8 gjëra që ekspertët e ushqimit nuk i konsumojnë asnjëherë

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 8 gjëra që ekspertët e ushqimit nuk i konsumojnë asnjëherë

E dini se cilave ushqime nutricionistët u qëndrojnë larg, por çfarë sa u përket njerëzve detyra e të cilëve është të ndalojnë sëmundjet që vijnë nga ushqimi?

article-food-never-eat-1 8 gjëra që ekspertët e ushqimit nuk i konsumojnë asnjëherë

Të hash shëndetshëm nuk do të thotë të konsumosh vetëm gjëra që nuk të shëndoshin, por edhe të kesh kujdes nga bakteret e rrezikshme që mund t’i bartin.

1. Jonxhë, rrepkë dhe jeshillëqe tjera

article-food-never-eat-2 8 gjëra që ekspertët e ushqimit nuk i konsumojnë asnjëherë

“Kontaminimi hyn në farë. Si pasojë e lagështisë së madhe, madje edhe vetëm disa baterie mund të shumëfishohen në miliona gjatë procesit. Dhe atëherë si konsumatorë ne nuk mund të bëjmë asgjë që ta reduktojmë rrezikun, përveç se t’i ziejmë ato. Gjë që nuk mund të bëhet nëse ato i vendosim në sandwich apo sallatë. Ka pasur mbi 70 shpërthime, që rezultojnë me mijëra sëmundje nëse kthehemi sërish në vitet e 70-ta.” -Benjamin Chapman, PhD, profesor i asociuar, specialist i ushqimit të sigurt, departamenti i rinisë, familjes dhe shkencave, North Carolina State University.

2. Ushqim bufesh

“Unë nuk jam fans i bufeve, prandaj nuk preferoj të ha ushqim aty. Mendoj se ka shumë mundësi për helmim, përmes transferimit të baktereve nga ushqimi në ushqim. Në kuzhinë, derisa jeni duke pritur në radhë, nga klientët, nga punëtorët, etj. Pastaj vjen ushqimi jo i zier mirë dhe jo i ftohur mirë, që mund të shkaktojë rritje të shumtë të baktereve.” – Catherine Nettles Cutter, PhD, profesoreshë dhe specialiste e ushqimit të sigurt, departamenti i shkencës së ushqimit, Pennsylvania State University

3. Mish lope i gjallë dhe i pa-gatuar

“Rrallë ndodh që burgerët me mish lope që janë gatuar në një temperaturë të ultë të brendshme të mos lejojnë mbijetesën e patogjenëve siç janë Salmonella apo E.coli. Varësisht nga individi që e ka ngrënë ushqimin e papjekur mirë, patogjeni mund të hyjë në traktin gastrointenstinal, të rritet dhe shumëfishohet, të prodhojë toksina, të shkaktojë simptoma siç janë diarre, vjellje, dhe temperaturë, duke i bërë njerëzit të ndjehen shumë keq apo edhe t’ju shkaktojë vdekjen atyre. Gatimi në një temperaturë prej 160 gradë celsius për mishin e lopës është shumë i mirë pasi që i vret patogjenet dhe parandalon sëmundjet e ushqimit. -Cutter

4. Vezët e gjalla

“Unë ju shmangem vezëve të gjalla dhe produkteve të vezëve të pa-gatuara. Nuk kam ndonjë problem me mishin, shpendët, dhe vezët nëse janë të gatuara mirë. E di që rreziku në Shtetet e Bashkuara është shumë i vogël, por unë kam punuar shumë gjatë karrierës sime në vende me klimë tropikale. Numri i vezëve të gjalla që janë të kontaminuara në regjionet tropikale është shumë më i madh se në Ameriken e Veriut sepse mikroorganizmat priren të lulëzojnë për shkak nxehtësisë së përditshme. Kam disa kolegë profesional në programet e ushqimit të shëndetshëm që janë sëmurë shumë keq si pasojë e konsumimit të vezëve të pa-gatuara përtej oqeanit. ” – James Rushing, phD, Joint Institute for Food Safety and Applied Nutrition, University of Maryland

5. Pjepri

article-food-never-eat-3 8 gjëra që ekspertët e ushqimit nuk i konsumojnë asnjëherë

“Derisa isha duke punuar me FDA në problemet e ushqimit të sigurt, isha në një laborator në Beltsville, Maryland, ku shkencëtarët po e shikonin pjeprin. Ata zbuluan që pastrimi i pjesës së jashtme mjaftueshëm është i pamundur. Pastaj mësova për njerëzit që sëmureshin nga patogjenët e lidhur me pjeprin, ushqimi i njëjtë i thjeshtë që e shihja tek ju servohej fëmijëve të mi në restauronte. Një grua e re me të cilën kam punuar vitin e kaluar për të ndihmuar në legjitimitetin e ushqimit të sigurt është sëmurë nga pjepri pothuajse një dekadë më vonë. Sot, ajo vuan nga artriti reaktiv. Ajo nuk është e vetmja.” -Darin Detwiler, MEd, Koordinator i politikës të ushqimit për STOP Foodborne Illnes dhe instruktor i rregullatorit të industrisë së ushqimit në Northeastern University në Boston,

