10 gjëra për humbje peshe të cilat mjeku nuk ju tregon

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 10 gjëra për humbje peshe të cilat mjeku nuk ju tregon

A jeni gati të filloni një mënyrë jetese të re, të shëndetshme? Por para se të filloni, ka disa gjëra që duhet t’i dini.

10 gjëra për humbje peshe të cilat mjeku nuk ju tregon 10 gjëra për humbje peshe të cilat mjeku nuk ju tregon

Nëse mjeku juaj është duke ju inkurajuar për të humbur peshë, ai ose ajo me siguri që do t’ju numërojë shumë përfitime shëndetësorë që mund të ju sjellë, si zvogëlimin e rrezikut të diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Por çfarë do t’ju sjellë në të vërtetë humbja e peshës? Nga gjallërimi i papritur deri tek efektet anësorë të bezdisshme, këto janë 10 të vërtetat e rëndësishme për humbjen e peshës që mjeku juaj me siguri nuk do të ju përmend.

1. Vetëm dieta – ose vetëm ushtrimet – nuk do të ndihmojnë

Rruga më e mirë për humbje peshe të qëndrueshme dhe afatgjate është një ditë e mirë dhe ushtrimet e rregullta. “Ata qe e zgjedhin ta provojnë njërën pa tjetrën janë duke e vështirësuar të gjithë procesin,” thotë Dr. Charles Pelitera, asistent profesor i kinesiologjisë dhe drejtor i shëndetit në Canisius College në Buffalo, NY “zakone të mira ushqimore , stërvitje, dhe konsistenca janë çelësi. ”

Në vend që të përpiqen për t’i ulni 500 kalori në ditë nga dieta juaj, thotë ai, është shumë më e thjeshtë për t’i ulni vetëm 200 ose 300, dhe plotësoni pjesën tjetër të deficitit të kalorive duke ushtruar. “Dhe mos e zvogëloni trajnimin për rezistencë,” thotë ai, duke shtuar se indet e muskujve ju do t’i zhvilloni do të bëjnë trupin tuaj që të djeg kalori shumë më shumë, madje edhe kur pushoni.

2. Nuk ju duhet ta kaloni një orë në palestër

Përfshirja e ushtrimeve në planin tuaj nuk do të thotë të regjistroheni në palestër ose të ndryshoni orarin tuaj për ta përfshirë një orë të djersitjes. “Mos provoni të ushtroni një orë pa u ndalur gjatë ditës; mund të duket shumë, veçanërisht për fillestarët,” thotë Dr. Higgins, profesor i mjekësisë në Shkollën Mjekësore UTHealth dhe shefi i kardiologjisë në spitalin Lyndon B. Johnson General.

Në vend të kësaj, ndani ushtrimet në sesione të vogla, si një shëtitje të shpejtë pas drekës dhe një tjetër para gjumit. “Është e dokumentuar se përfitimet e ushtrimeve mund të kenë një efekt voluminoz”, thotë Higgins. “Për sa kohë që ju bëni të njëjtën sasi totale të ushtrimeve gjatë ditës, ka të njëjtin efekt.”

3. Mund të ju ndryshojë disponimi shumë në fillim

“Kur njerëzit privohen nga diçka që janë mësuar, si ushqimi, ata kanë tendencë të ndihen shumë nervoz”, thotë Higgins. “Niveli i sheqerit në gjak ulet më tepër se njerëzit janë mësuar, dhe kjo i bën të kenë një durim shumë më të vogël.”

Kjo rënie e sheqerit në gjak mund të vështirësojë koncentrimin. “Jepini vetes pak kohë, këto gjendje zgjasin pak,” këshillon ai.

4. Mund të ndiheni të vetmuar

Një gjë që mjeku juaj nuk mund të ju përgatisë është vetmia intensive të cilën shumë njerëz kanë raportuar të kenë përjetuar duke humbur peshë. “Shumë dalje sociale sillen rreth ushqimit ose pijeve alkoolike, kështu që shumica e njerëzve i shmangen totalisht këtyre situatave – sidomos në fillim – gjë që çon në ndjenjën e izolimit,” thotë Higgins.

Rebecca Blake, një dieticiente e regjistruar dhe drejtoreshë e klinikës ushqimore në spitalin Mount Sinai Beth Israel, pajtohet me këtë. “Nëse keni ndonjë mik apo lidhje me qendër në ushqim, mund t’i dëshpëroni ata që ju nuk jeni më të interesuar për të ngrënë ashtu si keni bërë më parë,” thotë ajo. Për të shmangur vetminë, kërkoni mbështetje nga njerëz në situatë të ngjashme.

5. Peshorja do të duket sikur ka ngecur

Për humbje peshe që zgjat, i ngadalshmi dhe i qëndrueshmi e fiton garën, dhe kjo mund të jetë shumë më e ngadalshme dhe më e qëndrueshme se sa ju e mendoni. “Ju nuk do të shkoni nga mbipesha në peshë normale brenda një viti. Një numër i studimesh tregojnë një qëllim jo shumë agresiv rreth humbjes së 10 përqindëshit të peshës për një periudhë 12 mujore,” thotë Higgins.

