5 fakte befasuese për zgjatjen

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 5 fakte befasuese për zgjatjen

Si vrapues, të gjithë e dimë se zgjatja është e rëndësishme, por a e dini pse? A keni pyetur ndonjëherë se çka saktësisht ndodh me ligamentin dhe muskujt tuaj në kohën kur zgjaten? Për më tepër, a jeni të sigurtë se po bëni zgjatjen në vendet e duhura – në kohën e duhur?

article-cardio-zgjatjet 5 fakte befasuese për zgjatjen

Mund të duket si një proces i thjeshtë por zgjatja në mënyrën e duhur dhe në kohën e duhur mund të bëjë një diferencë të madhe në gjendjen tuaj shëndetësore dhe mund të ju kursejë kohë. Me poshtë janë pesë fakte për zgjatjen që mund të mos i keni ditur:

Zgjatja nuk është vetëm për atletët. Vrapuesit dhe ata që garojnë në ngjarje atletike janë shumë të vetëdijshëm për përfitimet e zgjatjes, por mund të ju befasojë fakti se zgjatja po ashtu ndihmon pacientët me gjendje si diabeti apo depresioni. Në fakt, studimet e fundit të kolegëve të mi nga The Ohio State University Wexner Medical Center tregojnë se zgjatja gjatë kurseve të jogës mund të ndihmojnë edhe gratë të cilat luftojnë me kancer të gjirit.

Zgjatja e rrit qarkullimin e gjakut, ngreh nivelin e oksigjenit dhe ndihmon në dërgimin e nutrientëve në muskujt tuaj. Ajo po ashtu largon humbjen metabolike si dioksidin e karbonit, amoniak dhe acidin urik. Sigurisht, zgjatja ndihmon atletët të çlirohen, të jenë më elastik dhe të shmangim lëndimet, por po ashtu ndihmon të tjerët në mënyra të panjohura për ne deri më tani.

Duhet të zgjatni më shumë se vetëm muskujt dhe tendinët. Para se të rrekni rrugët apo të filloni ushtrimet, është e domosdoshme që të zgjatni shiritin IT.

Shiriti IT ose ilotibial shkon nga ijët deri poshtë gjurit në pjesën e jashtme të këmbës. Ky ind fijor i trashë stabilizon nyjën e gjurit gjatë lëvizjes prandaj është e rëndësishme që të qëndrojë lirshëm.

Për të zgjatur shiritin IT, vendosni njërën dorë në mur, kryqëzoni shputat dhe përdoreni këmbën që është më së afërmi me murin dhe shtrijeni përgjatë gjurit të këmbës tjetër. Ija më së afërmi me murin duhet të shtyhet pak anash. Nëse nuk e zgjasni shiritin IT apo përdorimi i tepërt mund të qojë tek dhimbja, inflamacioni dhe diçka që quhet sindromë i shiritit IT.

Zgjatja a tendinit vetëm 4 përqind përtej gjatësisë origjinale mund të shkaktojë dëme të përhershme. Muskujt tanë fijor janë shumë elastikë. Mund të ju befasojë fakti që një muskul mund të zgjatet deri një herë e gjysmë sa lartësia origjinale.

Por, tendinët nuk janë kaq fleksibil. Zgjatja e një tendini vetëm 4 përqind më shumë se pozita e tij normale mund të shkaktojë dëm të përhershëm. Shumica e lëndimeve shkaktohen kur tendinët zgjaten shumë shpejt ose papritur: prandaj është e rëndësishme që ti bëni zgjatjet ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme.

Së pari duhet të bëni nxemje, pastaj zgjatje. Shumë fillestarë supozojnë se është më mirë të bëni zgjatje para se të vraponi apo merrni pjesë në çfarëdo ushtrimi. Në fakt, është më mirë nëse bëni nxemjet në fillim.
Vrapimi me ritëm të ngadaltë apo kalimi i disa minuta duke ushtruar me biçikletë do të rrisë qarkullimin e gjakut në muskuj dhe ju lejon të përfitoni më shumë nga ushtrimet.

Zgjatja pas vrapimit është më e rëndësishme se përpara. Sa herë keni përfunduar ushtrime rigoroze, pastaj jeni ulur në karrige për të marrë frymë? Shumë prej nesh e kanë bërë një gjë të tillë, por është e rëndësishme të kujtojmë se vetëm pse keni përfunduar ushtrimet, nuk do të thotë që çdo gjë ka përfunduar.

Mbani në mend, është po aq e rëndësishme të bëni zgjatje pasi të përfundoni ushtrimet. Zgjatja kur muskujt janë të lirshëm nga ushtrimet do të ju ndihmojnë të parandaloni lëndimet dhe të rikuperoheni më shpejt.

Zgjatja është një prej veprimeve më të rëndësishme që vrapuesit dhe të gjithë ata që ushtrojnë mund të bëjnë për të parandaluar lëndimet, të ushtrojnë muskujt dhe të përmirësojnë performancën e tyre. Herën tjetër që dilni për vrap, sigurohuni të dedikoni disa minuta zgjatjes e cila mund të ju ndihmojë në ushtrime dhe me shëndet. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 − five =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.