7 gjëra që vetëm njerëzit me kokë dhembje mund t’i kuptojnë

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 7 gjëra që vetëm njerëzit me kokë dhembje mund t’i kuptojnë

Nëse jeni në dijeni se ekziston një dhembje e kokës që zakonisht ndodhë vetëm në njërën anë e njohur në anglisht edhe si “cluster headache”, atëherë e dini se…

Shendet-00009c 7 gjëra që vetëm njerëzit me kokë dhembje mund t’i kuptojnë

1. Është kokë dhembja më e keqe
Të gjithë ata që vuajnë nga kjo lloj kokë dhembje – dhe mjekët e të afërmit e tyre – pajtohen: Dhembja është brutale. Ky sindrom unik është aq intensiv sa që mund të krahasohet me një sulm, mund ta përplasësh kokën për muri ose t’i shkulësh flokët por dhembja nuk ndalet. Sulmet janë zakonisht të përqendruara në njërën anë të kokës dhe dhembja shpesh përshkruhet si një ndjenjë therëse në sy ose tëmth. Sulmet mund të ndodhin ditën (ose disa herë në ditë) dhe vazhdojnë për javë deri muaj; rreth 1.4 milionë amerikanë vuajnë nga këto lloj dhembje, sipas “American Headache Society”.

2. Në momente të caktuara të ditës dhembja shtohet
Këto lloj kokë dhembjesh mund të ndodhin ditën e natën pa pushim. Disa njerëz i përjetojnë sa herë shtrihen në shtrat, derisa të tjerët i përjetojnë këto sulme në mëngjes, pasdite ose mbrëmjeve. Për disa tjerë, dhembjet mund të fillojnë në një periudhë të caktuar të ditës, le të themi në 2:30 pasdite çdo ditë. Kokë dhembje mund të jenë po ashtu sezonale, në pranverë ose vjeshtë.

3. Keni nevojë për një mjek që kupton problemin 100%
Edhe pse profesionistët e mjekësisë një herë dyshonin në ashpërsinë e kësaj lloj kokë dhembje, shumica e kuptojnë se sa e rëndë është. Mjekët e mirë punojnë me durim deri sa të përkufizojnë kombinimin e duhur të ilaçeve dhe sjelljeve që mund të qojnë në ndalimin e dhimbjeve të tmerrshme.

4. Nuk e dini çfarë është dëshpërimi pa e përjetuar këtë dhembje
Të jetosh me këtë lloj kokë dhembje do të thotë të jesh në kërkim të vazhdueshëm të shtyrjes së limiteve tua. Lista e opsioneve për ta parandaluar këtë dhimbje është e pafund – pjesërisht për shkak të origjinës krejtësisht të panjohur të kësaj dhembje koke.

5. Nuk ka asgjë më të mirë sesa një lehtësim me oksigjen
Njëri nga trajtimet më efikase është oksigjeni i pastër. Kjo është arsyeja pse njerëzit me kokë dhembje të tillë mbajnë gjithmonë oksigjenin afër. Sipas Klinikës Mayo, inhalimi i oksigjenit 100% me një shkallë minimum prej 12 litra në minutë, mund të parandalojë sulmet e dhimbjes. Marrja e ilaçeve siç është Imitrezi mund të ndihmojë po ashtu: ky tip i ilaçeve ka qenë efektiv në trajtimin e migrenës dhe shumë njerëz me këtë lloj kokë dhembje përfitojnë nga ky ilaç.

6. Shtëpia të bëhet burg
Kur ballafaqohesh me këtë lloj kokë dhembje, largimi nga shtëpia të duket ide e tmerrshme. Nuk keni trajtimin e duhur në rast se fillojnë dhembjet papritur dhe dhimbja është aq intensive sa që nuk mund ta fshihni atë në publik. Shumica e njerëzve që vuajnë nga kjo dhembje ankohen se ndjehen “agorafobik”.

7. Kurrë nuk do të humbni shpresën për një kurë
Kur kokë dhimbjet përsëriten, njëra ndër opsionet që mund ta konsideroni është të operoheni për t’i bllokuar sinjalet nervore, implante që mund të simulojnë qendra të caktuara në tru. Por po ashtu njëra ndër opsionet është edhe përdorimi i drogave psikodelike. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 + fifteen =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.