Gjëja e çuditshme që mund të ju shkaktojë probleme me prostatën

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Gjëja e çuditshme që mund të ju shkaktojë probleme me prostatën

Ulja e tepërt mund të mos ju rrisë vetëm barkun por edhe rrezikun për shëndetin e prostatës. Me nivelin e ulur të aktivitetit, nivelet e një proteine të caktuar në gjak e lidhur me prostatën shkojnë shumë lartë, raporton hulumtimi i publikuar në Journal of Physical Activitiy and Health.

article-shendet-prostatet Gjëja e çuditshme që mund të ju shkaktojë probleme me prostatën

Hulumtuesit matën nivelet e aktivitetit fizik të pjesëmarrësve dhe zbuluan se burrat me një orë më shumë të kaluar ulur gjatë ditës kishin 16 përqind më shumë shans për nivele të rritura të antigjenit specifik për prostatë (PSA). Në anën tjetër, djemtë me një orë më shumë aktivitet fizik të lehtë gjatë ditës kishin 18 përqind rrezik të ulur për PSA të rritur.

Ky studim nuk mati shkallën e kancerit të prostatës te burrat me PSA të rritur kështu që nuk mund të themi se kjo të qëndruarit ulur shkakton kancer. Por është një mundësi thotë bashkautori i studimi, Manish Kohli, M.D, profesor i asociuar i onkologjisë në Mayo Clinic.

Shpjegim i mundshëm: Ulja mund të ju trashë që shkakton vërshimin e trupit me hormone të seksit, infekton indin trupor dhe rrit rezistencën ndaj insulinës, të gjithë këta faktorë që kontribuojnë në zhvillimin e kancerit në prostatë, thotë ai.

Si lidhet PSA me kancer?

PSA-të janë proteina të formuara nga qelizat në gjëndrën e prostatës. Më përpara, nivelet e rritura të PSA që shfaqen në një analizë të thjeshtë gjaku besohej të ishin flamur i kuq për kancer në prostatë, thotë Dr. Kohli.

Ditët e sotme, shumica e doktorëve e dinë se nivelet e larta të PSA mund të jenë alarme fals për kancer. Kjo sëmundje nuk është e vetmja gjë që shkakton rritjen e këtyre niveleve- gjendje beninje si inflamacioni, infeksioni ose rritja e prostatat mund ti rrisë ato po ashtu.

Në të kaluarën, nivelet e larta të PSA janë përdorur si arsyet për ti bërë biopsi prostatës. Por biopsitë janë të komplikuara dhe mund ti tmerrojnë meshkujt, thotë Dr. Kohli.

Kështu një burrë që kalon më shumë kohë ulur mund të torturohet nëpër këto teste vetëm për të kuptuar se nuk ka kancer. Por në anën tjetër disa burra shumë aktive mund të kenë përfituar nga biopsia sepse aktiviteti i tyre e ka ulur PSA-në deri në atë pikë sa nuk tregon kancer në prostatë, thotë ai.

Zgjidhja: Duke ditur se si niveli i aktivitetit fizik ndikon në nivelet e PSA, mjekët duhet ta marrin në konsideratë bashkë me barnat, historinë e familjes dhe rezultatet e testit të prostatës për të përcaktuar se kush në të vërtetë ka nevojë për biopsi, thotë Dr. Kohli. Kjo do të thotë se nuk mund të varemi vetëm në nivel të lartë të PSA.

“Çka duhet të bëjmë më së paku është të informojmë pacientët për arsyet e ndryshme që shkaktojnë rritjen e nivelit të PSA”, thotë Dr. Kohli.

Çka nënkupton kjo për ju?

Gjithë kjo ngrit pyetjen: A duhet të testoheni për PSA? Sipas U.S Preventinve Service Task Force, përgjigja është jo pasi ndryshuar rregulloren në vitin 2012 për të rekomanduar shmangien e fotografimeve rutinë për kancer të prostatës të bazuar në PSA.

Por mbahuni: Jo të gjithë pajtohen me këtë ndryshim. Organizata të tjera mjekësore si American Urological Association mendon që testi mund të jetë i vlefshëm.

Testimi i PSA është ende i dobishëm, thotë Larry Lipshulty, M.D. këshilltar urologjik për Men’s Health. “Është testi më i mirë që kemi deri tani,” thotë ai. Kjo është e rëndësishme sepse, përkundër shumë llojeve të tjera të kancerit, ai i prostatës rritet në qetësi ashtu që ju nuk i vëreni simptomat derisa të jetë shpërndarë.

Kur duhet të përshkruajë këtë test doktori juaj? Nëse merrni rezultate jonormale nga një test digjital i zorrës së trashë dhe jeni në të 40tat ose 50tat tuaja dhe keni rrezik të ngritur nga historia e familjes, raca, ose gjendjet shëndetësore si shtypja e gjakut, thotë Dr. Lipshultz. ©Motivim.com

Lexo edhe:
Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.