Fillova të them “Jo” dhe nisa të humb peshë

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Fillova të them “Jo” dhe nisa të humb peshë

Të thënët “jo” nuk ka qenë pika ime e fortë asnjëherë. Unë jam një krijesë sociale dhe një person që thotë “po”. Shumë më përpara se FOMO të përshkojë peizazhin e pop kulturës, urreja të refuzoja çfarëdo ftese për një natë jashtë. Fraza “do të flejë kur të vdesë” më vjen në mendje kur i kujtoj vitet e mia të para të rinisë.

article-weight-loss-woman-phone-bed Fillova të them “Jo” dhe nisa të humb peshë

Eventualisht, u zgjova dhe gjeta veten pa asnjë pikë energji, me një sistem imun të rraskapitur dhe një trup që mezi e njihja. Ironia e tërë kësaj është se isha në prag të përvjetorit të parë të punës me Fitness. Isha ulur në tavolinën time duke shkruar tërë ditën dhe dilja gati çdo natë pas punës. Kisha mbetur pa kohë për t’i dedikuar fitnesit tim fizik apo mirëqenies së përgjithshme. Diku në mendjen time e kisha bindur vetën për një gjë: pasi shkruaja gjithë ditën për shëndetin, edhe unë natyrisht isha e shëndetshme. Pastaj e pashe një Instagram që ma dëshmoi të kundërtën. Dëshmia fotografike ishte shtysa e nevojshme për mua që t’i ri-përkushtohem një rutine të vazhdueshme, por arritja e rezultateve ishte shumë më e vështirë sesa që prisja. Kjo nuk ishte sepse unë nuk po ushtroja mjaftueshëm; ishte sepse isha e detyruar t’u them “jo” njerëzve që i dua.

Jo, nuk mund të ha çipsa sonte. Jo, nuk mund të vij te shfaqja jote të mërkurën në ora 11 të mbrëmjes; Kam kardio në 7 të mëngjesit (dhe pastaj punoj tërë ditën). Jo, nuk mund të ndaloj tek kafe bari, sepse nuk dua të katandisem me një grumbull dhe të zgjohem me kokëdhembje dhe e mbushur me urrejtje ndaj jetës. Jo, më duhet të iki herët ashtu që të arrij të përgatisë ushqimin për javën e ardhshme dhe të pastroj shtëpinë. Jo, nuk jam e interesuar për torten tënde. Mirë…. jam e interesuar për torten tënde por jo, jo faleminderit.

Nëse jeni i/e re në gjithë këtë mënyrën e jetesës së shëndetshme, kini parasysh këshillën time dhe konsiderojeni si paralajmërim. Do të ketë njerëz që ju duan dhe që duan të kalojnë kohë me ju por që do të bëjnë çdo gjë që munden për të të penguar. Ata do të ju thonë se i ka marrë malli të ju shohin, ju thonë të mungoni sesionin e së dielës në mëngjes që të takoheni për paradrekë dhe ju tregojnë se si të gjithë po pyesin se ku keni humbur. Edhe pasi ju shpjegoja se fjala ‘’jo’’ është bërë shumë e rëndësishme për mua për arsye shëndetësore, unë përsëri ndihesha sikur kam zhgënjyer shoqërinë time. Faji më lëndoi për ca kohë, por më pas fillova të shijoj profitet e punës së madhe dhe përgjigja “jo” u bë më e lehtë dhe e natyrshme. Dhe sinqerisht? Ndihem shumë mirë kur marr guximin dhe bëj atë që është më e mira për mua.

Mos më keqkuptoni: të ruani pak kohë për argëtim është absolutisht e nevojshme për të jetuar një jetë të balancuar dhe besomëni, unë argëtohem pa masë. Por ajo që kam kuptuar është që nëse do t’i futem seriozisht punës për të ndryshuar trupin tim dhe jetën time, kjo gjë do të funksionojë vetëm nëse i qes vetës kufij shëndetësorë sipas kushteve të mia. Sigurisht, ekzistojnë ditë kur unë angazhohem në shumë gjëra njëherësh dhe netë kur rri jashtë shumë vonë por prapëseprapë, pjesa më e madhe e kohës i dedikohet jetës më të shëndetshme dhe të balancuar – për më tepër, kam arritur rezultatet që e dëshmojnë këtë. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen + eleven =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.