Në vend që të fiksoheni në numrat në peshore, thotë Higgins, Provoni të vëreni ndryshime në nivelet e energjisë, disponimit, dhe ndjenjës së përgjithshme të shëndetit, të cilat janë tregues shumë të rëndësishëm të shëndetit të përmirësuar.

6. Mund dhe nuk mund të prisni rezultate që ju ndryshojnë jetën

Përderisa humbja e peshës do të ketë ndikim pozitiv dhe të përhershëm në shëndetin tuaj të përgjithshëm, “ndonjëherë mund të ketë ndonjë te poshtëze pas humbjes së madhe të peshës,” thotë Blake.

“Mund të jetë se njerëzit mendojnë se gjithçka do të rregullohet nëse ata humbin peshë, jeta e tyre si dhe marrëdhëniet me njerëz, por ja që humbja e peshës nuk i zgjidh të gjitha problemet e tyre. Kjo mund të jetë zhgënjyese.”

Kjo është arsyeja pse duhet të mbahet një raport i hapur me shoqërinë, familjen dhe partnerin në lidhje me pritjet dhe mënyrën e jetesës, thotë ajo, dhe mos harroni se humbja e peshës është vetëm fizike. “Ne nuk e kemi ndryshuar atë që është brenda. Është e rëndësishme që t’i mbajmë shpresat në nivele të arsyeshme,” shton Blake.

7. Shija juaj mund të ndryshojë

Nëse jeni duke planifikuar të humbni peshë duke iu nënshtruar kirurgjisë bariatrike, bëhuni gati që disa nga ushqimet e tuaja të preferuara nuk do të shijojnë si më parë pas kirurgjisë. Një studim i Universitetit të Stanfortit zbuloi se 87 për qind e pacientëve kanë raportuar një ndryshim në shijim pas operacionit bariatrik – një efekt anësor që mund t’i ndihmojë ata të humbin më shumë peshë.
Përderisa gjysma e tyre thanë se shija u bë më intensive, gjysma tjetër thanë se ushqimi i tyre shijonte më pak; këta të fundit humbin përqindje më të madhe të peshës gjatë periudhës tre mujore.

8. Lidhja juaj mund të dëmtohet

Lidhjet romantike mund të goditen kur njëri nga partnerët humb një sasi të madhe të peshës. “Në të vërtetë mund të ketë një ndryshim se si partneri juaj ju percepton”, thotë Blake. “Ka xhelozi dhe pakënaqësi ose mundësia e ndjenjës së “padenjë” në paraqitjen e përmirësuar të partnerit”, thotë ajo, të cilat mund t’i bëjnë dëm lidhjes suaj.

Për të mbrojtur lidhjen tuaj, bëni prioritet komunikimin dhe ndjeshmërinë e ndjenjave të njëri-tjetrit.

9. Jeta juaj seksuale mund të zhytet – ose ngritet

Përveç se shkaktohet një grindje emocionale, efektet e humbjes së peshës mund të ju ndjekin edhe në dhomën e gjumit. “Njerëzit mund të vërejnë se epshet e tyre po ulen”, thotë Higgins, i cili thotë se ndjenjat e stresit, nervozizmi dhe lodhjet e lidhura me fillimin e planit dietal për humbje peshe mund të kontribuojnë në një rënie fillestare në jetën seksuale. “Kur njerëzit fillojnë të humbin peshë, zakonisht epshi i tyre kthehet,” thotë ai.

Një studim ka gjetur se edhe njerëzit që kanë humbur 5 deri në 10 për qind të peshës së tyre trupore kanë përjetuar një rritje të konsiderueshme në epsh pas humbjes së peshës.

Së fundi: Pritni që jeta juaj seksuale do të ndryshojë dhe kjo gjë është shumë normale.

10. Mund të ndiheni më të pasur

Mund të befasoheni kur ta vëreni se duke u lehtësuar, kuleta juaj bëhet më e rëndë. “Në përgjithësi, të qenit mbipeshë është më e kushtueshme,” thotë Higgins, i cili tregon për shpenzimet si të udhëtimit apo ngrënies jashtë që në përgjithësi është më e shtrenjtë për njerëzit mbipeshë. Pas humbjes së peshës, shton ai, “ju do të keni më pak shpenzime mjekësore, për shkak se do të keni më pak gjasa të keni probleme mjekësore që lidhen me peshën tuaj.

Kur keni peshë të shëndetshme, sistemi juaj imunitar është më i mirë, kështu që jeni më pak të prirë të sëmureni apo të merrni medikamente. “Sipas qendrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, shpenzimet mjekësore për njerëzit mbipeshë ishin 1200€ më shumë se ata që kishin peshë normale”. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four − 3 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.