4 gjëra që duhet të dini para se të fusni në mikrovalë shujtën e ardhshme

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 4 gjëra që duhet të dini para se të fusni në mikrovalë shujtën e ardhshme

Është koha ta lirojmë furrën e mikrovalës nga reputacioni i keq: Jo vetëm për përdorimi i kësaj pajisjeje është shumë i sigurtë, por është njëra nga mënyrat më të mira për të gatuar nëse doni të ruani vlerat ushqyese në ushqim. Megjithatë janë edhe disa brenga që duhet ti dini kur jeni duke ngrohur një picë të ftohtë apo kur përgatitni një qese kokoshka. Më poshtë janë 4 të vërteta të rëndësishme rreth mikrovalëve që duhet të dini:

article-ushqim-mikrovale 4 gjëra që duhet të dini para se të fusni në mikrovalë shujtën e ardhshme

1. Furrat e mikrovalëve nuk heqin asgjë ekstra nga vlerat ushqyese të produkteve

Të gjitha format e gatimit shkatërrojnë të paktën disa vlera ushqyese dhe në përgjithësi, sa më gjatë e me sa më shumë temperaturë që gatuani, aq më shumë vlera ushqyese humben. Disa vitamina mund të mbesin në ujin për zierje. Këtu kanë përparësi furrat e mikrovalëve: Në krahasim me metodat si zierja apo pjekja, furrat e mikrovalëve gatuajnë ushqimin më shpejt, në temperatura më të ulëta dhe me më pak ujë. Kjo do të thotë që pjata finale ka më shumë vlera ushqyese të paprekura.

2. Furrat e mikrovalëve nuk përçojnë rrezatim të rrezikshëm

Është e vërtetë që furrat e mikrovalëve prodhojnë rrezatim-por jo i gjithë rrezatimi është i rrezikshëm. Rrezatimi matet me anë të spektrit, nga frekuenca më e lartë (si rrezet x apo gama) deri të frekuenca më e ulët (si radiovalët dhe mikrovalët). Edhe drita është një formë e rrezatimit.  E dimë që format e rrezatimit me frekuencë të lartë si rrezet-x mund të dëmtojnë ADN-në në qeliza dhe shkaktojnë kancer. Por mikrovalët nuk janë aq të fuqishme- në fakt, ato janë tepër të dobëta për të dëmtuar ADN. Gjithë çfarë mund të bëjnë është që molekulat të lëvizin më shpejt, duke krijuar nxehtësi. Kjo është mënyra se si furra e mikrovalës funksionon: mikrovalët bëjnë që molekulat e ujit në ushqim të vibrojnë dhe ushqimet ngrohet.

Për më tepër, secila furrë e shitur në SHBA duke të plotësojë standarde strikte të sigurisë: Ato nuk mund të përçojnë më shumë se 5 mili vatë rrezatimi të mikrovalëve për centimetër katrorë të matur 5 centimetra nga sipërfaqja e furrës. Kjo është larg nivelit që konsiderohet i dëmshëm për njerëzit, sipas FDA, USDA, WHO dhe American Cancer Society.

Ende të frikësuar? Mund të shmangni rrezatimi e mikrovalëve thjeshtë duke u larguar nga pajisja. Mikrovalët zhduken shpejt pasi të largohen nga burimi: Një mikrovale e matur 50 centimetra larg furrës ka vetëm 1/100 të energjisë që e kishte në distancë 5 centimetërshe. “Nëse qëndroni edhe vetëm pak larg mikrovalës keni zvogëlim dramatik në fuqinë e ekspozimit,” thotë Andrew Thatcher, MSHP, anëtar i Health Physics Society, një organizatë shkencore jo fitim-prurëse e dedikuar në sigurinë ndaj rrezatimit.

Në fund, mos harroni se furrat e mikrovalëve janë si dritat: Ose janë të ndezura ose të fikura, nuk ka mes. Kjo do të thotë se sapo të ndalni furrën, rrezatimi ndalet menjëherë. Thënë këtë, është e rëndësishme të siguroheni që furra e mikrovalës nuk dëmtohet në asnjë mënyrë. Nëse vëreni ndonjë dëmtim në derë, varëse, kapëse dere apo nëse është e mbuluar me ushqim që nuk lejon derën të mbyllet mirë-blini një të re.

3. Ushqimi i mikrovalës nuk është helmues

Interneti është i mbushur me histori për përbërësit e rrezikshëm, toksikë që mund të formohen kur të fusni ushqimin në mikrovalë- që  mikrovalët mund të ndryshojnë kimikisht proteinat në mënyra të dëmshme për shëndetin. Por shumica e ekspertëve dhe agjencive rregullatorë thonë se nuk ka dëshmi definitive që mikrovalët përbëjnë ndonjë rrezik. “Të gjitha metodat e ngrohjes së ushqimit mund të shkaktojnë formimin e përbërësve toksik dhe mikrovala është thjeshtë një mënyrë e ngrohjes,” thotë David Katz, MD, MPH, drejtor themelues i qendrës hulumtuese parandaluese të Yale University dhe anëtar i bordit këshillues Prevention. “Por për shkak të mënyrës si funksionon mikrovala, nuk ka rrezik për zhuritje të ushqimit-dhe zhuritja është përgjegjëse për shumicën e toksinave të formuara. Pra, mikrovala ka më pak gjasa të prodhojë përbërës toksikë sesa forma më e vjetër e pjekjes: zjarri në ambient të hapur. Gara përfundon këtu.”

4. Zgjidhni mirë përmbajtësit që përdorni për mikrovalë

Gjëja më e sigurt është të përdorni përmbajtës të xhamit ose qeramikës. Pllakat e letrës, prej dylli, letra pergamene dhe peshqirët e bardhë të letrës janë të sigurtë gjithashtu-por qeset e letrës ngjyrë kafe dhe gazetat nuk rekomandohen pasi që mund të digjen. Qëndroni larg enëve plastike që mund të shkrihen, digjen dhe lëshojnë kemikale të dëmshme në ushqim. Po ashtu, shmangni përdorimin e metalit pasi mikrovala e prek metalin e pastaj largohet nga ai duke përfunduar me ushqim të papjekur mirë. Jini të kujdesshëm që disa lloje metali si mbështjellësi i aluminit ose pjatat e rrethuara me arë mund të shkëlqejnë nga mikrovala. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen + 19 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.