Gjëja kryesore që duhet të bëni para se të filloni dietën

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Gjëja kryesore që duhet të bëni para se të filloni dietën

Përderisa nuk ekziston një mënyrë, që është më e mira për të humbur peshë ekziston një gjë që patjetër duhet të bëni para se të filloni planin për humbje të peshës në mënyrë që të arrini qëllimin tuaj: Futuni thellë në mendje dhe ndërrojeni imazhin që keni për vete.

article-humbje-peshe-gjeje-kryesore Gjëja kryesore që duhet të bëni para se të filloni dietën

Ideja mund të duket e kotë, por është vërtetuar nga shkenca: Nëse filloni të shihni veten si sukses nga fillimi- zëvendësimi i mendimeve që keni për veten si “ rëndë” në bazë të të cilit merrni vendime të këqija me mendime më të mira për vetën si më të shëndetshme, me në formë dhe më të lumtur. Nëse bëni këtë, gjasat që do ta respektoni planin tuaj janë më të mëdha.

Pasi mendja nuk e bën diferencën në mes të reales dhe imagjinares, kur vizualizoni diçka,  nënvetëdija juaj e krijon një imazh a thua se ka ndodhur në të vërtetë. Psikologët sportiv dhe performuesit më të mirë në golf dhe gjimnastikë të gjithë kanë përdorur fuqinë e vizualizimit për të ndërtuar vetëbesim dhe të rrisin suksesin, duke imagjinuar vetën me performancë perfektë dhe pastaj duke e shndërruar në realitet.

Dëshmitë sugjerojnë se kjo teknikë funksionon edhe me zakone shëndetësore. Në një studim të vogël të Mc Gill University, pjesëmarrësve iu kishte kërkuar të hanin më shumë fruta për një javë, gjysma prej së cilëve duhej të imagjinonin veten duke blerë fruta dhe duke e ngrënë në kohë të caktuara si dhe të shkruanin planin për arritjen e qëllimit. Përderisa të gjithë konsumuan më shumë fruta, ata që përdorën imagjinatën konsumuan dy herë më shumë.

Fuqia e vizualizimit është mjet i përdorur më pak se që duhet për sukses në humbje të peshës. Përderisa qëndroni në shtrat në mëngjes apo para se të bini të flini natën, qetësojeni mendjen tuaj, relaksojeni trupin dhe imagjinojeni veten në peshën që synoni. Shihni vetën duke bërë zgjedhje si një njeri i shëndetshëm. Imagjinojeni veten duke ngrënë ushqim të shijshëm e të shëndetshëm dhe shiheni me sa lehtësi lëviz trupi juaj. Vëreni ndjesitë që ju vijnë me këto imazhe sepse kështu i forconi efektet akoma më shumë. Relaksimi i thellë i përvetëson imazhet e reja. Në vetëm tre deri pesë minuta gjatë ditës, ju mund ta shihni vetën duke pasur sukses në humbje të peshës. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 1 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.