Jeni në depresion? Rrethojeni vetën me njerëz të lumtur

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Jeni në depresion? Rrethojeni vetën me njerëz të lumtur

E brengosur që nëse rrini me shoqen tuaj Debby Downer do të ju prishet disponimi? Hulumtimi i ri nga Anglia është këtu të ju shpëtojë shoqërinë: Depresioni nuk është ngjitës-por lumturia është, thotë një studim i ri i lumtur në Proceedings of the Royal Society B.

article-lifestyle-depresion Jeni në depresion? Rrethojeni vetën me njerëz të lumtur

Duke shembur stereotipat për depresionin dhe duke treguar fuqinë e shoqërisë, hulumtuesit zbuluan se një ndër kurat më efektive për sëmundjet mendore mund të mos jetë aq larg sa lista e kontakteve në telefon.

Për të ekzaminuar se si disponimi i shoqërisë ndikon të tjerët, shkencëtarët nga University of Manchester dhe University of Warwick studiuan 2,000 studentë të shkollave të mesme në SH.B.A duke përdorur modele kompjuterësh për të përcjellë disponimet e tyre. Hulumtuesit zbuluan se, përkundër opinionit publik, gjendja depresive nuk përhapet nga një person në tjetrin. E për të kulmuar në gjetjet pozitive, ata kuptuan se gjendja e lumtur përhapet në njerëz.

Fakti që mund t’ia ngritësh humorin një shoku/qe që po ndihet keq nuk është edhe aq befasues, tha autori i studimit Thomas House, Ph.D, profesor i matematikës së aplikueshme në University of Manchester, gjatë një konference për shtyp. “Ne e dimë që faktorët socialë-për shembull të jetuarit vetëm apo përjetimi i abuzimit në fëmijëri-ndikojnë në rënien e dikujt në depresion. Po ashtu e dimë që mbështetja shoqërore është e rëndësishme për rikuperim nga depresioni, për shembull kur kemi dikë për të ia qarë hallet,” shpjegoi ai.

Efekti i një shoku apo shoqeje të kujdesshëm ndaj depresionit të dikujt ishte shumë e rëndësishme. Përderisa hulumtime të mëparshme kanë zbuluar që barnat ndihmojnë vetëm një të tretën e njerëzve në depresion, ky studim zbuloi një “normë shërimi” 50% për njerëzit me depresion por me mbështetje shoqërore të fortë. Ky efekt është shumë i madh, thotë House, pa e përmendur që rrjeti i fortë social është një opsion i lirë.

Ky nuk është lajm i mirë vetëm për Debbie Downers por për të gjithë ata qe e duan. Jo vetëm që nuk duhet të brengosesh për mundësinë e marrjes së depresionit nga dikush tjetër, por kalimi i kohës me ta-apo çfarëdo miku që ka rëndësi- mund të ju bëjë mirë fizikisht dhe mendërisht. Një studim i vitit 2013 i bërë nga United Health Group zbuloi se 76 përqind e të rriturve amerikanë të cilët kaluan kohë duke ndihmuar të tjerët raportuan që ato vepra i kanë bërë të ndihen më të shëndetshëm fizikisht, kurse 78 përqind kishin nivele më të ulëta të stresit sesa të rriturit që nuk mundoheshin për të tjerët. E një studim tjetër i publikuar nga American Psychological Association zbuloi se ata që bëjnë shumë për të tjerët në baza të rregullta kanë rrezik më të ulët të depresionit dhe jetojnë më gjatë.

Kështu që, herën tjetër që e vëreni një mik duke kënduar “Jam vetëm një re e zezë shiu,” ndihmojeni atë-shpejt të dytë të këndoni një këngë të lumtur. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 + six =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.