“Djelmoshat e rrezikshëm” tregojnë si ndryshuan pasi u bënë baballarë

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard “Djelmoshat e rrezikshëm” tregojnë si ndryshuan pasi u bënë baballarë

Dashuria e pakusht që ndeni për fëmijët është diçka të cilën vërtetë duhet ta përjetoni për ta kuptuar. Vetëm pyesni këta gjashtëdjem të fortë, të cilët u shndërruan nëqullacë pasi u bënë baballarë. Lexoni transformimet e tyre tëjashtëzakonshme nga “djelmosha“të rrezikshëm” në baballarë të pashoq.

Lifestyle-00003b “Djelmoshat e rrezikshëm” tregojnë si ndryshuan pasi u bënë baballarë

“Më mungon skena e klubeve në orët e kaluara pas punës, por përpiqem të përvidhem herë pas here, sa për të mos më harruar. Por kurrëmë nuk jam jashtë shtëpie pas orës 1 të mesnatës. Ështëpër të qeshur, por nuk do e kisha ndërruar me periudhën e beqarisë, kurrë. Është vështirë të jesh baba, por djemtë e mi janë bota për mua, dhe do t’i mësoj ata të jetojnë më mirë e më gjatë se që kam bërë unë” – StevanJendi.

Lifestyle-00003c “Djelmoshat e rrezikshëm” tregojnë si ndryshuan pasi u bënë baballarë

“Mezi ia dola të përfundoj shkollën e mesme dhe në tënjëzetat, nuk rrija në një punë më shumë se një vit. Po ashtu isha anëtar i njëpunk grupi për katër vite para se të më lindte djali. Me të lindur ai, e pashë se nuk isha gati që të rritem, kështu që vazhdova punën me grupin derisa djali im me tëëmën jetonin në  një shtet tjetër. Ata erdhën të më vizitonin kur djali ishte rreth pesë muajsh, dhe e pashë se ai ishte shndërruar në një burrë të vogël – menjëherë u lidha me të dhe dëshiroja të isha afër tij. Dhe papritmas u bëra baba. Tash e kam këtë punë që 11 vite, dhe nuk mund të fle para orës 10, ndërsa djali im vazhdon të mburret me mua në rrethin e shokëve të vet. Jam shndërruar në një version më të mirë të vetes time për shkak të fëmijëve”. – Ben Whitlow.

Lifestyle-00003d “Djelmoshat e rrezikshëm” tregojnë si ndryshuan pasi u bënë baballarë

“Si kuzhinier, gjithmonë vazhdoja ahengun pas punës me kolegët. Pastaj shkoja në shtëpi, zgjohesha, rinisja punën dhe ditët përsëriteshin. Nuk mund t’i bësh të gjitha këto pasi të bëhesh baba. Tash, dal ndoshta një herë në disa muaj, dhe vërtetë nuk e ndjej mungesën e kohës para se të bëhesha prind. Nuk ka asgjë më interesante sesa një qenie tjetër njerëzore të varet nga ty dhe të mendojë se ti je bota për të. Tash e kam kuptuar, më shumë se kurrë, se duhet të ndjekë këtë shembull”. – ChrisParks.

Lifestyle-00003e “Djelmoshat e rrezikshëm” tregojnë si ndryshuan pasi u bënë baballarë

“E dija që para se djali të vinte në këtë botë, se ditët e ndejave dhe jeta e natës pa kurrfarë përgjegjësie pak a shumë do merrnin fund. Menjëherë u transformova nga një njeri që udhëtonte shumë dhe që jetonteëndrrat, nëpjesë të korit (së bashku me fëmijët e mi) duke kënduar këngët e SesameStreet. Pasi u bëra baba jeta ime ndryshoi rrënjësisht për të mirë. Ai është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë”. – McClainBohach.

Lifestyle-00003f “Djelmoshat e rrezikshëm” tregojnë si ndryshuan pasi u bënë baballarë

“Roli i babait për muaka ndryshuar rrënjësisht me kalimin e viteve. Nuk kam qenë afër fëmijëve pas lindjes për shkak të aktiviteteve “jashtë orarit” prej të cilave nuk mund tëshqitesha, siç ishin përdorimi i narkotikëve dhe motoçikletat. Vendosa ta lë jetën e motoçikletave dhe aktivitetet tjera pasi kuptova se duhej të kujdesesha edhe për dikë tjetër – tash fëmijët e mi janë në rend të parë. Nuk isha gati të merrja rolin e babait në fillim. Por tash pasi iu jam përkushtuar fëmijëve, mezi pres të kthehem në shtëpi dhe të luaj e flas me ta. Të gjitha momentet që kalojë me ta janë shumë të rëndësishme për mua”.

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven + 15 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.