Gratë rikuperohen nga ndarjet më shpejt se burrat

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Gratë rikuperohen nga ndarjet më shpejt se burrat

Ka shpresë për zemrën e thyer: Përderisa gratë përjetojnë më shumë dhimbje pas një ndarjeje, ato rikuperohen më mirë se burrat, raporton hulumtimi i ri Brighamton University në New York dhe Unversity College London.

article-lifestyle-zemra Gratë rikuperohen nga ndarjet më shpejt se burrat

Hulumtuesit pyetën gati 6,000 njerëz nga e gjithë bota të vlerësojnë dhimbjen e ndarjes. Gratë raportuan nivele më të larta jo vetëm të dhimbjes emocionale por edhe fizike. Dhimbja e zemrës së thyer është e vërteta- hulumtime të mëparshme kanë treguar që të njëjtat fusha të trurit aktivizohen kur ndjejmë dhimbje emocionale dhe fizike e barna që heqin dhimbjen fizike sikur Tylenor mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes së vajtimit.

Dhembja e prekshme është aq e fortë sepse lidhja me të vërtetë ka më shumë kuptim për ne-të paktën në nivelin biologjik. “Thënë thjeshtë, gratë kanë evoluar të investojnë më shumë në lidhje sesa burrat,” tha autorja kryesore e studimit Craig Morris, hulumtuese në Binghamton University. “Një lidhje e shkurtër romantike mund të çojë në një shtatzëni nëntë muajshe e përcjellë nga vite dhëne e ushqimit të gjirit për një grua, kurse burri mund ta ketë “lënë skenën” minuta pas takimit, pa investim të mëtutjeshëm biologjik.” Me fjalë të tjera, ata të cilët i zgjedhim për lidhje, paraqesin rrezik për të ardhmen tonë kështu që lidhemi më shumë për këdo që ia del nga procesi përzgjedhës- dhe humbja e një partneri do të thotë humbja e një të ardhme potenciale.

Në mënyrë interesante, përderisa ndarjet i godasin gratë më së shumti, ishin burrat ata që e kishin më të vështirë shërimin. Autorët e studimit zbuluan se shumë burra nuk rikuperohen kurrë plotësisht-ata thjeshtë shkojnë përpara.

“Burri ka të ngjarë të ndjejë humbjen shumë thellë dhe për një periudhë shumë të gjatë derisa të kuptojë se duhet të “fillojë garën” prapë nga fillimi të zëvendësojë atë që ka humbur-apo edhe më keq, ta kuptojë që humbja është e pazëvendësueshme,” tha Morris.

Pjesa e fundit është zakonisht më e vështira për ta përballuar për të dyja gjinitë-që personi që keni humbur është i pazëvendësueshëm. Personalisht, mendoj se fakti që e dimë që kemi gjasa të rikuperohemi më shpejt se ai na jep njëfarë ngushëllimi egoist. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × five =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.