Gabimet pas ushtrimeve që shkaktojnë shtim të peshës

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Gabimet pas ushtrimeve që shkaktojnë shtim të peshës

Ndjeheni sikur shumë shpesh shkoni ne fitnes por prapë nuk arrini rezultatet e dëshiruara? Njëra ndër këto gabime që bëni pas ushtrimeve mund të jetë duke sabotuar rezultatet e humbjes së peshës.

article-workout-post-workout Gabimet pas ushtrimeve që shkaktojnë shtim të peshës

1. E shpërbleni vetën shumë: Ushtrimet përfunduan, rrobat e djersitura i keni hequr, dhe ka kohë që ja keni vënë syrin asaj ëmbëlsire. Edhe pse plotësimi i dëshirave kohë pas kohe është vendim i mençur dhe i nevojshëm, t’i përdorësh ushtrimet si justifikim për të ngrënë “junk food” (ushqime të pashëndetshme)
nuk do ju sjellin rezultatet që kërkoni, kështu që mos e përdorni faktin që sapo keni djegur 300 kalori si justifikim për të kënaqur veten me dyfishin e ngrënies.

2. Nuk bëni zgjatje të muskujve: Mund ta mendoni qetësimin e muskujve si humbje të kohës, por nëse vazhdimisht e kaloni atë hap do jeni të rrezikuar nga lëndime të cilat do parandalojnë progresin e humbjes së peshës duke ju mbajtur jashtë fitnesit.

3. Pini pije sportive: Pijet sportive me sheqer mund të plotësojnë elektrolitet, por nëse ju sapo keni përfunduar një ushtrim të shkurtër, kaloritë ekstra që do merrni janë të panevojshme. Ruani pijet sportive apo ujin me kokos për atëherë kur të bëni ushtrime më të gjata se një orë apo për ushtrimet në mot të ngrohtë.

4. E përdorni atë si një justifikim: Pas lëndimit të muskujve të një apo dy dite më parë i jepni pushim vetës deri në një javë për tu kthyer në gjendjen e mëparshme? Nuk është ide e mirë nëse doni të shihni kilogramët tuaj të zbriten në peshore. Sigurohuni që të bëni ushtrime energjike të paktën 300 minuta në javë për të humbur peshë.

5. Prisni shumë gjatë për të ngrënë: Të rikthesh energjitë menjëherë pas ushtrimeve është vendimtare sepse kjo ju ndihmon të ndërtoni muskujt pas ushtrimeve. Pasi që sa më shumë masë muskulore të keni, metabolizmi juaj është më i shpejtë, sigurohuni të merrni ushqim me karbohidrate dhe proteina gjithmonë pas ushtrimeve.

6. Nuk e caktoni ushtrimin e radhës: Duhet të ndjeheni mirë që keni përfunduar një ushtrim, por mos e teproni me lëvdata ndaj vetes dhe të pengoni caktimin e ushtrimeve tjera, do shihni progres vetëm nëse ushtroni në përputhje gjatë gjithë javës. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight − six =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.