6 gjëra që peshëngritësit me përvojë i bëjnë çdo ditë

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 6 gjëra që peshëngritësit me përvojë i bëjnë çdo ditë

Pasi keni kaluar kohë në botën e peshave, filloni të krijoni zakone dhe qëllime ditore në vend se të fokusoheni në një qëllim afatgjatë. Peshëngritësit me përvojë i mbajnë qëllimet afatgjate por janë mjaftueshëm të arsyeshëm të kuptojnë se krijimi i zakoneve ditore krijon sukses afatgjatë. Nuk mund të ndërtoni muskuj, të hiqni dhjamë ose rrisni forcën vetëm duke vendosur një qëllim. Duhet të mendoni planin e veprimit çdo ditë nëse doni të keni jetëgjatësi si peshëngritës dhe të përparoni. Përcillni këto gjashtë gjëra që peshëngritësit me përvojë bëjnë çdo ditë dhe vazhdojnë në arritjen e suksesit afatgjatë.

article-fitnes-peshengritesit-pervoje 6 gjëra që peshëngritësit me përvojë i bëjnë çdo ditë

Ata i rishikojnë qëllimet e tyre

Peshëngritësit veteran e mbajnë syrin te çmimi dhe e bëjnë qëllimin e tyre, qëllim. Nëse kanë nevojë për të konsumuar 200 gramë proteina, 4 litra me ujë, 5 shujta ditore apo qëllime tjera, ata ia kujtojnë vetës ato disa herë gjatë ditës. Nëse janë duke ngritur pesha për pjesën e sipërme të trupit ata mendojnë për ushtrimet që duhet të bëjnë, në çfarë kohe janë duke i bërë dhe sa gjatë duhet të zgjasin. Poenta e kësa është se ata po i rikujtojnë vetës mini-qëllimet që i kanë vendosur vetes çdo ditë.

Ata lëvizin

Në të kaluarën,  peshëngritësit dhe të tjerë në grupin e peshave kishin frikë se nëse bënin lëvizje të tjera fizike, do të përfitonin më pak. Ata donin të maksimizonin rikuperimin dhe të mos mbi trajnoheshin. Tash e dimë se lëvizja dhe aktivizimi i përditshëm është i mirë për rikuperim. Tash shihni peshëngritës që përdorin shumë teknika në ditët e pushimit. Në ato ditë, një ecje e gjatë, zgjatimi ose çfarëdo aktiviteti tjetër fizik mund të jetë shumë i mirë për rikuperim dhe rritje afatgjate.

Ata vlerësojnë fizikun e tyre

Edhe pse trupi nuk ndryshon edhe aq nga dita në ditë, është e rëndësishme që të krijoni zakonin e kontrollit të fizikut dhe të vëreni ndryshimet dhe lëndimet apo problemet e tjera me lëvizjen. Prej një perspektive estetike, ju mban të ndershëm me gjendjen aktuale të rritjes së muskujve dhe dhjamit. Prej këndvështrimit të lëndimeve dhe problemeve me lëvizje, ju ndihmon të kuptoni nëse keni nevojë për pushim nga ushtrimet, të kontrolloheni te mjeku apo të sfidoni kufijtë tuaj kur ndiheni mirë.

Ata mbajnë ditar

Mbajtja e ditarit të ushtrimeve mund të jetë vegël e dobishme, sidomos në afatgjatë. Ju mundëson të reflektoni në çka ka funksionuar e çka jo. Ju mundësoni të përcillni progresin dhe të kujtoni problemet që keni pasur me një ngritje të caktuar dhe nëse një program i caktuar ju ka ndihmuar të përparoni. Nëse thjeshtë ushtroni dhe nuk i kushtoni vëmendje programeve të kaluara, dietave, gjumit, lëndimeve, si jeni ndjerë gjatë një programi dhe çfarë ushtrime, sete dhe përsëritje funksionojnë për ju, do ta keni më të vështirë të përparoni.

Ata kujdesen për trupin e tyre

Peshëngritësit e flaktë jo vetëm që mendojnë për ngritjen e peshave të rënda dhe të bëhen gjigantë. Kjo është çfarë djemtë në fakultet bëjnë, por pasi të ngrini pesha për më shumë se 10 vite, do të grumbulloni disa lëndime dhe probleme.  Këtu funksionojnë banjat me kripë Epson: shkuma që sillet, gjumi ekstra apo gjumi i shkurtë, masazhet dhe edhe joga mund të ju ndihmojnë. Nëse ngrini pesha mjaftueshëm gjatë do të fitoni urtësi dhe të gjeni mënyra për të vazhduar. Të bëheni gjigantë është një gjë por ta bëni për një kohë të gjatë do të kërkojë të kujdeseni për trupin tuaj.

Ata janë të qëndrueshëm

Peshëngritësit me përvojë e konsiderojnë atë si mënyrë jete, jo vetëm program. Ata e dinë se konsumi i ujit, gjumi, ngrënia korrekte dhe qëndrimi në dhomën e peshave do të shpaguhet vetëm nëse janë të qëndrueshëm. Sigurisht, mund të gabojnë një shujtë aty këtu dhe mungojnë në disa ushtrime por e dinë se qëndrueshmëria është çelësi. Ata kurrë nuk e lënë komplet ngritjen e peshave për periudha të gjata dhe i kushtojnë vëmendje dietës. Ata mendojnë për të çdo ditë, si dushi dhe larja e dhëmbëve. Nëse nuk po bëni diçka çdo ditë që të përmirësoni trupin tuaj, do ta keni më të vështirë ta quani vetën peshëngritës të vërtetë. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 3 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.