7 gjëra për humbje peshe që mund të mos i keni ditur kurrë

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 7 gjëra për humbje peshe që mund të mos i keni ditur kurrë

Kur është puna në humbjen e peshës, formula është e thjeshtë: dietë dhe ushtrime. Megjithatë, ngrënia më pak dhe stërvitja më shumë nuk do të thotë humbje peshe. Pesha nuk ju tregon kompozicionin e trupit tuaj, as vendet e fshehura të yndyrës, që i bën njerëzit ti fitojnë kilogramët përsëri pasi t’i kenë humbur ato.

article-weight-woman-reading 7 gjëra për humbje peshe që mund të mos i keni ditur kurrë

Çdo vjet, përafërsisht 45 milionë amerikanë hyjnë në dietë dhe shpenzojnë 29 miliardë dollarë në produkte për humbje peshe. Njerëzit që hyjnë në dietë i bëjnë 4 ose 5 tentime në vit për të humbur yndyrën e padëshiruar, mirëpo 95% e peshës së humbur kthehet në peshë të fituar. Kjo ndodh për shkak të dietave afat-shkurtër që aktualisht sjellin probleme në afat të gjatë kohor. (Për dietë afatgjate dhe natyrale vizitoni planidietal.com)

Një kuptim më i mirë i trupit tuaj dhe peshës së bashku me një dietë të shëndoshë dhe ushtrime mund t’iu japin trupin që e meritoni. Megjithëse miliona amerikanë mbajnë dietë dhe 2/3 e tyre janë mbipeshë, janë disa gjëra pak të njohura qe mund t’i kthejnë këto statistika. Humbja e peshës mund të jetë aq e thjeshtë si t’i heqësh me dorë.

1. Ju mund ta ndërroni metabolizmin tuaj

Ju nuk keni ngecur me metabolizmin që keni lindur, për të mirë ose për të keq. Metabolizmi është i lidhur me peshën, mirëpo një metabolizëm i ngadaltë nuk është shkaku i shtimit në peshë. Marrja e ushqimeve dhe pijeve së bashku me aktivitetet fizike përcaktojnë peshën tuaj.

Megjithatë, ju mund ta shpejtoni metabolizmin që t’ju ndihmoj të shpenzoni më shumë kalori. Një hulumtim më 2014 i publikuar në Journal of Strength and Conditioning Research ka gjetur se ushtrimet për forcë djegin afërsisht 2 herë më shumë kalori për minutë dhe mund të kthejnë prapa 50% të metabolizmin të ngadalshëm si rezultat i moshës. Metabolizmi juaj funksionon sipas ushqimit dhe ushtrimeve që ju i bëni.

2. Ju mund të jeni në peshë dhe fit

Një paragjykim i madh kur vjen te shëndeti është që madhësia ka rëndësi. Supozimi që sa më i hollë që jeni, aq më të shëndetshëm, është hedhur poshtë nga një hulumtim që thotë të kundërtën. Një hulumtim i 2008 publikuar në Archives of Internal Medicine ka gjetur se nga 5,440 amerikanë të testuar, 51% mbipeshë dhe 32% obezë kishin kolesterol, sheqerin në gjak dhe shtypjen e gjakut në nivele normale ndër gjërat tjera të shëndetshme. Ndërkohë, 24% e tyre kishin “metabolizëm abnormal”, që do të thotë se kishin shanse më të madhe për sëmundje të zemrës sesa të tjerët. Kjo provon që disa njerëz mbipeshë janë metabolikisht të shëndetshëm sa i përket zemrës.

3. Humbja e peshës herët dhe shpejtë ju ndihmon ta mbani të humbur

Ngadalë dhe sigurt zakonisht e fiton garën, përveç humbjes në peshë. Zgjedhja e humbjes së shpejtë të peshës mund ta mbajë peshën larg më lehtë. Një hulumtim i 2010 i publikuar nga International Journal of Behavioral Medicine ka gjetur se femrat që humbën peshën me shpejtë – më shumë se gjysmë kilogrami në javë – kanë humbur më shumë dhe kanë mbajtur në nivel humbjen sesa ato që kanë humbur më ngadalë. Femrat që kanë humbur peshë më shpejtë kanë konsumuar ushqime më të mira dhe më pak kalori se femrat tjera.

Humbja e peshës me shpejtësi mund të ndihmojë ta rregulloni ushqimin dhe ushtrimet.

4. Të ushtrosh më shumë nuk do të thotë të humbësh më shumë

Ushtrimet janë thelbësore në formulën për humbjen e peshës, mirëpo a ka ndonjë numër magjik? Të ushtrosh për 30 minuta në ditë në vend të 1 orë mjafton për humbje peshe. Një studim i 2012 i publikuar nga American Journal of Physiology gjeti që meshkujt e ulur që ushtrojnë çdo ditë për 30 minuta humbën më shumë peshë (3.1 kg) për një periudhë 13-javore sesa ata që ushtruan me intensitet të njëjte për një orë (2.2 kg). Hulumtuesit përfunduan se kohët më të shkurta të ushtrimeve rezultuan në më shumë kalori të djegura pa nevojën për ti zëvendësuar ato.

5. Flini më shumë që të peshoni më pak

Kohëzgjatja e gjumit mund të ketë efekt direkt në masën e trupit tuaj. Një hulumtim i 2014 publikuar në revistën Nutrition & Diabetes gjeti dietarët që bënin 8 orë e gjysmë gjumë humbën 56% më shumë peshë sesa ata që iu përmbajtën dietës së njëjtë mirëpo bënin 5 orë e gjysmë gjumë në natë. Efektet e mungesës së gjumit nxisin hormonet që rregullojnë apetitin (leptin dhe ghrelin) që do të thotë që do të jeni më të uritur dhe të ushqeheni më dobët. Hulumtimi sugjeron që veset e ushqimit dhe gjumi punojnë bashkë që të influencojnë humbjen e peshës.

6. Shkrimi mund të ju çojë në humbje kilogramësh

Kaloni peshat e ushtrimeve dhe merrni një laps dhe një fletë. Shkrimi i ushtrimeve mund të ju çojë në humbje peshe, indeks më të vogël të masës trupore (BMI), dhe një diametër më të hollë të belit, sipas hulumtimit të 2012 publikuar në revistën Psychological Science. Shkrimi i një liste të vlerave, siç janë lidhjet, politika dhe religjioni dhe pastaj të shkruash për më të rëndësishmen, ndihmoji pjesëmarrësit të humbin peshë dhe të jenë në kontroll të zakoneve të tyre. Përkushtimi i vëmendjes në atë që është e vlefshme për ty, mund t’i mbajë synimet në rregull.

7. Çokollata mund ta hollojë belin tuaj

Ngrënia e një copëze çokollate në ditë duket si kundër synimeve mirëpo është joshëse. Një hulumtim i 2011 publikuar në revistën Journal of Nutrition gjeti anti-oksidant në kokoa që ndihmuan minjtë obezë dhe diabetik të jetojnë më gjatë dhe uljen e shkatërrimit të aortës arterike duke ulur deponimin e yndyrës.
Ja ku i keni. Ka më shumë në humbje të peshës sesa vetëm ngrënia e sallatave dhe ushtrimi në palestër. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + twenty =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.