Kush do e menaxhoj Facebook-un pas vdekjes?

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Kush do e menaxhoj Facebook-un pas vdekjes?

Me siguri se nuk mendoni shumë se çfarë ndodhë me Facebook-un tënd pasi të vdisni – sepse, tingëllon pak morbide! Por rregullat e reja të Facebook-ut merren edhe me këtë çështje (aspak të këndshme).

Lifestyle-00004a Kush do e menaxhoj Facebook-un pas vdekjes?

Tash keni dy opsione: Mund të zgjidhni ta fshish faqen e Facebook-ut përgjithmonë, ose mund ta lësh “një kontakt trashëgimtar” – trashëgimtar i faqes tënde të Facebook-ut i cili do të merret me të pas vdekjes. Nëse zgjedh opsionin e dytë, trashëgimtari i Facebook-ut tënd ka mundësi ta shkruaj një postim në wallin tuaj (një përkujtim ose mesazh special), t’i përgjigjet kërkesave të reja për miqësi, dhe ta përditësojë foton e profilit. Kontakti që trashëgon Facebookun tuaj nuk do të ketë qasje në mesazhet private ose detajet e llogarisë.

Në rregull, tingëllon shumë morbide kur flitet se çfarë ndodhë pas vdekjes me Facebook-un tuaj, por ia vlen të mendohet se politika e re e Facebookut ua lehtëson sado pak dhimbjen të gjallëve në ato momente të vështira. Më herët, Facebook-u ka ofruar një llogari të thjeshtë përkujtimore të cilën askush s’ka mundur ta menaxhojë. Pas këshillave nga përdoruesit që kanë përjetuar humbjen e më të dashurve të tyre, kompania kuptoi se duhet bërë më shumë “në mbështetje të atyre që kanë humbur më të dashurit dhe që dëshirojnë të dinë se çfarë ndodhë me llogaritë e tyre pas vdekjes”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga Facebook. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + fifteen =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.