9 gjëra të çuditshme që dehidrimi ia bën trupit tuaj

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 9 gjëra të çuditshme që dehidrimi ia bën trupit tuaj

Mund të prodhojë mjaftueshëm djersë për një fëmijë të notojë në të. Nuk vesh ngjyrë hiri. Jam torturuar nga mjekë që mendonin se duhet të kem ndonjë problem me tiroide për ta shpjeguar këtë. Por jo, çdo ekspert erdhi me të njëjtin përfundim, jo mjekësor dhe që nuk ndihmon: jam njeri që djersitem.

article-shendet-dehidrimi 9 gjëra të çuditshme që dehidrimi ia bën trupit tuaj

Mu desh ca kohë që të mos turpërohem nga kjo gjë (fakti që shokët e ekipit të futbollit më thërrisnin “djersitja” nuk ndihmonte fare). E para se ta pranojë djersitjen dhe rrezikun që kurrë të mos ngre krahët mbi kokë, gjërat u bënë pak të frikshme.

Herën e parë që u dehidrova, isha duke tentuar të hyja në ekipin e universitetit. Një javë me nga dy prova në ditë në shkollë të mesme përfundoi në një pasdite të nxehtë gushti dhe nga fundi i lojës kisha ndaluar së djersituri dhe kisha humbur ngjyrën në fytyrë. Eventualisht, këmbët më lëshuan tek përpiqesha të dilja nga vetura e babait.

Përzierja e dehidrimit me temperaturë të lartë më solli recetën perfekte për sëmundje nga të nxehtit, një përvojë që nuk dua të përsëritet. U desh të mësoja shenjat e trupit kur mbetet pa ujë: një fytyrë e kripësuar, që kruhej; të ndjerit ftohtë në mes të një loje 90 minutëshe në verë. Seriozisht, duhet të blej shumë ujë.

U fokusova aq shumë të mos dehidrohesha duke ushtruar saqë nuk e kisha kuptuar deri tani vonë që shumë prej nesh (po, edhe ju djersitësit normalë) kalojmë ditën të paktën pak të dehidruar. “Trupi varet nga konsumi i ujit, por shumica e njerëzve nuk pinë mjaftueshëm,” thotë Stavros A. Kavouras, PhD, hulumtues i hidratimit dhe balancës së lëngjeve, profesor i asociuar dhe koordinator i programit të shkencës së ushtrimeve në University of Arkansas.

article-shendet-dehidrimi-0 9 gjëra të çuditshme që dehidrimi ia bën trupit tuaj

Fatmirësisht, përderisa mund të ketë efekte shëndetësore ky lloj i dehidrimit të lehtë nuk është brengë shëndetësore. Zakonisht të duhet vetëm një pije e ftohtë uji ose ushqim që përmban ujë si shalqiri ose trangujt, për të ju rikthyer në formë.

Por dehidrimi i rëndë mund të çrregullojë tërë funksionin e trupit. Dhe kur është shumë nxehtë jashtë, nuk duhet të vraponi në maratonë për të qenë i rrezikuar. Thjeshtë një pasdite jashtë mund të zbrazë dhe nëse nuk zëvendësoni atë që keni humbur, pa marrë parasysh çka bëni, jeni në telashe.

Rëndësia qëndron te balanca, thotë Lawrence E. Armstrong, PhD, profesor the drejtor në detyrë i departamentit të kineziologjisë në University of Connecticut që studion dehidrimin, balancën e lëngjeve dhe tolerancën ndaj të nxehtit. “E tërë sasia e ujit në trupin e një gruaje mund të ketë 38 deri 45 litra, kurse për një burrë 42 deri 48,” thotë ai. “Dehidrimi do të thotë që për një kohë të caktuar, keni humbur pjesë të atij uji. Është çështje balance e tërë trupit.”

Për shkak se askush nuk del vullnetar për të shtrydhur pantallonat e djersitësve të palestër, dehidrimi zakonisht matet me përqindjen e peshës trupore të humbur, thotë ai. E kam testuar këtë disa herë duke peshuar vetën para dhe pas vrapit dhe duhet ta pranoj që jam i impresionuar nga aftësia ime për tu djersitur. Ja si funksionon: Në fillim të ushtrimeve, të themi se peshoni 68 kg. Dilni për ecje 45 minutëshe dhe kur ktheheni peshoni 1 kg më pak. Do të ishte mirë nëse humbja e peshës do të funksiononte kështu… po ai kg është me siguri peshë ujore. Ata përbëjnë 1.3% të 68 kg. Nëse keni humbur 1 deri 2% të peshës trupore, jeni pak të dehidruar. Nëse shkoni prej 2 deri 4%, jeni mesatarisht të dehidruar. Gjerat bëhen serioze pas 5%. Veshkat dështojnë pasi të humbni 11% dhe mund të vdisni nëse humbni 15 deri 20%, thotë Armstrong.

