Gratë që kalojnë shumë kohë ulur janë më të rrezikuara nga kanceri i gjirit

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Gratë që kalojnë shumë kohë ulur janë më të rrezikuara nga kanceri i gjirit

Një grua që kalon shumë kohë ulur si në punë ashtu edhe jashtë zyrës është më e rrezikuar nga kanceri i gjiri dhe ai endometrial, sugjeron një studim i ri suedez.

article-shendet-gruaja-ulur Gratë që kalojnë shumë kohë ulur janë më të rrezikuara nga kanceri i gjirit

Hulumtuesit analizuan informacion nga mbi 29,000 gra suedeze të moshave 25 deri 64 të cilat nuk kishin kancer gjatë kohës kur filloi studimi. Ato gra u përcollën për rreth 25 vite.

Subjektet e studimit ishin të ndara në tri grupe: ato që kishin punë ku qëndronin ulur (si puna në zyrë) dhe nuk merrnin pjesë në sporte rekreative, ato që kishin punë ku qëndronin ulur por merrnin pjesë në sporte (si vrapimi dhe hendbolli), dhe ato që kishin punë fizikisht aktive që kërkonin më shumë qëndrim në këmbë (si mësuese) dhe po ashtu merrnin pjesë në sporte rekreative.

Gratë të cilat nuk ishin aktive në punë ose në kohë të lirë ishin 2.4 herë më shumë të prirura të diagnostikohen me kancer endometrial  (kancer i mitrës) dhe 2.4 herë më të prirura të diagnostikohen me kancer të gjirit para menopauzës, në krahasim me ato që ishin aktive në punë dhe në kohë të lirë. Nuk kishte lidhje mes pasivitetit dhe rrezikut të rritur të kancerit të gjirit pas menopauzës.

Njerëzit që punojnë nëpër zyra mund të bëjnë gjëra të vogla gjatë ditës për të zvogëluar kohën e kaluar ulur sikur për shembull të përgatisin kafe ose të ecin deri në punë, tha Anna Johnsson, njëra nga autore e studimit dhe terapiste fizike në Lund University në Suedi.

Të gjeturat pajtohen me studime të mëparshme që kanë gjetur lidhje në mes të pasivitetit dhe rrezikut për kancer. Një studim i vitit 2014 zbuloi se çdo dy orë më shumë që kaloni ulur lidhet me 10% rritje të rrezikut për kancer endometrial dhe 8% rrezik për kancer në zorrën e trashë.

Një studim i 2011 vlerësoi se të qenit pasiv ishte e lidhur me 49,000 raste të kancerit të gjirit çdo vit në Shtetet e Bashkuara. (Janë rreth 230,000 raste të kancerit në gji të diagnostikuar herët në SHBA sipas National Cancer Institute.) Disa studime kanë sugjeruar se pushimet e shkurta gjatë ditës për të lëvizur ulin nivelin e molekulave në gjak që lidhen me rrezikun e kancerit. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen − 8 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.