6 gjëra që nuk i keni ditur për bajamet

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 6 gjëra që nuk i keni ditur për bajamet

Bajamet janë të njohura për rritjen e shëndetit të zemrës dhe janë të mbushura me shumë përfitime të tjera shëndetësore të mjaftueshme ta sigurojnë një vend në listën tonë për ‘’50 ushqimet më të shëndetshme të të gjitha kohërave’’. Por para se të rrëmbeni një grusht bajame, konsideroni disa nga faktet e panjohura të tyre.

article-weight-loss-almonds 6 gjëra që nuk i keni ditur për bajamet

1. Bajamet i përkasin familjes së pjeshkës

Arrën të cilën e njohim si bajame teknikisht është fryt i pemës së bajameve, një pjesëtarë i familjes së pemëve prunus. Kjo kategori e frutave te forta përfshin pemë dhe shkurre që prodhojnë fryte ushqimore siç janë qershitë, kumbullat, pjeshkat dhe nektarinat. (Tani që po mendoni për këtë, a nuk ngjasojnë me arrat?) Si familjarë, bajamet dhe frutat në të njëjtën familje mund të shkaktojnë reagime të njëjta nga alergjitë.

2. Bajamet janë një ndër farat me më së paku kalori

Për 30g që shërbehet, bajamet ngjasojnë me arrat indiane dhe fëstëkët me 160 kalori. Ato gjithashtu kanë më shumë kalcium se çdo arrë tjetër, plus afër 9 gram yndyrë monounsturate për një zemër të shëndoshë, 6 gramë proteina, dhe 3.5 gram fibra për çdo 30g.

3. Bajamet janë më të shëndetshme të papërpunuara apo të papjekura

Nëse ju shikoni bajame të paketuara me fjalët ‘’të pjekura’’, mendoni këtë: Ato mund të jenë nxehur nga ndonjë yndyrë jo e shëndetshme, thotë Judy Caplan, R.D. Ndërkohë kërkoni për fjalën ‘’të papjekura’’ ose ‘’të thata’’.

4. Por bajamet e ‘’papërpunuara’’ nuk janë saktësisht të ‘’papërpunuara’’

Dy shpërthime të salmonellës, një në 2001 dhe një në 2004, u formuan nga bajamet e papjekura nga Kalifornia. Që nga viti 2007, USDA ka kërkuar vazhdimisht që bajamet të sterilizohen para se të shiten në publik. FDA ka miratuar disa metoda të sterilizimit ‘’që demonstrojnë efikasitetin që arrihet kur nga bajamet largojnë ndotjen e mundshme duke mos ndikuar në kualitetin e tyre’’, sipas Almond Board of California. Sidoqoftë, kundërshtarët e sterilizimit të bajameve thonë se një metodë e tillë me proceset e oxid propylenit, përmbajn rreziqe të shëndetit edhe më të mëdha se ato të salmonellës, që kur EPA e ka klasifikuar oxidin e propylenit si kancerogjen për njerëzit në rastet e ekspozimit të ngushtë.

5. Ju mund ta bëni vetë qumështin e bajameve

Gjithçka që ju nevojitet janë disa bajame, një ëmbëltues sipas dëshirës, pak ujë, dhe një procesor i ushqimit.

6. Bajamet janë një paketë që luftojnë kundër sëmundjeve

Sipas një studimi në vitin 2006, vetëm 30g i bajameve përmban të njëjtën shumë të polyphenolit, antioksidantë që mendohet të ndihmojë në luftën kundër sëmundjeve të zemrës dhe kancerit, sikurse një gotë me brokoli apo çaj të gjelbër. Sidoqoftë, duke konsideruar se studimi është bërë kryesisht nga Almond Board of California, ne nuk mund ta dimë me siguri këtë gjë. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − 14 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.