Evolucioni mund të shpjegojë pse një e pasme e formësuar i çmend burrat

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Evolucioni mund të shpjegojë pse një e pasme e formësuar i çmend burrat

Burrat natyrisht tërhiqen nga një grua me të pasme të formësuar, sugjeron një raport i ri.

article-shendet-evoluvioni-pasme Evolucioni mund të shpjegojë pse një e pasme e formësuar i çmend burrat

“Këndi optimal teorik” është një vijë 45.5 shkallësh nga shpina te mollaqet- jo domosdo një e pasme e madhe, kanë arritur në përfundim hulumtuesit nga University of Texas në Austin.
Gratë me trupa të formësuar kanë pasur përparësi evolucionare në atë se janë dukur të afta për të bartur shumë fëmijë lehtësisht, thonë hulumtuesit.

“Kjo strukturë e shpinës ka mundësuar gratë shtatzënë të balancojnë peshën e tyre në ije,” thotë udhëheqësi i studimit David Lewis, i diplomuar në UT në Austin, tani psikolog në Bilkent University në Turqi.

“Këto gra kanë qenë më efektive në ushqim gjatë shtatzënisë dhe më pak të prirura për lëndime të shpinë,” thotë ai në një njoftim për shtyp të UT Austin. “Burrat të cilët preferuan këto gra do të kishin partnere të cilat do të ishin në gjendje të ushqejnë fetusin dhe fëmijën dhe të cilat mund të kalonin shumë shtatzëni pa lëndime.”
Kjo preferencë evoluoi për mijëra vjet dhe ende i përndjek meshkujt.
Përfundimet e studimit rezultuan nga një studim dy-pjesësh në të cilin 100 burrave iu kërkua të shikonin fotografi të grave dhe të vlerësonin atraktivitetin e tyre. Gratë me këndin 45.5 shkallës në pjesën e poshtme të shpinës u vlerësuan si më tërheqëset.

ulumtuesit pastaj zbuluan se, nga një grup prej 200 burrave, djemtë preferonin këtë shkallë të formësimit të pjesës së poshtme të shpinës pa marrë parasysh madhësinë e të pasmeve të një gruaje.
“Gjëja më fascinuese për këtë hulumtim është se përbën një tjetër ilustrim shkencor të përshtatshmërisë të ngushtë mes karakteristikave gjinore dalluese të morfologjisë njerëzore – në këtë rast forma e mesit- dhe një standardi të zhvilluar të atraktivitetit”, tha bashkë-autori i studimit David Buss, profesor i psikologjisë te UT Austin gjatë njoftimit për shtyp.

“Kjo i shtohet një trupi në rritje të dëshmive se bukuria nuk është krejt arbitrare, apo ‘në syrin e atij që po e sheh’ siç besojnë shumë njerëz nga shkencat sociale, por më shumë si logjike adaptive e kohës”, tha ai. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 + sixteen =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.