Hobi e liron stresin po aq sa ushtrimet trupore

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Hobi e liron stresin po aq sa ushtrimet trupore

Nxjerrini shtizat e juaja për thurje: gjyshet kishin diçka me atë shallin e gjatë që e bartnin në çantat e tyre. S’ka rëndësi a ju pëlqen të punoni në kopsht, të rregulloni makina të vjetra, apo edhe të kombinoni tekstet e këngëve të Drake e Taylor Swift, studimi i ri ka zbuluar se hobi është po aq i rëndësishme për shëndetin sa janë edhe ushtrimet në sajë të aftësisë së tyre për ta liruar stresin. Është e vërtetë, dashuria e juaj për trena model është po aq e mirë sa dashuria e juaj për vrapimin.

Hobi e liron stresin po aq sa ushtrimet trupore Hobi e liron stresin po aq sa ushtrimet trupore

Studimi, i publikuar në The Annals of Behavioral Medicine, ka ndjekur mbi 100 të rritur përderisa ata i kanë kryer aktivitetet e tyre ditore. Pjesëmarrësit kanë mbajtur monitorë të zemrës dhe kanë plotësuar disa sondazhe periodike për të raportuar aktivitetet e tyre dhe se si ata janë ndjerë. Pas tri ditëve, hulumtuesit kanë gjetur se njerëzit që ishin të angazhuar në aktivitete të kohës së lirë kanë 34% më pak stres dhe janë 18% më pak të pikëlluar gjatë aktiviteteve. Jo vetëm që ata raportojnë që ndjehen më të lumtur, por edhe rrahjet e zemrës i kishin më të ulëta dhe efekti qetësues zgjati për disa orë.

Çuditërisht, shkencëtarët thonë se nuk kishte shumë rëndësi se çka bënin pjesëmarrësit, përderisa ishte diçka që ata e shijonin. Pa e marrë parasysh pasionin, njerëzit treguan rënie të madhe të stresit.

“Nëse fillojmë të mendojmë për përfitimet që barten nga dita në ditë, nga viti në vit, përmirësimi i shëndetit nga lirimi i stresit gjatë kohës fillon të ketë kuptim,” thotë Matthew Zawadzki, Ph.D., asistent profesor i psikologjisë në Universitetin e Kalifornisë, dhe autori kryesor i studimit. “Stresi shkakton ngritjen e rrahjeve të zemrës, tensionit të gjakut dhe nivelit të hormoneve, kështu që sa më shumë t’i parandalojmë gjendjet e mbingarkuara, aq më pak ngarkesë ai ndërton te ne.”

Stresi kronik në të shumtën e studimeve tregohet si shkaktar kryesor i sëmundjeve të zemrës, rritjes së depresionit, kryerjes se detyrës së dobët në shkollë dhe punë, shtimit të peshës, humbjes së kujtesës, uljes së sistemin imunitar, madje edhe vdekjes së hershme. Ekspertët e shëndetit publik e thërrasin këtë “vrasësi i heshtur”, për shkak të përhapjes së madhe në shoqërinë tonë. Pra, nxirrni furçat për pikturim, shkoni në dyqane të artizanaleve, shkundni pluhurin nga aparatet fotografike, ose vetëm relaksohuni – janë urdhrat e mjekut! Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + 8 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.