6. Midhjet e pa-gatuara

“Këto organizma e filtrojnë ujin dhe zënë baterie dhe viruse. Të dhënat tregojnë saktë që konsumimi i gjallë i tyre është faktor kyç për shumë sëmundje infektive, disa prej të cilave janë shumë serioze.” -Jeffrey T. LeJeune, PhD, profesor dhe kryetar i programit hulumtues të shëndetit të ushqimit të kafshëve në Ohio Agricultural Research and Development Center

7. Qumështi i papërpunuar

“Një gjë të cilën unë e shmangi është qumështi i papërpunuar për shkak të rrezikut për infeksion me baterie. Qumështi i papërpunuar nuk trajtohet njësoj sikurse qumështi tradicional për t’u siguruar për mosaktivizimin e baktereve dhe organizmave tjerë që mund të jenë prezent. Nuk mund të flas për të tjerët, sepse ata duan të blejnë qumësht të papërpunuar. Mund të jetë që ata besojnë që ky qumësht ka përbërje të dobishme që hiqen gjatë procesit të pasterizimit.” – Felicia Wu, PhD, John A. Hannah profesoreshë e dalluar, departamenti i shkencës mbi ushqimin dhe ushqimin e njeriut, Michigan State University.

8. Bishtaja

article-food-never-eat-4 8 gjëra që ekspertët e ushqimit nuk i konsumojnë asnjëherë

“Shumë nga bishtajat burimin e kanë në Kinë, ku shumë ushqime janë të sigurta, dhe shumë nuk janë. Para shumë vitesh ka pasur një shpërthim të melamines që rezultojë me manipulim të ekonomisë. Melamina është një përbërës plastik, dhe njerëzit po e zëvendësonin atë për gjëra të tjera siç është ushqimi për qen dhe ushqimi i bebeve, thjeshtë për të fituar para. Manipulimi i ekonomisë është i shfrenuar në atë zonë, kështu që personalisht qëndroj larg ushqimit me origjinë nga Kina. Pavarësisht të shpifjeve të vazhdueshme Shtetet e Bashkuara janë akoma vendi më i sigurt në botë sa i përket ushqimit. Kuptohet që çfarëdo sëmundje që rrjedh nga ushqimi është e papranueshme, por industria në Amerikë ka punuar shumë për të krijuar ushqim të sigurt.” -Paul A. Hall, PhD, Nënkryetar për ushqim të sigurt dhe kualitet ne Flying Food Group.

Si të mbrohemi

Disa ekspertë ushqimor në fakt nuk mund të garantojnë për asnjë ushqim që është krejtësisht i sigurt. “Për mua personalisht, nuk ekziston asnjë ushqim në veçanti të cilin nuk e kisha ngrënë për shkak të shqetësimit të sigurisë,” thotë Barry E. Parsons, instruktor i certifikuar në ServSafe dhe SafeMark. “Kur jam në rolin e konsumatorit dhe hyjë në ndonjë restorant ajo çfarë bëj është që shikoj disa pjesë të restorantit.” Së pari duhet shikuar kuzhinën, thotë Parsons. Duhet të duket e organizuar dhe e pastër, pa papastërti të grumbulluara, yndyrë, apo mbetje të ushqimit.

Shikojini Erëzat

Shikojeni shishen e ketchup-it, ajo mund t’ju bëj me dije se si po trajtohet ushqimi juaj, “A janë ato të pastra, apo kanë mbetje ushqimi në to? A janë kripa dhe piperi të ngjitshme në duar? Restoranti e di që njerëzit i përdorin ato gjatë gjithë kohës, dhe ato duhen pastruar gjithmonë kur pastrohet tavolina.” thotë Parsons. Pasi që jemi tek pastrimi, nëse shihni ndonjërin nga kuzhinierët të përdorin të njëjtin peshqir të bardhë për të pastruar tavolinat dhe pastaj fytyrën, keni shumë kujdes sepse higjiena nuk është prioritet i tyre.

Pastrimi i duarve është çelësi

“Djali im vdiq nga një patogjen të cilin nuk e kishte konsumuar ai, por i cili ishte shpërndarë nga kontakti me një person tjetër të sëmurë me E.coli,” thotë Detwiler. Kjo tragjedi vë në pah rëndësinë e vënies në prioritet të higjienës nga ana e punëtorëve për të shmangur helmimin. “Kohëve të fundit kam porositur një picë dhe shikova tek personi pas banakut i cili fliste në telefon dhe punonte me kompjuter merrte porositë pastaj u kthye dhe mori një copë brumi dhe përbërës të tjerë me duar të palara dhe pa doreza,” thotë Detwiler. “Kur ndërhyra dhe i kërkova ta korrigjo situatën, ai reagoj duke komentuar që furra do i djegë të gjitha bakteret që duart e tij të pa-pastruara mund të kenë vënë në ushqim. Sido që të jetë, unë vazhdova rrugën diku tjetër.” Gjithmonë zgjidhni ndonjë restorant tjetër nëse ju duket që siguria e ushqimit nuk është prioritet. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 12 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.