7 gjëra që ndodhin kur nuk konsumoni më gluten

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 7 gjëra që ndodhin kur nuk konsumoni më gluten

Këtyre ditëve shporta me bukë gati është zhdukur.  Qindra milionë njerëz thonë se janë duke punuar për të eliminuar glutenin nga dieta e tyre – edhe pse vetëm 1% e popullsisë vuan nga sëmundja e celiakut, çrregullim i tretjes që nxitet nga proteina e glutenit që gjendet në grurë, elb dhe drithëra tjera.

article-ushqim-gluten 7 gjëra që ndodhin kur nuk konsumoni më gluten

Padyshim që ushqimet pa gluten janë një industri gati një miliard dollarësh (që po rritet). Alessio Fasano, MD, themelues dhe drejtor i Center for Celiac Research në Massachusetts General Hospital dhe autor i Gluten Freedom, nuk mendon që kjo industri do të ngadalësohet në të ardhmen e afërt.

“Ndryshe nga dietat e tjera në modë, ka njerëz të cilët me të vërtetë kanë nevojë të konsumojnë ushqime pa gluten për arsye shëndetësore, kështu që ato do të ekzistojnë gjithnjë”, thotë Fasano.

Por nëse nuk keni sëmundjen e celiakut, a do të thotë kjo që ushqimet pa gluten janë më të mira edhe për ju? Kur hiqni dorë nga gluteni, bëhet shumë e vështirë që të hani ushqime të shpejta tradicionale ose shujta të shpejta të pashëndetshme. Për këtë arsye, Fasano thotë se ai e kupton argumentin që dieta pa gluten është e shëndetshme.

“Por këtë nuk e bëjnë shumica e njerëzve,” thotë ai. “Shumica nisin konsumin e produkteve pa fluten si pica, pasta, birra dhe biskotat, dhe kështu ushqimet pa gluten nuk janë gjithnjë më të mira dhe në shumë mënyra mund të jenë më të këqija.”

Natyrisht, ka argumente që heqja dorë nga gluteni gjithashtu përmirëson lëkurën si dhe shëndetin tuaj kognitiv. Pra çfarë mund të pritni nëse hiqni dorë nga gluteni? Ja çfarë.

1. Me siguri nuk do të humbisni në peshë.

Pa gluten nuk do të thotë pa kalori. Në fakt, mjaft versione të ushqimeve pa fluten përmbajnë më shumë kalori, më shumë yndyra, më shumë sheqer, më shumë natrium sesa ushqimet e tjera me gluten, për të kompensuar dallimet në shije dhe ndërtim që shkaktohen me largimin e grurit, thotë Fasano. Gjithashtu, kur besoni se një ushqim pa gluten është i mirë për ju, ju hani më shumë nga ai – në dëm të belit tuaj. Nëse do të heqni dorë nga gluteni, përqendrohuni në shtimin e frutave, perimeve dhe mishit pa dhjamë në dietën tuaj, në vend se ta zëvendësoni ushqimin me gluten me versione pa gluten të produkteve të procesura njëlloj, thotë Fasano.

2. Fatura në dyqan mund t’ju rritet

Portofoli juaj mund të jetë vendi i parë që ndjeni efektet e një diete pa gluten. Produktet pa gluten si xhevreku, pasta dhe biskotat kushtojnë dy-tri herë më shumë sesa versionet e tyre me bazë gruri, sipas një studimi të botuar në Journal of Human Nutrition and Dietetics. “Ushqimet pa gluten janë më të shtrenjta për t’u gatuar sepse përdorin drithëra të veçanta, dhe prodhuesit duhet të ndjekin procedura specifike për të shmangur kros-kontaminimin”, thotë Fasano.

3. Mund t’ju dhemb barku

Më shumë se 90% e amerikanëve nuk arrijnë sasinë e rekomanduar të fibrave (25g për gra, 38 6 për burra), sipas një studimi në Journal of Nutrition. Ushqimet me bazë drithërash janë 44% pjesë e sasisë tashmë të varfër të fibrave që amerikanët konsumojnë. Përzgjedhja e ushqimeve pa gluten mund ta ulë sasinë e fibrave që konsumoni në mënyrë përmbajtjesore. Ku do të ndihet kjo më së shumti: në zorrë. “Fibrat kanë nevojë për mikrobiome”, thotë Fasano. Bakteret intestinale ushqehen me fibra dhe prodhojnë një acid yndyror me zingjir të shkurtër të quajtur butyrat. “Butyrati ndihmon në mbajtjen e zorrës të shëndoshë dhe funksionale, kështu që kur nuk ka mjaftueshëm jeni më të prirë për të zhvilluar inflamacion në zorrë, sindromën e zorrës së irrituar, ngërçe stomaku dhe më shumë”, thotë Fasano. Bizelet, legumet, perimet dhe orizi bojëkafe janë të gjitha burime të mira të fibrave pa gluten.

