8 gjëra që ndodhni kur ndaloni së konsumuari kafeinë

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 8 gjëra që ndodhni kur ndaloni së konsumuari kafeinë

Kafeina është një qese e përzier. Konsumi i saj mund të sjellë përfitime-si përmirësimi i funksionit të kujtesës dhe, sigurisht nivele më të larta të kthjelltësisë- por pastaj dëgjon njerëzit duke thënë se e kanë lënë këtë gjë dhe jeta u ka ndryshuar. Para se të bëni edhe ju të njëjtën gjë, lexoni për këto 8 efekte anësore që mund të përjetoni nëse vendosni të jetoni pa kafeinë.

article-shendet-kofeina 8 gjëra që ndodhni kur ndaloni së konsumuari kafeinë

1. Do të ndiheni shumë keq (për pak kohë)

Nëse ndonjëherë keni kaluar shumë kohë pa kafeinë, e keni përjetuar shijen e tërheqjes-dhe është shumë e keqe. Simptomat përfshijnë lodhjen, kokë dhimbjet dhe disa ndryshime të mëdha në disponim, thotë Wesley Delbridge, RD, përfaqësues i the Academy of Nutrition and Dietetics. Ai madje rekomandon ti tregoni shoqërisë dhe familjes që jeni duke lënë kafeinën para se të filloni ashtu që ata të dinë arsyen pse jeni shndërruar në një njeri të tmerrshëm.

Përderisa çdo njeri është ndryshe, nëse konsumoni 400 deri 500 mil. kafeinë në ditë (që i bie diku 3 deri 4 filxhanë kafe, 6 filxhanë çaj apo 10 kanaçe me pije gazuese), me siguri do ti ndjeni efektet, thotë ai. Këto efekte zakonisht zgjasin 7 deri 10 ditë, por mund ti minimizoni duke e lënë kafeinën në mënyrë graduale. Çdo 2 apo 3 ditë, zvogëlojeni konsumin nga pak. Pini vetëm gjysmë filxhani, apo përziejeni kafen e rregullt me një pa kafeinë.

2. Do të humbni peshë

article-shendet-kofeina-1 8 gjëra që ndodhni kur ndaloni së konsumuari kafeinë

“Nuk mendoj se personi mesatar e kupton sasinë e kalorive që konsumojmë me anë të pijeve me kafeinë,” thotë Delbridge. Sigurisht, ju e dini se pijet me gaz dhe me kafe janë bomba për shtim në peshë që po presin të shpërthejnë, por edhe vetëm pak krem apo sheqer në kafe mund ti shtojë 200 kalori pijes suaj. Pini vetëm disa gjatë ditës dhe shihni sa lehtë mund të humbni në peshë vetëm duke hequr dorë nga pijet me kafeinë.

3. Ose do të fitoni peshë

article-shendet-kofeina-2 8 gjëra që ndodhni kur ndaloni së konsumuari kafeinë

Kafeina është shtypës oreksi shumë i fortë për periudha të përkohshme. “Do të ndiheni më të uritur kur të lini kafeinën”, thotë Delbridge. Gjithashtu, sipas MayoClinic, kafeina mund të rrisë shpejtësinë e metabolizmit. Efekti është i vogël por nëse pini kafe të zezë, ka shumë të ngjarë që të djegin më shumë kalori sesa që kafeja përmban, që do të thotë ju ndihmon të humbni në peshë. Hiqni dorë nga ajo dhe do të shihni ndryshime në peshore.

4. Do të flini më shumë dhe do të keni më shumë energji

article-shendet-kofeina-3 8 gjëra që ndodhni kur ndaloni së konsumuari kafeinë

Konsumi i kafeinës edhe 6 orë para fjetjes mund të prishë gjumin më vonë gjatë natës thotë hulumtimi i Journal of Clinical Sleep Medicine. Efekti: Zgjoheni të lodhur dhe me nevojë për kafeinë. Cikli vazhdon. Kjo është arsyeja pse njerëzit që nuk konsumojnë kafeinë flenë më thellë dhe më mirë se ata që pinë edhe fare pak kafe, thotë Delbridge. Me siguri që do të ndiheni më të lodhur përderisa trupi juaj i përshtatet jetës pa kafeinë (shihni nr.1). Por në afatgjatë, do të keni më shumë energji sesa ajo që do të merrnit nga një ekspres.

5. Do të ndiheni më të qetë

article-shendet-kofeina-4 8 gjëra që ndodhni kur ndaloni së konsumuari kafeinë

Kafeina është stimulues, që do të thotë se prek pedalin e gazit të sistemit tuaj nervor. Kafeina nxit lirimin e adrenalinës, duke ju vendosur në pozitën “lufto ose ik”, pa nevojë. Gjithashtu, duke qenë se kafeina është vasokonstrikor, duke ngushtuar venat e gjakut shkakton ngritjes e presionit të gjakut, thotë Delbridge. Hiqni dorë nga kafeina dhe do të ndiheni më pak të stresuar apo në ankth, thotë ai.

6. Ushtrimet do ta pësojnë

article-shendet-kofeina-5 8 gjëra që ndodhni kur ndaloni së konsumuari kafeinë

Sidoqoftë, ajo ndjenja “Lufto ose ik” mund të ju shërbejë nëse jeni duke vrapuar në një garë apo jeni duke ushtruar, thotë Delbridge. Madje, The American College of Sports Medicine ka deklaruar se kafeina përmirëson performancën dhe intensitetin në ushtrime. E përderisa këtë e dini tashmë, sa më fort të ushtroni, aq më shumë do të përfitoni.

7. Stomaku juaj do të jetë më i lumtur

article-shendet-kofeina-6 8 gjëra që ndodhni kur ndaloni së konsumuari kafeinë

Nevoja e madhe që shkaktohet nga kafja është kërcënim real dhe i vazhdueshëm për të gjithë konsumuesit. Kjo sepse, përveç faktit që kafeina përshpejton gjërat në sistemin tretës, kafja është shumë acidike që mund të shkaktojë vizita të shpeshta në banjë. Praktikisht, eliminimi i kafeinës nga dieta juaj do të parandalojë shumë vizita emergjente në banjë.

8. Do të humbni anti-oksidantë

article-shendet-kofeina-7 8 gjëra që ndodhni kur ndaloni së konsumuari kafeinë

Kafja është burimi nr.1 i anti-oksidantëve në dietën e Amerikanit mesatar, thotë hulumtimi i University of Scranton. Kjo mund të jetë arsyeja pse një studim i publikuar në Breast Cancer Research zbuloi se gratë që pinë pesë ose më shumë filxhan kafe në ditë janë 57% më të prirura të fitojnë receptor estrogjeni- kancer negativ i gjirit në krahasim me ato që pinë më pak se një filxhan në ditë. Një studim tjetër i fundit nga American Journal of Epidemiology zbuloi se të pini tre deri pesë filxhanë kafe në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës për 21%. Në të njëjtën kohë, çaji i gjelbër është po ashtu një ndër burimet më të pasura ma anti-oksidantë, thotë Delbridge. Kështu, nëse po hiqni dorë nga kafja, është ide e mirë nëse filloni të rrisni konsumin e frutave dhe perimeve. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten − 3 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.