Gjendja shëndetësore që 1 në 4 prej nesh do ta ketë

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Gjendja shëndetësore që 1 në 4 prej nesh do ta ketë

Mos u mashtroni: Mosha është e pamëshirshme ndaj skeletit tuaj. Gati një në katër gra mbi 65 vjeç ka oste- porosis në ije apo shpinë. Ky çrregullim i ashtit rrit rrezikun për thyerje të dhimbshme dhe dërrmuese, sipas të dhënave shëndetësore të mbledhura nga CDC.

article-shendet-gjendja-shendetesore Gjendja shëndetësore që 1 në 4 prej nesh do ta ketë

Në anën tjetër, më pak se 6% e burrave mbi moshën 65 vjeçare kanë oste- porosis, zbulon raporti i CDC.

Pse janë gratë më të prirura ndaj kësaj sëmundjeje? “Burrat kanë eshtra më të mëdhenj dhe kalojnë ndryshime tjera hormonale,” thotë Ethel Siris, MD, drejtore e qendrës së Oste- porosis në qendrën mjekësore të New York Presbyterian – Columbia University.

Në krahasim me burrat, Siris thotë se gratë vuajnë dyfish kur vjen të forca e eshtrave: Ato kanë më pak eshtra për të humbur dhe ndryshimet hormonale të menopauzës vetëm e dobësojnë akoma më shumë densitetin e ashtit.

“Kur humbni asht, është sikur një ndërtesë me arkitekturë të dëmtuar,” shpjegon ajo. “Herët ose vonë, diçka do të thyhet.” Po, burrat humbin asht po ashtu. Por humbja e tyre është më graduale, thotë ajo.

Ja çfarë të bëni.

Mbani eshtrat tuaj të vëzhgim

article-shendet-gjendja-shendetesore-1 Gjendja shëndetësore që 1 në 4 prej nesh do ta ketë

Një test i densitetit mineral të kockave-zakonisht me rreze X- është i thjeshtë dhe efektiv . Por vetëm një përqindje e vogël e grave mbi moshën 50 vjeç testohen. Është shumë keq, thonë udhëzimet e fundit të shkruara nga mbi dymbëdhjetë doktorë kockash që i kanë paraqitur zbulimet e tyre në magazinën Oseteoporosis International.

Nëse jeni më të moshuar se 50 vjeç dhe përjetoni një thyerje nga rrëshqitja dhe rrëzimi-sidomos në ijën tuaj, në shpinë, krah apo bërryl- ky është flamur i kuq për osteo-porosis. Po ashtu, shumë mjekime të përshkruara-duke përfshirë steoride inflamatore, anti-depresantë dhe madje edhe Mylanta-mund të largojnë kalciumin nga eshtrat.

Nëse mendoni se jeni në rrezik për oste- porosis, autorët e udhëzimeve ju rekomandojnë të flisni me mjekun për testin e densitetit të eshtrave.

Ndalojeni para se të fillojë

article-shendet-gjendja-shendetesore-3 Gjendja shëndetësore që 1 në 4 prej nesh do ta ketë

Përveç testimeve, disa praktika të shëndetshme mund të mbajnë larg oste-porosis dhe të mbajnë skeletin tuaj të fortë edhe në moshë të shtyrë. Sipas Siris, tre përbërësit më të rëndësishëm për parandalim të oste-porosis janë:

1. Kalciumi. Gratë mbi 50 vjeçe dhe burrat mbi 70 vjeç kanë nevojë për 1,200 mg kalcium çdo ditë. “Shumë thjeshtë mund të merrni sasinë e nevojshme të kalciumit me dietën tuaj,” thotë Siris. Ajo përmend jogurtin dhe drithërat e forcuara me kalcium si dy burime të mira. “Po ashtu, mund të keni nevojë për kalcium shtesë, gjë të cilën duhet ta diskutoni me mjekun tuaj,” thotë ajo.
2. Vitaminë D. “Vitamina e diellit” ndihmon kockat të absorbojnë kalcium, thotë Siris. Por konsumi i sasisë së mjaftueshme mund të jetë i vështirë. Vitamina D nuk është edhe aq e pranishme në ushqime dhe me moshë, trupi juaj mund ta ketë më të vështirë ta prodhojë nga ekspozimi në diell. Për këtë arsye, shumë ekspertë, duke përfshirë Siris, këshillojnë të merrni shtesa të vitaminës D. “Tetëqind deri 1,000 IUs të vitaminës D nuk i bëjnë dëm askujt,” thotë Siris, edhe pse disa ekspertë këshillojnë të merrni shumë më shumë se aq.
3. Ushtroni. Në fund, një kombinim i trajnimit të rezistencës dhe ushtrimeve aerobike përmirëson shpejtësinë, forcën e muskujve dhe qëndrimin. Të gjitha këto e ulin rrezikun e rrëzimeve apo thyerjeve të eshtrave. “Vënia e muskujve në punë liron presionin nga eshtrat dhe ngadalëson humbjen e tyre,” thotë Siris.

Keni Oste-porosis. Tash çka?

Siris thotë disa opsione të barnave tolerohen, kushtojnë pak dhe janë efektive në zvogëlimin e rrezikut për frakturë. Bashkë me mjekim, doktori juaj mund të ju këshillojë të merrni shtesa kalciumi. Sigurisht, kalciumi, vitamina D dhe ushtrimet do tu bëjnë mirë eshtrave edhe nëse vuani nga oste-porosis, shton Siris. Ajo rekomandon të flisni me mjekun tuaj për një plan trajtimi. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 + seventeen =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.