Femrat eksitohen në orë krejtësisht të ndryshme prej meshkujve

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Femrat eksitohen në orë krejtësisht të ndryshme prej meshkujve

Nëse ju dhe mashkulli juaj po kryeni marrëdhënie seksuale më rrallë se që dëshironi, mund të jetë sepse jeni jashtë sinkronizimit. Sipas një studimi të bërë nga kompania për lodra seksuale Lovehoney, ora mund të jetë shkaktari që ju humbni lidhjet: Meshkujt eksitohen më shpesh në mëngjes, ndërsa femrat më shpesh janë në qejf gjatë natës.

article-lifestyle-woman-man-bed Femrat eksitohen në orë krejtësisht të ndryshme prej meshkujve

Ky studim ka mbledhur 2.300 të rritur dhe kanë konstatuar se rreth 70% e femrave kanë qenë me një mashkull ku eksitimi i tyre nuk kanë qenë në përputhje me ato dhe një faktor i rëndësishëm ishte se koha e eksitimit nuk ishte e njëjtë. Meshkujt kanë pohuar se dëshirojnë të fillojnë ditën me pak aksion gjatë orës 6 dhe 9 në mëngjes, ndërsa femrat kanë preferuar të bëjnë dashuri ne mes të orës 11 dhe 2 të natës. Meshkujt kanë specifikuar orën 7:54 në mëngjes ndërsa femrat janë më të eksituara në orën 11:21 të natës.

Ndërsa ne jemi pak të dyshimtë në lidhje me të dhënat e tyre – shumica e njerëzve që njohim nuk fokusohen kur vjen ora për seks – e vërteta është se ne të gjithë kemi përjetuar një moment kur partneri dëshironte të luante dhe ne ishim shumë të nxënë për të na penguar (dhe e kundërta). Fatmirësisht, agjendat e ndryshme nuk kanë pse të jenë një pengesë për jetën tuaj seksuale, thotë Allison Hill, M.D., një ob-gyn në spitalin Good Samaritan në Los Angeles dhe bashkautore e The Mommy Docs’ Ultimate Guide to Pregnancy and Birth. Femrat, shton ajo, janë veçanërisht të mira në të qenit fleksibël. Përderisa dëshira e meshkujve është më direket, femrat kanë më shumë metoda për të qenë në humor.

“Mendimi më konkret është se dëshira seksuale e një femre është shumë e komplikuar, po shumica është psikologjike. Dhe zakonisht nuk ka shumë të bëjë me partnerin e saj”, thotë Hill. “Në vend të kësaj, ka të bëjë më shumë se si një femër ndihet rreth vetvetes dhe seksualitetit të saj.” Kështu që një femër që ndihet rehat dhe seksi me vetveten do të jetë më e gatshme për seks, pavarësisht se çfarë ore është.

Duke hequr ndjenjën e fajit se sa shumë e dëshironi atë (ose nuk e dëshironi) seksi është një komponent kyç për të pasur një jetë seksuale aktive, thotë Stephanie Buehler, Ph.D., autore e What Every Mental Health Professional Needs to Know about Sex. “Dëshirat e një femre mund të jenë psikologjike, të lidhura ose fizike (një kombinim i të gjitha) dhe mund të ndryshojnë varësisht se çfarë po ndodh me jetën e saj për momentin,’’ thotë ajo, duke shtuar se është në rregull të thuash jo faleminderit nëse nuk jeni të gatshme për atë.

Por Buehler shton se shumë femra dëshirojnë afërsi me partnerin e tyre dhe prandaj dëshirojnë më shumë seks. Në këtë rast, në vend që të presin për kohën e duhur për aksion, ju duhet ti zgjidhni problemet në kokën tuaj. “Femrat zakonisht nuk e ndjejnë dëshirën derisa të nisin të puthen me partnerin e tyre” thotë ajo. “Nëse ky është problemi, mos u brengosni, vetëm shijojeni atë çfarë ndjeni.” Edhe nëse ajo ndodh në orën 7:54 në mëngjes. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 3 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.