A janë të sakta numërimet e kalorive në etiketat e ushqimit?

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard A janë të sakta numërimet e kalorive në etiketat e ushqimit?

A është koha ta ndryshojmë mënyrën se si i etiketojmë ushqimet? Sipas një opinioni në New York Times, po: veçanërisht pasi numrat e kalorive priren të jenë çorientuese apo të pasakta. Sipas shkencëtarëve në Nutrition Logic, një kompani konsulent e të ushqyerit në Britani që ofron shërbimet e saj në United Nations, mënyra se si i numërojmë kaloritë, sidomos ushqimet me fibër të lartë si arrat dhe mishin, rezulton në mbivlerësim të rëndë. Në mënyrë ironike, shkencëtarët vijnë në përfundim se kaloritë numërohen për junk food (ushqimet e pashëndetshme) ose ushqimet me sasi të ulët të vlerës ushqyese, kanë tendencë të jenë më të sakta.

article-food-calorie-labels A janë të sakta numërimet e kalorive në etiketat e ushqimit?

Kjo mund të thotë se njerëzit që janë në dieta me karbohidrate të ulëta dhe me kalori të lartë, mund të nënvlerësojnë vlerën ushqyese që ata marrin me më shumë se qindra kalori. Numërimet e kalorive janë jetësore për atletët dhe bodybuilderët dhe gjithashtu edhe njerëzit e zakonshëm të cilët duan vetëm të hanë shëndetshëm dhe të djegin yndyrat.

Për të kuptuar ndikimin e çorientimit të numërimit të kalorive, ju duhet të kuptoni saktësisht se çka është kalori. The Daily Meal shpjegon këtë shumë mirë këtu. Një kilocalorie (1.000 kalori) është matës i energjisë, jo i peshës, madhësisë, ose përmbajtjes së ushqimit. Është e definuar në mënyrë specifike nga Medical News Today si vlera e kërkuar e energjisë për të rritur temperaturën e një kilogrami ujë për një gradë Celsius, dhe përdoret për të matur vlerat e energjike të ushqimit. Pra, ndryshe nga përmbajtja e ngopur me yndyrë, numër i lartë me kalori nuk është në thelb diçka e keqe, sidomos për atletët që i nevojitet të djegin at energji. Proteinat marrin më shumë energji për tu larguar sepse është më e vështirë për trupin të tretet se sa karbohidratet.

Kjo është arsyeja sipas Geoffrey Livesey, kreu i Independet Nutrition Logic, se sistemi i tanishëm ka nevojë të përmbyset. Duke krahasuar shpenzimin e energjinë të proteinave me atë të karbohidrateve ose sheqernave (p.sh duke krahasuar numrin e kalorive të mishit me atë të tortës) është sikur ta krahasojmë siç thonë, mollët me portokalltët. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 + 1 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.