9 gjëra që mund të ju mësojë çdo mashkull muskulor

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 9 gjëra që mund të ju mësojë çdo mashkull muskulor

Syno grupe të shumta muskujsh
Planifiko stërvitjet rreth ushtrimeve komplekse, dhe plotësoji ato me ushtrime të izolimit. Ushtrimet komplekse përfshijnë më shumë se një grup muskujsh. Sa më shumë grupe të përfshihen, bëhet aq më shumë punë nga muskujt dhe digjen më shumë kalori.

9 gjëra që mund të ju mësojë çdo mashkull muskulor 9 gjëra që mund të ju mësojë çdo mashkull muskulor

Përfshijë seritë dhe qarqet
Mësohu të rezistosh dhe t’i duash supersets (seri të njëpasnjëshme), trisets (tri seri të njëpasnjëshme), giant sets (seri të mëdha) dhe circuits (qarqet). Kërcimi nga një ushtrim në tjetrin është perfekt për të përfituar nga ushtrimet e rezistencës me elemente të kardios.

Ushtro agresivisht
Çdokush mund ti bëjë 3 seri nga 10 herë, mirëpo me çfarë intensiteti po i bën ato? Çdoherë bëhu i vëmendshëm për formën tënde, mirëpo të zhvilluarit e dinë që duhet të ushtrosh rëndë dhe të jesh super i fokusuar. Rrite intensitetin e ushtrimeve duke mbajtur shënime dhe ule kohën e pushimit në mes të serive. Sa më pak kohë që i jep trupit të pushojë, ai duhet të punojë më shumë, gjë që rezulton në më shumë kalori të humbura.

Bëhu i përpiktë
Bëhu sa më i përpiktë që është e mundur. Është vështirë në botën dinamike që jetojmë, veçanërisht për ata që punojnë tërë ditën. Mirëpo edhe nëse ndihesh i ngadaltë apo i lodhur, duhet të jesh i sinqertë me veten për të vendosur pushim apo ushtrim. Një trajner i mirë duhet të dijë të bëjë një program për ju duke marrë parasysh orët e punës dhe nevojat për pushim.

Llogarit kaloritë
Mos ngec në dieta, mosngrënie ose të provosh t’i marrësh të gjitha karbohidratet në kohë të caktuar. Ajo që vlen është përgjithësia. Nëse je duke ngrënë më pak se javën e kaluar, je në rrugë të drejtë për humbje në peshë.

Ha vakte më të vogla përgjatë ditës
Jo për shkak se “të shpejtohet metabolizmi” mirëpo të ndihmon të luftosh urinë dhe ndryshimet e energjisë të shkaktuar nga vaktet e zakonshme 3 herë në ditë.

Kujdesu për karbohidrate
Burimet më të mira janë patatet, orizi dhe tërshëra. Do të ishte vështirë ta gjeje një të zhvilluar që konsumon shumë pemë, bukë apo ushqime të pjekura. Më pak karbohidrate në sistemin e juaj do të thotë më pak insulinë, që do të thotë më pak vend për yndyrë.

Gjërat e vogla shtohen shpejtë
Një lugë aty, pak këtu, është mirë të dalësh pak nga rregullat, mirëpo të gjitha ato 20, 40, 60 kalori shtohen shpejtë në fund të ditës.

Alkooli është zhgënjim për trupin
Alkooli ta shpif. Ai ngacmon metabolizmin, pushimin dhe mënyrën se si do ushtrosh nesër. Nëse duhet të konsumosh alkool, bëje në raste specifike dhe merr shumë ujë në mes pijesh. Rri larg nga përzierjet. Merr diçka me akuj ose me lëngje. Alkooli i rëndë është pak më mirë sesa birrat, sepse ka efekt me më pak sasi që do të thotë më pak kalori. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 5 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.