4. Do të doni të qëndroni në shtrat

Kur eliminoni grurin, elbin dhe thekrën nga shujtat tuaja, ju jo vetëm që largoni glutenin, ju largoni edhe shumë përbërës tjerë ushqyes që vinë me këto ushqime – në mënyrë të natyrshme apo të fortifikuar – përfshirë këtu hekurin, fibrat, acidin folik, zinkun, vitaminën D, dhe më shumë. “Kur duhet ta vendosim dikë në një dietë pa gluten për shkak të sëmundjes së celiakut, ne e bëjmë vetëm nën mbikëqyrjen e një dietologu për t’u siguruar që ata po marrin përbërësit tjerë ushqyes që ju mungojnë”; Fasano thotë. “Nuk ka dyshim që nëse e bëni vetë pa i kushtuar vëmendje këtyre zbrazëtirave, mund të zhvilloni mungesë lëndësh ushqyese”. Shenja të këtyre mungesave përfshijnë lodhje, dobësi, humbje flokësh, ndryshime në disponim, kapsllëk dhe kapërcim të cilkit menstrual.

5. Do të konsumoni më shumë arsenik

Kur prodhuesit largojnë përbërësit me gluten si gruri, ata zakonisht i zëvendësojnë ata me drithëra pa gluten si orizi. Problemi është që orizi është burim i madh i arsenikut jo-organik, një mineral që gjendet në dhe, fertilizues dhe ujë që mund t’i kontribuojë kancerit të mushkërive, kancerit të fshikëzës, kancerit të lëkurës, kancerit të zemrës dhe diabetit tip 2, sipas të dhënave nga Consumer Reports. Studiuesit spanjollë kanë gjetur se ndjekja e një diete pa gluten rritë në mënyrë signifikante sasinë e arsenikut që njerëzit konsumojnë.

6. Mund ta rritni rrezikun për kancer

Një arsye pse shumica e njerëzve zgjedhin ushqimin pa gluten: Ndjekin dietën Paleo, një tjetër dietë e famshme, që lobon për ushqyerjen pa drithëra (që i bie edhe pa gluten). Ky stil i të ushqyerit si njerëzit e shpellave gjithashtu inkurajon ngrënien e mishit. Për fat të keq, shtimi i proteinave mund ta rrisë rrezikun për kancer. Në një studim të fundit, njerëz nga moshat 50 deri në 65 që hanin dieta me shumë proteina me 20% të kalorive nga proteinat (nga burimet shtazore kryesisht), kishin katër herë më shumë gjasa për të vdekur nga kanceri, sesa njerëzit me dieta me pak proteina, raporton revista Cell Metabolism. Studiuesit besojnë që marrja e tepërt e proteinave rrit nivelin e hormonit të rritjes IGF-1, që mund të inkurajojë rritjen e qelizave të kancerit. (Ata nuk gjetën rrezik për vdekje te njerëzit që merrnin proteina nga burime me bazë bimore).

7. Do të ndiheni më të lumtur

Përderisa sëmundja e celiakut prekë vetëm 1% të popullatës, ka një tjetër gjendje e cila prekë deri në 20 milionë amerikanë: ndjeshmëria non-celiak ndaj glutenit (NCGS). Këta njerëz nuk janë pozitiv në testet ndaj glutenit, por kur e konsumojnë atë përjetojnë simptoma si shqetësim të traktit gastrointestin, mendje të mjegulluar dhe depresion. Studiuesit italianë së fundmi kanë konfrimuar këtë diagnozë kur iu dhanë pjesëmarrëve që besonin se gluteni ishte përgjegjës për simptomat e tyre, një hap me gluten apo një placebo. Edhe pse pjesëmarrësit nuk e dinin cilën po e merrnin, simptomat e tyre ishin më të rënda kur merrnin kapsulën me gluten. Një studim i botuar në Alimentary Pharmacology & Therapeuticsgjeti se njerëzit me NCGS përjetuan një rritje në simptomat e depresionit kur konsumuan dietë me gluten. “Vetëm tani po i kuptojmë mënyrat e ndryshme me të cilat gluteni afekton trupin,” Fasano thotë. “Një ndër çështjet më mbresëlënëse por pak e kuptuar është lidhja midis glutenit dhe trurit.” ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 4 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.