Por çka në fakt ndodhë në trupin tuaj kur humbin jetën ujore brenda jush? Para se të bëhemi shkencorë, një kërkesë: Ju lutem kërkoni ndihmë mjekësore nëse dikush i dehidruar që humb vetëdijen, ka temperaturë më të lartë se 42 gradë, është i turbulluar ose më pak i kthjellët, ose tregon simptoma të sulmit në zemër si frymëmarrja e shpejtë ose pulsi i shpejtë. Kjo vlen për këdo që përkeqësohet pasi të kenë ndaluar aktivitetin, të kenë lëvizur në hije dhe të kenë pirë diçka të ftohtë (dhe jo-alkoolike). Tani shkojmë me gjërat e mëdha.

Dehidrimi e vështirëson aftësinë e trupit për të kontrolluar temperaturën

article-shendet-dehidrimi-1 9 gjëra të çuditshme që dehidrimi ia bën trupit tuaj

Secila lëvizje e vogël që bëni gjeneron nxehtësi në trupi, por temperaturat bazike qëndrojnë stabile, thotë J. Timothy Lightfoot, PhD, drejtor i Huffines Institute for Sports Medicine and Human Performance në Texas A&M University. Kjo tregon se trupi punon të mbajë gjërat stabile duke liruar nxehtësi gjatë proceseve si djersitja: Kur djersitja evaporon nga lëkura, merr me vete ca nga ajo nxehtësi.

Por, kur jeni të dehidruar, nuk keni mjaftueshëm ujë brenda për tu djersitur, që do të thotë se ju braktis edhe mekanizmi shumë interesant që rregullon temperaturën. Nxehtësia qëndron në trup, kurse temperatura bazike vazhdon të rritet.

Nëse bëhet shumë nxehtë, rrezikoni të përjetoni goditjen e nxehtësisë, e cila mund të jetë fatale. Fatmirësisht, goditja nga nxehtësia është shumë e rrallë, thotë Armstrong, sidomos nëse ndaloni atë që jeni duke bërë sapo të vëreni shenjat e para.

Po, mund të ndaloni së djersituri

Për njerëzit sikur unë, kjo është më se e qartë. Një minutë, uji më pikon nga hunda kurse tjetrin jo vetëm që nuk pikon por kam djersitje të tharë në faqe, pavarësisht faktit që jam duke vrapuar. Jo mirë, thotë Lightfoot. “Këtu trupi mundohet të rregullojë gjërat; nuk kemi mjaftueshëm lëngje edhe të djersitemi dhe të qarkullojë gjakun nëpër muskujt kështu që truri fillon të fikë disa procese. Kur trupi mundohet të mbajë qarkullimin adekuat të gjakut në muskuj dhe të mundësojë mjaftueshëm lëngje për tu djersitur dhe larguar nxehtësinë, kjo e dyta humbet.”

E njëjta gjë ndodh nëse bëheni ngjyrë hiri: “Këtu truri thotë, ‘kam nevojë për ato lëngje diku tjetër’, kështu që fik enët e gjakut në fytyrë,” thotë ai. Kjo është goxha ekstreme, thotë Armstrong. Personi mesatar që i kryen punët ditore nuk ndalon së djersituri nga dehidrimi i ulët, thotë ai.

Zemra duhet të punojë shumë më shumë

article-shendet-dehidrimi-2 9 gjëra të çuditshme që dehidrimi ia bën trupit tuaj

Rreth 60% e trupit të njeriut është ujë, dhe njëri nga rezervuarët më të mëdhenj që kemi është gjaku, thotë Lightfoot. Kur filloni të dehidroheni, volumi i gjakut ulet por zemra duhet të qarkullojë të njëjtën sasi në trup për të mundësuar freskimin dhe vlerat e njëjta ushqyese për muskujt, thotë ai. “Zvogëlimi i volumit të disponueshëm e bën zemrën të punojë më shumë.” Kur ajo nuk arrin të mbaj ritmin, jeni në rrezik të lodhjes së zemrës, thotë Armstron, e kjo është kushërira më pak e rrezikshme e goditjes nga nxehtësia.

Për të mbajtur të shtypjen e gjakut stabile me atë volum të zvogëluar, enët e gjakut ngushtohen. Ky ngushtim shkakton kokë dhimbje, thotë Lightfoot.

…fizikisht mund të bëni shumë më pak

Bartja e bimës së parë në kopsht mund të duket e lehtë, por nga e pesta, dielli po ju mbyt gjatë gjithë kohës dhe ajo bimë krejt papritur u bë shumë e rëndë. “Puna që nuk duhet e vështirë në fillim bëhet shumë e vështirë,” thotë Lightfoot për dehidrim. Nëse ju nevojitet shumë më shumë mund për të bërë të njëjtën detyrë, është shenjë nga trupi të ndaloni sepse nuk mundet më, thotë ai.

