6 gjëra që gjatësia juaj tregon për shëndetin tuaj

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 6 gjëra që gjatësia juaj tregon për shëndetin tuaj

Rehatia e vogël për të gjitha gratë e shkurta dhe të gjata: Nuk ka gjatësi të përsosur për shëndetin tuaj. Rezulton që disa centimetra më shumë ulin rrezikun për disa probleme të zakonshme të shëndetit, kurse rrisin rreziqet për sëmundje tjera. Çlirohuni.

article-shendet-truri-gjatesia-1 6 gjëra që gjatësia juaj tregon për shëndetin tuaj

Kur e shkurta është e ëmbël

article-shendet-truri-gjatesia-2 6 gjëra që gjatësia juaj tregon për shëndetin tuaj

Nuk jeni të prirura për kancer. “Melanoma, tiroid, veshka, gjiri, zorra e trashë, dhe kancerit të rektumit janë të lidhura me gjatësi,” thotë Geoffrey Kabat, PhD, epidemiologjisteseniore në Albert Einstein College of Medicine në New York City. Mbi një seri të tri studimeve, ai zbuloi se gratë janë 5’10’’ janë rreth 30 deri 40% më të prirura të zhvillojnë këto lloje të kancerit në krahasim me gratë që janë 5’2’’. “Gratë më të gjata kanë organe më të mëdha dhe më shumë qeliza, kështu që shanset për zhvillimin e mutacioneve që çojnë në kancer janë më të mëdha,” shpjegon Kabut. “Është po ashtu e mundur që hormonet dhe faktorët e rritjes që ndikojnë gjatësinë po ashtu ndikojnë rrezikun e kancerit.”

Shanset e mpiksjes në gjak ulen. Nëse jeni 5’2’’ ose më të shkurtë dhe pesha është normale po afër normales, jeni tri herë më pak të prirur që të keni mpiksje të gjakut. Sipas një studimi nga University of Tromso në Norvegji, gjaku duhet të qarkullojë në distanca më të gjata në gra më të gjata, që dërgon në qarkullim të ulur dhe rrezik të rritur për mpiksje që shkakton goditje në tru. Përderisa nuk mund ta ndryshoni gjatësinë, rënia në kilogramë do të ndihmojë: Gratë e gjata pa probleme me peshë nuk kishin rrezik të lart të mpiksjeve.

Mund të jeni të fortë kur të arrini moshën 90 vjeçare. Njëra nga gjenet e lidhura me jetëgjatësi është përgjegjëse për gjatësinë e shkurt, sipas hulumtimit te Albert Einstein College of Medicine. Shkencëtarët zbuluan se një mutacion në gjene që ndalon rritje e faktorëve si insulin po ashtu zgjat jetën.

Kur gjatësia është më mirë

article-shendet-truri-gjatesia-3 6 gjëra që gjatësia juaj tregon për shëndetin tuaj

Zemra është më e sigurtë. Gratë që janë 5’8” kanë 28% më pak gjasa të keni sëmundje zemre sesa ato që janë 5’3”, thotë një studim britanik i publikuar në New England Journal of Medicine. Në fakt, për çdo dy e gjysmë centimetra që jeni më të gjatë se dikush nga gjinia juaj, hulumtuesit zbuluan se rrezikun për sëmundje të zemrës ulet për 14%. “Përderisa të qenit të gjatë nuk ju liron për të pirë duhan dhe për të ngrënë ushqim junk, i ofron më shumë mbështetje,” thotë Daniel Munoz, MD, instruktor i mjekësisë në divizionin e kardiologjisë në Vanderbilt University Medical Centernë Nashville. Gjenet e lidhura me të qenit të shkurtë, e rrisin rrezikun e niveleve të larta të kolesterolit.

Mendja është e forte. Një grua që është 5’7”, ka 50% më pak gjasa të vdesë nga demenca sesa një që është 5’1”, sipas një hulumtimi të University of Edinburgh’s Collegeof Medicine. Shkencëtarët besojnë se faktorët që kontribuojnë në gjatësi më të shkurtë-sëmundjet e fëmijërisë, stresi, dhe ushqimi i dobët-janë rrënja e rrezikut të lartë në vend të gjenetikës.

Shtatzënia dhe lindja nuk do të jenë aq të rënda. Nënat e ardhshme, të gjata 5’6” janë 18 deri 59% më pak të prirura për diabet shtatzënie sesa ato që janë 5’2”, raporton një studim i City University of New York që shikoi mbi 220,000 shtatzëni. Hulumtuesit nuk janë të sigurt pse por spekulojnë se gjenet e lidhura me gjatësi ndikojnë në tolerancë ndaj glukozës. Shumë lajme të mira për gra të gjata apo mesatare shtatzënë: një studim nga Tailanda zbuloi se të qenit 5’1” ose më i gjatë e ulë rrezikun për lindje me operacion. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × four =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.