10 Gjëra që duhet t’i dini para herës suaj të parë në klasën e jogës

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 10 Gjëra që duhet t’i dini para herës suaj të parë në klasën e jogës

Kur jeni të rinj, skena ne studion e jogës mund t’ju duket frikësuese! Këto 10 këshilla të brendshme mund të ju ndihmojnë të ndiheni më të sigurt, më të rehatshëm, dhe të përgatitur kur hyni në orë për herë të parë.

article-yoga-sunset 10 Gjëra që duhet t’i dini para herës suaj të parë në klasën e jogës

1. Mos mbani orë me stomakun e plotë: Të bësh joga menjëherë pas ushqimit do t’ju pengoj në ushtrimet tuaja. Në mënyrë që trupi juaj të përdridhet dhe të kërcej në pozita të ndryshme, stomaku nuk mund të tretë diçka të rëndë. Mësuesja e yoga-s Kristin McGee sugjeron të hamë një orë para ushtrimeve, por nëse nuk mundeni dhe jeni shumë i/e uritur, ajo sugjeron të hani një banane jo më pak se 20 minutapara orës së ushtrimeve.

2. Arrini herët: Duhet të jeni në studio së paku 10 minuta para orës së caktuar, në rast se keni ndonjë shkresë për të plotësuar ose nëse doni të pyesni nëse ka ndonjë ulje hyrëse për studentët e rinj. Arritja herët gjithashtu ju jep një shans që të vendoseni në një lokacion kryesor dhe ndoshta të lidheni më shumë me mësuesin/en. Mos harroni të tregoni se kjo është hera juaj e parë!

3. Kapi të gjitha objektet: Sigurohu nëse studioja ofron qilim te jogës me qira nëse akoma nuk e ke blerë një të tillë. Pastaj, merr çfarëdo objekti shtesë që janë në dispozicion. Shirit, batanije dhe blloko të gjitha që ofrojnë diçka më ndryshe në ushtrimet e një fillestari, por secila nga këto i ndihmon trupit tuaj që të marrë një version më të thellë të qëndrimit. Shiritat dhe blloqet ju ofrojnë një dhomë të vogël shtesë për tu rrotulluar, përderisa batanija për qëndrimet ulur (plus relaksimi final) që është më i këndshmi.

4. Mund të ketë edhe këndim: Varësisht se ku bëni yoga, mund të ketë ndonjë këndim Sankrit në fillim apo në fund të orës. Nëse nuk ndiheni rehat me këtë, nuk duhet të ndiheni në presion, mund të mos merrni pjesë në këtë. Thjeshtë relaksohuni, merrni frymë dhe jeni mendje hapur. Nëse jeni të interesuar të provoni, bëjeni më të mirën të vazhdoni me orët, por askush nuk do ta vërej dhe nuk do t’i pengoj nëse i përzieni disa fjalë.

5. Nuk ka nevojë për çorape dhe dorashka: Çorapet ngjitëse të jogës dhe dorashkat shiten për fillestarët, por nuk është e nevojshme të investoni në asnjërën nga këto aksesorë të jogës. Ato i japin trupit tuaj një ndjenjë të rrejshme të mirë balancimit në qilimin e jogës, diçka që ofrohet me kohë me ushtrimet e jogës.

6. Liroje tensionin: Mbledhja e gishtave , shputave, madje edhe e nofullës është e zakonshme kur ju filloni për herë të parë. Sa më shumë që e lironi stresin nga trupi, aq më lehtë do të jetë që ti bëni pozitat e ndryshme. Mbajtja e gjërave lirshëm dhe rehatshëm do t’ju mundësoj një përvojë më të mirë, dhe pasi të qetësoheni, do të shihni se jeni më të aftë të mbani pozicionet më gjatë.

7. Frymëmarrja është gjithçka: Kushtoi vëmendje se sa e cekët është frymëmarrja në fillim të orës dhe nëse thellohet dhe është më e relaksuar në fund te saj. Kur e sheh se mendjen nuk e ke aty, mendo për zgjatjen e frymëmarrjes dhe nxjerrjes jashtë të saj. Është mënyra më e mirë për tu qetësuar dhe të zhytesh prapë në ushtrimet e tua me një vizion më të freskët.

8. Child’s Pose (pozita e fëmijës) gjithmonë është një opsion: Mund të ketë yogis (profesionistë të jogës)të të gjitha niveleve duke ushtruar në klasë, kështu që nëse ju e shihni një pozitë që nuk e kuptoni apo nuk ndjeheni gati ta provoni, mos u shqetësoni, ju mund të pushoni në Child’s Pose (pozita e fëmijës).K y qëndrim është gjithmonë një zgjedhje nëse ju e humbni lidhjen me frymëmarrjen tuaj gjate orës . Do t’ju ndihmojë të jeni në paqe dhe ti përshtatet nevojave të trupit tuaj.

9. Besoji mësuesit/es: Të lëvizësh në ritmin e mësuesit mund të jetë e vështirë. Pa marrë parasysh nëse ju duket shumë shpejtë apo shumë ngadalë, besoji zgjedhjeve të tyre në lëvizje dhe bëjeni më të mirën të qëndroni në një hap me gjithë klasën. Gjithashtu duhet ditur se disa mësues i dalin në ndihmë studentëve më shumë se disa të tjerë. Nëse nuk ndiheni rehat me prekjet dhe rregullimet, nuk ka asgjë të keqe t’ia bëni me dije këtë instruktorit tuaj.

10. Ji fillestar: Për disa muaj ju mund të bëni çdo push-up (ngritje) të mundshme të jogës, por jepi mundësinë vetes që të jesh një fillestar. Respekti në një ushtrim të jogës është se ideja e një “beginner’s mind” (mendje të fillestarit) donë të thotë të qëndrosh në qilim pa mendime të parakohshme rreth asaj që mund apo nuk mund ta arrish ose pozitat që mund apo nuk mund t’i bësh. Duke mbajtur këtë pikëpamje pozitive dhe duke lënë anash pritjet do të rezultojë në një nga përvojat më të mira. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − eight =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.