Fyerjet ndaj peshës mund të ju shkaktojnë sëmundje fizike

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Fyerjet ndaj peshës mund të ju shkaktojnë sëmundje fizike

Në një botë ku ideali i bukurisë përfshin nxirjen nga dielli, moshën e rinisë, të qenit e dobët dhe e pasur (a e përmendëm të qenit të dobët?), nuk është për tu befasuar që përqeshja ndaj formave trupore është shndërruar në sport kombëtar. Pavarësisht a jeni duke bërë thashetheme për peshën e shtuar të ndonjë personi të famshëm në internet, kënaqeni duke qeshur me veshjet “de mode” të një ish-nxitëse tifozësh në Facebook, apo duke u mrrolur kur shihni të pasmet e vogla dhe buzët e holla (dy vendet që askush nuk do ti ketë të dobëta), përbuzja është bërë pjesë e përditshmërisë.

article-lifestyle-pasqyre Fyerjet ndaj peshës mund të ju shkaktojnë sëmundje fizike

Përderisa kjo nuk ndihmon për nga shëndeti mendor, rezulton që imazhi i ulët për vetën mund të na dëmtojë edhe fizikisht. Njerëzit që ndihen të turpëruar për trupin e tyre kanë shëndet më të ligë të përgjithësi, thonë disa studime të reja të publikuara së bashku në Journal Behavioral Medicine.

Duke gërmuar brenda kësaj lidhje shkatërruese mend-trup, hulumtuesja kryesore e studimeve JeanLamont, Ph.D nxori teorinë se gratë që ndihen keq për faktin që trupi i tyre nuk i përshtatet ideales, po ashtu ndihen të turpëruara nga funksionet natyrale trupore si menstruacionet, djersitja dhe ngrënia e ushqimit. Kjo pastaj i bën gratë ti mohojnë trupit të tyre kujdes normal për këto gjëra duke e sëmurë vetën gjatë procesit. Praktikisht, Lamont thotë se nëse nuk të pëlqen trupi yt atëherë ti nuk do të kujdesesh për të-një gjendje e pikëlluar të cilën e kemi përjetuar shumë prej nesh personalisht. A keni refuzuar ndonjëherë të shkoni në palestër sepse u është dukur vetja shumë e trashë për tu dukur atje? Ose i jeni gjuajtur ushqimit junk sepse keni urryer atë që keni parë në pasqyrë?

Por cila erdhi e para? A ndihen gratë keq për trupin e tyre dhe pastaj sëmuren apo sëmuren njëherë dhe ajo shkakton uljen e vetëbesimit? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, Lamont pyeti mbi 300 gra të reja gjatë periudhës së dy studimeve. Ajo zbuloi se ato që raportuan më shumë ndjenja turpi nga trupi i tyre kishin më së shumti infeksione, e vlerësonin shëndetin e tyre më ulët se që ishte në të vërtetë dhe më shumë simptoma sëmundjesh si diarreja apo kokë dhimbjet. Kjo teori vlente për gratë që nga mosha e adoleshencës, pa marrë parasysh peshën aktuale, duke sjellë Lamont në përfundimin se ishte turpërimi ndaj trupit që shkaktonte shëndetin e dobët fizik.

Dijeni këtë: Ndjenja e turpit ndaj trupit tuaj nuk do të ju ndihmojë të humbi në peshë. Një studim i ndarë britanik i vitit të kaluar zbuloi se edhe pse njerëzit thonë se poshtërimi i vetës apo i të tjerëve shkakton humbje të peshës, në fakt është e kundërta. Të poshtëruarit shtuan peshë. Sipas hulumtuesve, njerëzit që ndiheshin keq për peshën e tyre fituan deri në 3 e gjysmë më shumë kilogram në krahasim me njerëzit që nuk brengoseshin për peshën e tyre.

Është koha ti jepni fund urrejtjes ndaj trupit. Jo vetëm që nuk ju ndihmon të arrini qëllimet për humbje në peshë, por mund të jetë duke dëmtuar shëndetin tuaj fizik po ashtu. Ju mund të mos dukeni si GiseleBundchen por në fund të ditës vetëm një person duket si ajo-dhe është ajo vet. Të gjithë jemi të bukur në mënyrën tonë por çka është më e rëndësishme, imazhi i trupit përfshin më shumë se vetëm paraqitjen fizike. Të gjithë kemi dhurata të bukura që nuk lidhen fare me mënyrën si dukemi- dhe këto janë gjërat për të cilat duhet të mendojmë kur shohim veten në pasqyrë. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × five =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.