Të gjithë duhet ta pranojnë që edhe joga llogaritet si ushtrim!

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Të gjithë duhet ta pranojnë që edhe joga llogaritet si ushtrim!

“Si ka mundësi që jeni kaq i fort? Duhet të bëni edhe diçka tjetër pos jogës!” A mund të jeni çmendurisht i fort duke ju falënderuar vetëm jogës? Po!

article-yoga-woman Të gjithë duhet ta pranojnë që edhe joga llogaritet si ushtrim!

Ja se çfarë nuk kuptojnë njerëzit rreth globit lidhur me joga: E gjithë joga nuk ka të bëjë me tërheqje të lehtë të muskujve, këngëve, apo meditimit ulur.

Ekziston një koncept i përgjithshëm i gabuar që joga do t’ju bëj fleksibil por jo “fit” (në formë të mirë trupore) dhe të fortë, kur në fakt joga është mënyra ideale për të balancuar fuqinë me fleksibilitetin.

A keni marrë pjesë ndonjëherë në një klasë energjike të jogës? Do djersiteni brenda pak minutash. A keni parë ndonjë rrjedhë të ashtangi yogi nëpërmjet atyre serive me lehtësinë e pendës? Nuk mjafton të bëjmë një balancim të vështirë krahu. Praktiko 90 minuta të vinyasa flow dhe të gjitha ushtrimet tjera do duken sikur jeni duke bërë pushime. Një ‘vinyasa’ është një sekuencë e zakonshme e sjelljeve e përdorur për lidhjen e pozave dhe mbajtjen e nxehtësisë së nxënësve duke u ndërtuar; imagjino të bësh “planks” dhe “pushups” pa ndërprerë.

Të gjitha këto stile të jogës, dhe shumë të tjera, na ndihmojnë të kyçemi shpejt në ushtrime. Të gjitha përdorin lëvizje në lidhshmëri me frymëmarrje, fokus dhe balancë.

Nuk mund t’u them se sa herë më ka ndodhur të shkojnë atletë që janë më të mirët në sportet e tyre por kanë nevojë për “child’s pose” 10 minuta gjatë orës. Nuk do të thotë që ata nuk kanë fuqi, është vetëm një mënyrë e re e vetëdijesimit dhe lëvizjes së trupit.

Vet fjala joga do të thotë “së bashku”. Ai i cili e praktikon jogën formon bashkimin e përsosur të fuqisë dhe fleksibilitetit, balancë absolute.

Një mësues i mirë do i shtyjë nxënësit e tij deri në skaj të fuqisë fizike dhe më pas do vazhdojë me diçka relaksuese dhe qetësuese. E kështu, shumë shpejt do keni një orë të mbushur me zgjatje dhe tonifikim muskujsh që do të thotë balancë e plotë.

Natyrisht ne nuk po themi që format tjera të ushtrimeve, siç janë ngritja e peshave apo vrapimi duhen lënë. Vetëm kuptojeni që joga nuk do të thotë të mos bëni ushtrime. Ju mund ta përdorni jogën për të balancuar ushtrimet e rregullta, por ushtrimet e jogës do numërohen 100% si aktivitete të përditshme që ju bëjnë të djersiteni dhe të kujdeseni për trupin tuaj.

Morali i këtij shkrimi: Sikurse edhe çdo gjë tjetër, duhet t’i përkushtoheni ushtrimeve dhe t’i bëni ato rregullisht, por po: Joga do ju bëj fit, të fort dhe bonusi më i madh: do ndjeheni shumë më mirë emocionalisht dhe shpirtërisht. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − 15 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.