mund të mos jeni duke shkuar drejt tullacit por mund të jetë ndonjë përgjigje ndaj stresit ekstrem apo ndonjë sëmundje të frikshme. Në vend se të konsultoheni me floktarin tuaj, ju duhet të vizitoni zyrën e doktorit tuaj.

article-health-bold-man Jeni duke u bërë tullac? Mos e fajësoni nënën!

Por pastaj, gjithçka mund të jetë ashtu siç e imagjinoni: ju jeni dëshmitar i fillimit të rënies suaj (të flokëve) dhe takimi personal me modelin mashkullor të tullacit ka filluar.

Nëse ky është rasti në të vërtetë, filloni udhëtimin tuaj me disa njohuri.

Fatkeqësisht, simptomat e androgenic alopecia – emri zyrtar i modelit mashkullor të rënies së flokëve – mund të fillojë herët, që prej moshës 20 vjeçare. Te shumica e burrave, procesi fillon me tërheqjen e një fije flokut dhe pastaj vazhdon të shpërndahet nëpër kurorën e flokëve. Zakonisht, i tërë procesi prej kohës kur keni flokë e deri te pika kur të gjitha flokët bien zgjatë prej 15 deri 20 vite. Thënë kjo, disa burra bëhen tullacë në një periudhë pesë vjeçare apo më pak.

Asgjë nuk mund të bëhet për ta ndaluar këtë proces. Nuk ka shërim (përkundër çfarë reklamuesit ju thonë), por janë disa tretmanë efektiv… në disa raste me efekte anësore jo të këndshme. Propecia (finasteride), një pilulë e cila i ulë nivelet tuaja hormonale, funksionon më së miri në ditët e para të rënies së flokëve duke ngadalësuar procesin. Rogaine (minoxidil), tretman i ri, po ashtu e ngadalëson shpejtësinë me të cilën ju bien flokët. Megjithatë, për disa burra, Propecia mund të ruajë lëkurën e kokës me flokë duke sakrifikuar dëshirën seksuale. Dhe Rogaine, e cila duhet të aplikohet dy herë në ditë, mund të irritojë lëkurën.

Gjysma e 50 vjeçarëve janë duke përjetuar rënien e flokëve kurse nga mosha 60 vjeçare, dy nga tre meshkuj mbesin pa flokë sikur vezë të sapoçelura. Jeni në shoqëri të mirë: pranojeni dhe relaksohuni.

Tani le ta adresojmë pyetjen më të rëndësishme. Pse ju?

Mos e fajësoni nënën!

Shumë njerëz besojnë se humbja e flokëve trashëgohet nga nëna. Përderisa është e vërtetë që gjeni kryesor përgjegjës për rënien e flokëve gjendet në kromozomin X të cilin e merrni nga nëna juaj, nuk është i vetmi faktor gjenetik relevant pasi burrat me etër tullacë kanë më shumë shanse për t’u bërë tullacë, në krahasim me burrat e tjerë, etërit e të cilëve kanë flokë të plotë. E vërteta është se rënia e flokëve kudo në familjen tuaj mund të jetë një shenjë e asaj që ju pret.

Forma më e zakonshme e humbjes së flokëve vjen si rezultat që trupi juaj është bërë më i ndjeshëm ndaj androgjenëve, një lloj i hormonit mashkullor.

Normalisht, secila fije e flokut tuaj rritet për dy deri në gjashtë vjet dhe pas një faze pushimi bie, vetëm për t’u zëvendësuar me një fije të re floku. Me modelin mashkullor të rënies së flokëve , gjëndra e flokut (vrima prej të cilës rritet floku juaj) bëhet më e vogël. Duke rritur fije gjithmonë më të shkurta e më të forta, eventualisht gjëndra dorëzohet dhe nuk rritë më flokë. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − six =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.