Gjashtë gjëra që duhet t’i bëni një ditë para garës

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Gjashtë gjëra që duhet t’i bëni një ditë para garës

Çdo njëri që është renditur në fillim të radhës së garimit dhe ka ndjerë valën e tensionit dhe emocionit, e di që dita para garimit është shumë e rëndësishme për përgatitje.  Pas gjithë atyre ushtrimeve dhe punës së mundimshme është e një rëndësie të veçantë të përgatiteni mentalisht dhe fizikisht. Ndoshta edhe keni ide se çfarë duhet të bëni dhe të mos bëni një ditë para garimit, por në rast se keni ndonjë pyetje, ja ku i keni përgjigjet.

article-fitness-race Gjashtë gjëra që duhet t’i bëni një ditë para garës

Mos provoni asgjë të re. Mos provoni ushqime, pije, veshje dhe definitiv mos blini atlete të reja. Nëse nuk i keni përdorur më herët këto gjëra, ta bëni atë një ditë para garimit apo ditën e garimit nuk është aspak koha e duhur.

Qëndroni të hidratuar. Ju mund të pini vetëm mëngjesin e ditës së garës (shumica e ekspertëve nuk rekomandojnë të pimë ujë pak para fillimit të garës), kështu që hidratohuni një ditë më parë.

Ushqehuni gjatë gjithë ditës. Në vend që të konsumoni një vakt të bujshëm një natë më parë, i cili mund të shkaktojë probleme stomaku dhe të ju pengojë një gjumë të rehatshëm, provoni të hani nga pak gjatë çdo vakti.

Leni kohë për të pushuar. Një ditë para një gare nuk është koha për të vrapuar disa kilometra në minutën e fundit. Nëse ju ndjeheni se keni nevojë të vraponi, bëjeni shkurt, vrapi të lehtë, por mos e teproni. Të keni një gjumë të mirë para ngjarjes mund të jetë e vështirë, por ajo sigurisht ju ndihmon shumë në qoftë se ju mund të arrini të mbyllni sytë sado pakë.

Bëni gati veshjet. Asgjë nuk është më shqetësuese se sa të silleni rreth shtëpisë duke kërkuar pantallonat e shkurtra apo çorapet e fatit, shmangni këto probleme duke bërë çdo gjë gati një natë më parë. Jo vetëm që do jetë e vështirë të harroni ndonjë gjë, por ju do ndjeheni shumë më komod.

Përgatituni mentalisht. Kjo pikë më së shumti neglizhohet. Edhe nëse i keni rikujtuar detajet me dhjetëra herë, bëjeni edhe një herë. Mendoni për qëllimet tuaja gjatë garës, mendoni si do ta kaloni vijën finale në një afat me të cilin ndjeheni krenar dhe mendo për ndonjë gjë që të motivon. Kjo përgatitje do ju ndihmojë me ankthet e mëngjesit dhe vizualizojë suksesin tuaj, kjo do të ju ndihmojë ta arrini atë. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one + 13 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.