Bëheni me shumë nerva si fëmijë

article-shendet-dehidrimi-3 9 gjëra të çuditshme që dehidrimi ia bën trupit tuaj

A ndiheni ndonjëherë që po harroni, i konfuzuar, ankues dhe pastaj e kuptoni se keni etje? Trurit nuk i pëlqen kur nuk ka lëngje, edhe pse hulumtuesit nuk janë aq të sigurt çka e shkakton atë zemërim, thotë Armstron. Një teori është që zona specifike të trurit ngushtohen kur nuk keni mjaftueshëm lëngje, thotë Kavouras.

Hulumtimi i Armstrong ka treguar se këto simptoma mund të fillojnë herët në procesin e dehidrimit, dhe që i ndikojnë ndryshe gratë dhe burrat. Në një studim, gratë vërejtën që u ra disponimi, detyrat bëheshin më të vështira, kishin kokë dhimbje dhe nuk arrinin të fokusoheshin pas humbjes së 1.36% të peshës trupore nga ecja. Në një tjetër, burrat raportuan ankth, lodhje dhe harresë pas humbjes së 1.59% të peshës trupore.

Urina nuk ka më ngjyrën e limonadës

Kjo vlen nëse ju vjen të urinoni. Humbja e madhe e lëngjeve mund të pamundësojë vizitat në tualet, por nëse rezultati është e verdhë e mbyllët duhet të brengoseni kurse nëse është ngjyrë kafe si me të kuqe, vizitoni mjekun. “Nëse shihni se urina është shumë e koncentruar, kjo tregon se trupi po lufton dehidrimin,” thotë Kavouras. Të shikoni urinën është mënyra më e lehtë të tregoni nëse jeni të dehidruar, pasi nuk ka mënyra të tjera fizike për ta vërejtur. Nuk keni pse të shkoni çdo 15 minuta, por nëse shkoni më pak se 5 ose 6 herë në ditë, nuk jeni duke marrë mjaftueshëm ujë.

Humbni kripë dhe duhet ta zëvendësoni

article-shendet-dehidrimi-4 9 gjëra të çuditshme që dehidrimi ia bën trupit tuaj

Nëse edhe ju, sikur unë, e njihni fytyrën tuaj pas ushtrimin, i shihni menjëherë kripërat që humbin në djersë. Për këtë arsye pijet sportive mundohen të ju shesin elektrolitet. Shumica prej nesh mund ti zëvendësojnë duke pirë ujë. “Ushtrimi mesatar 20 deri 30 minuta nuk ka nevojë për pije sportive,” thotë Armstrong. Vetëm sigurohuni që ktheni lëngjet para se të ndjeni shumë etje, thotë Lightfoot.

Ja vlen të merrni një pije sportive për të zëvendësuar kripën dhe kaliumin në një sesion të nxehtë. Mendoni kur jepni 70% ose më shumë të energjisë suaj, për më gjatë se një orë e cila nuk është ushtrimi mesatar.

Sigurisht, ndjeni etje

article-shendet-dehidrimi-5 9 gjëra të çuditshme që dehidrimi ia bën trupit tuaj

Kjo nuk ka nevojë për shkencë. POR! Nuk ndjejmë etje edhe aq lehtë në fakt, thotë Kavouras. Uji nuk ishte gjithë i gatshëm për paraardhësit tani kështu që jemi programuar të mbijetojmë pa të për një kohë; etja vjen kur kemi deficit ujit, thotë ai. Natyralisht vijmë tek dilema: Sa ujë duhet të pimë?

Më fal që po ju jap një lajm të pakëndshëm por nuk ka përgjigje të saktë. Institute of Medicine vlerëson se burrat kanë nevojë për 3.7 litra në ditë dhe gratë kanë nevojë për 2.7, por kjo përfshin lëngjet që marrim nga ushqimi që llogariten rreh 20% të konsumit ditor të ujit. “Përgjigja më e sinqertë është ‘varet’,” thotë Kavouras, në gjithçka prej motit te aktiviteti fizik ose çfarë klime keni.

Pasi shumica prej nesh nuk pinë përveç nëse e kemi përpara, mbani një shishe anash në zyrë, thotë ai. “Konsumi i rritur i ujit është mënyrë e lirë për të përmirësuar shëndetin.” Të paktën, rimbushja është arsye për tu ngritur në këmbë.

Si ta dimë që jemi të dehidruar?

Pasi nuk jam Serena Williams ose Lebron James, dhimbjet e ardhshme nga nxehtësia nuk do të trajtohen nga ekipi personal i ekspertëve të hidratimit. Unë gjatë verës vrapoj gjatë dhe luaj shumë futboll- testet klinike të hidratimit nuk janë të gatshme në fundjava. Kjo është arsyeja pse Armstrong thotë të kontrollojmë tre faktorët e diskutuar më pare: ngjyra e urinës, etja dhe pesha trupore. Nëse vetëm njeri nga këta nuk është në rregull, ju jeni në rregull. Por nëse dy nga tre nuk janë mirë, keni mungesë uji. Nëse të tria nuk shkojnë mirë, jeni të dehidruar. Shihemi te fontana e ujit, miq! ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × one =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.