5 fakte befasuese të sëmundjes së Alzheimer-it

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 5 fakte befasuese të sëmundjes së Alzheimer-it

Na ka ndodhur të gjithëve: harrojmë ku kemi parkuar veturën ose pse kemi dalë nga dhoma. Një “porcion” i harresës sonë është normale, sidomos kur je tepër i ngarkuar me punë ose i stresuar. Por për gati pesë milionë amerikanë, ajo harresë përparon në sëmundjen e Alzheimer-it. Dekada vite studime kanë zbuluar se struktura e proteinave toksike në tru, të quajtura beta myloid dhe tau, mund të jenë shkaktarët e sëmundjes Alzheimer.

Shendet-00003a 5 fakte befasuese të sëmundjes së Alzheimer-it

Çfarë nuk është e qartë është se kush e shkakton akumulimin e këtyre proteinave në tru. Disa studime të reja hedhin dritë në këtë proces, duke zbuluar se shkaqet e sëmundjes së Alzheimer-it shkojnë përtej gjenetikës dhe jetesës jo të shëndetshme (edhe pse këto dyja janë faktorë të rëndësishëm). Ja disa nga shkaqet më të pazakonta (dhe frikësuese!) që kanë zbuluar shkencëtaret.

Përdorimi i medikamenteve anti-stres

Një grup barnash të quajtura benzodiazepines, ku bënë pjesë edhe ilaçet e popullarizuara Lorazepam (Ativan), Alprazolam (Xanax), dhe Clonazepam (Klonopin), përdoren shpesh për të trajtuar shqetësimet dhe pagjumësinë. Edhe pse studimi që vlerëson sigurinë dhe efikasitetin e këtyre ilaçeve, është përqendruar vetëm në efektet e përdorimit afatshkurtër (në përgjithësi rreth tre muaj), shumë njerëz i përdorin këto ilaçe për një periudhë të gjatë kohore. Një studim i publikuar në “British Medical Journal” ndoqi kontrollet mjekësore të 1796 kanadezëve me sëmundje të Alzheimer-it dhe 7184 pa këtë sëmundje, për gjashtë vjet dhe erdhi në përfundim se përdorimi i Benzodiazepines për më shumë se tre muaj është i lidhur me rritjen e nivelit të sëmundjes së Alzheimerit deri në 51 për qind.

Morali i këtij studimi? Nëse keni nevojë të përdorni Benzodiazepines vetëm përkohësisht, me siguri se nuk do keni probleme. Nëse vazhdoni të ballafaqoheni me problem të anktheve dhe pagjumësisë, merrni parasysh terapi tjera alternative tek të cilat nuk paraqiten efektet anësore të ilaçeve.

Lëndimet e kokës

Lëndimi i kokës, sidomos gjatë aktiviteteve sportive është një “truall i përshtatshëm” për zhvillimin e sëmundjes së Alzhaimer-it më vonë. Shumica e njerëzve shërohen nga lëndimet e lehta në kokë, por tek disa tjerë, lëndimet bëhen kronike. Këtu fillon potenciali që lidhet me sëmundjen e Alzheimerit, thotë Brian Giunta, psikiatër dhe neurolog në Universitetin e Floridës Jugore.

Qelizat e trurit të quajtura mikroglia luajnë një rol të rëndësishëm në inflamacione. “Kur qelizat mikroglia janë vazhdimisht në gjendje pro-inflamatore, ato nuk janë në gjendje të pastrojnë amylodin beta nga truri,” thotë Guinta.

Pa aftësinë e qelizave microglia të pastrojnë proteinat e dëmshme, amylod beta zhvillohet në tru dhe fillon të vrasë neuronet. Nuk dihet saktë pse procesi inflamator rri i pashëruar tek disa njerëz dhe sa raste të sëmundjes së Alzheimerit janë të lidhura me traumat e trurit,” thotë Giunta.

Pagjumësia 

Shendet-00003b 5 fakte befasuese të sëmundjes së Alzheimer-it

Mungesa e gjumit ka arritur shifra alarmante këto vitet e fundit, derisa jemi përkushtuar pas karrierës, fëmijëve, martesa, hobit e shumë problemeve tjera. Por shumica prej nesh diçka edhe duhet dhënë në shkëmbim – dhe shumica prej nesh vendosim t’i mbajmë sytë më pak të mbyllur. Mungesa e gjumit mund të përshpejtojë zhvillimin e sëmundjes së Alzheimer-it, thuhet në një studim të publikuar në “Neurobiology of Aging”.

“Problemet me gjumë janë të shpeshta tek njerëzit me sëmundje të Alzheimerit, por nuk dihet nëse ky është shkaku ose pasoja e sëmundjes”, thotë Domenico Pratico, një farmalog dhe imunolog në Temple University të Philadelphias. Duke studiuar zhvillimin e sëmundjes tek një mi laboratorik, Pratico dhe kolegët e tij kanë zbuluar se katër orë gjumë gjatë natës kanë rritur numrin e taus në trurin e minjve. Po ashtu kjo stimulon ndryshimin e shprehitë e mësimit dhe të mbajturit mend dhe ndikon edhe në komunikimin mes neuroneve. Mungesa kronike e gjumit, sqaron Pratico, streson trurin dhe trupin dhe përshpejton proceset e dëmshme që mund të qojnë tek sëmundja e Alzheimerit. “Mungesa e gjumit shkakton një stres kronik në trup. Po ashtu gjumi është koha kur truri largon gjërat e këqija,” siç është prania e proteinës amyloid beta, thotë Pratico.

Vetmia

Shendet-00003c 5 fakte befasuese të sëmundjes së Alzheimer-it

Komunikimi me miqtë dhe botën në përgjithësi është njëri nga elementet që reflekton se çfarë jete bëjmë. Është edhe një ilaç i mirë po ashtu. Një studim i publikuar në Journal of Neurology, Neurosurgery, and Psychiatry, ka identifikuar lidhjet ndërmjet vetmisë dhe zhvillimit të demencias. Shkencëtarët kanë zbuluar se ndjenja e vetmisë tek moshat e shtyra iu jep më shumë shanse atyre të preken nga demencia. Shkencëtarët ende nuk e dinë se cilat janë shkaqet e kësaj, por implikimet janë të qarta: rri në lidhje është mirë për shëndet.

Diabeti në tru

Për neurologen Suzanne de la Monte, nga Universiteti Brown, sëmundja e Alzheimerit është në të vërtetë një sëmundje metabolike e cila prekë trurin. Lidhjet janë aq të afërta sa që ajo ka filluar ta quajë Alzheimerin edhe si diabet i Tipit 3.

Qelizat e trurit përdorin glukozë si energjent, dhe insulina i thotë këtyre qelizave të kapërdijë glukozën në gjak. Hulumtimi i De la Monte’s ka zbuluar se qelizat e trurit mund të zhvillojnë një lloj rezistence ndaj insulinës, ashtu sikur të gjitha qelizat e trupit. “Çdo organ mund të preket nga rezistimi ndaj insulinës,” thotë de la Monte. “Mund ta keni në mëlçi dhe quhet sëmundje e mëlçisë. Nëse ua prek veshkën, e quajmë sëmundje e veshkave. Nëse e prek trurin, e quajmë Alzheimer”.

Studimi i saj vitet e fundit ka zbuluar se kjo krijon një ambient toksik për trurin, që qon në rritjen e dëmshme të proteinave dhe vret neuronet si në rastin e sëmundjes së Alzheimerit.

Studimet preliminare kanë treguar se marrja e insulinës mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të demenicas që përcjell Azlheimerin.

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − 2 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.